LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ballkani vatër infeksioni”/ Ramës nuk i del 'inati' me ministrin gjerman të Shëndetësisë

27 Maj 2021, 17:05, Politikë CNA
“Ballkani vatër infeksioni”/ Ramës nuk i del

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat dhe se anëtarësimi tashmë është thjeshtë çështje e brendshme  e Këshillit Europian.

Ndërkohë që Rama është ndalur edhe tek deklarata e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili deklaroi pak ditë më parë se infektimet në Gjermani mbi 50% kishin ardhur nga Ballkani.

Rama është shprehur ky është një perceptim i gabuar, ndërsa ka shtuar se Shqipëria është vend i përshtatshëm për pushime.

?Ndryshe nga sa perceptohej nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për të pushuar kësaj vere. Meqë ra fjala sot nuk ka më maska në rrugë nëpër Shqipëri? tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga