LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrimi i datës së zgjedhjeve në PD/ Berisha: U habita, kishin detyra tjera

27 Maj 2021, 20:34, Politikë CNA
Afrimi i datës së zgjedhjeve në PD/ Berisha: U habita, kishin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër vendimit për afrimin e datës së zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Berisha tha se ka mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në PD.

Ai deklaroi në emisionin ?PolitikOn?, në Ora News, se më kryesore ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

?Ato që thotë Nishani, për të cilin kam respekt si bashkëpunëtor, përveç fjalëve në ajër nuk kam të dhëna konkrete. Lulzim Basha nuk ka ndikuar në këtë process, nuk e besoj. Ai shpalli fushatën zgjedhore. Unë kam patur një ligj, që kjo situatë më bën që të heq dorë, sepse nuk jam ai që kam qenë. Unë do të isha shprehur më parë.

Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtarë, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim?, theksoi ish-lideri historik i PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga