Connect with Us

Video- Fabrika e tullave rrezik për jetën e banorëve/ Asnjë kontroll dhe penalitet

Aktualitet

Video- Fabrika e tullave rrezik për jetën e banorëve/ Asnjë kontroll dhe penalitet

Publikuar

-

Fabrika e tullave në Maminas është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës. Ndotja e mjedisit nga tymi ka bërë që ankesat e qytetarëve të jenë të shpeshta, por duket se institucionet ligj zbatuese janë bërë “shurrdhë dhe qorra” përballk kësaj situate.

Shtëllungat e tymit përshkruajnë sipërfaqe të madhe ajrore çdo ditë të javës, duke dhuruar një panoramë sa ndotëse për shëndetin e komunitetit aq edhe të shëmtuar.

Kontrolli është zero, po aq sa penalizime, duke i lënë të lirë në veprimtarinë e tyre.

Në redaksinë e CNA.al ka mbërritur një video, ku tregohet qartë situata jo normale si pasojë e ndotjes, duke vënë në rrezik serioz jetën e banorëve nga ndotja.

Kjo situatë është bërë shumë e përsëritshme, çka ka bërë që banorët të dalin shpesh herë edhe në protesta të ndryshme.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Bëni diçka, kemi fëmij të vegjël, po na mbulon uji

Edhe në mediat e tjera është denoncuar e njëjta situatë, ku emetimi i gazrave të rënda që lëshon kjo fabrikë 24 orë është kthyer në një nga çështjet më shqetësuese, përsa i përket mirëqenies shëndetësore të banorëve të zonës.

Një qytetar denonconte pak kohë më parë pranë JOQ se: “Pershendetje JOQ. Kjo eshte fabrika e tullave Kid-Alb ne Maminas e cila punon 24h non-stop. Diten punon me gaz ndersa naten qe nuk shikohet punon me qymyr. Po vdesim nga afiksia dhe askush nuk merr masa.”

Tymi që buron nga këto fabrika ndikon në uljen e cilësisë së ajrit në zonat përreth, çka mund të shkaktojë shumë çrregullime të frymëmarrjes tek njerëzit që banojnë në këto zona./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U harrua SPAK dhe arka me peshk”/ Ish-ministri I Ramës mesazh Bashës: E ke diçka në dorë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa reagon në lidhje me vizitën e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, në Shqipëri, thekson se politika po tenton ta përdore, për të harruar ngjarje të tjera.

Sipas Manjanit, pas vizitës së Dua Lipës, “opinioni harroi arkën me peshk dhe medemek goditjet e mëdha që SPAK na i bëri qeverisë.”

Por, Manjani nuk lë pa shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se “Edhe ai e ka diçka në dorë”.

Pas vizitës së shoqes Dua, opinioni harroi arkën me peshk dhe medemek goditjet e mëdha që SPAK na i bëri qeverisë.

Tani opinioni të përgatitet për nivelin tjetër të thashethemeve që lidhen me qeverinë e re dhe me pyetjen: “a do pranojë Basha të bashkëpunojë me Ramën”?!

Kemi gjithë gushtin përpara, smbahet opinioni me SPAK. As me larje hesapesh. Me aksidente jo e jo. As me xhirot turistike të zonjës Kim… Ja do e shtyjmë edhe nja 2 ditë me rihapjen apo jo të Gërdecit… Prap, gushti është i gjatë.

Prandaj duhet më shumë intrigë.

Basha e ka në dorë këtë punë. Të bashkëpunojë apo jo?! Se për çfarë askush se di, por Ai e ka diçka në dorë…

Me këtë rast ngulet më mirë në mendje ideja se “fajin e ka Basha”…

Ritëm usta, ritëm…!

Gusht e gunë,

Thashetheme, jo punë.”-shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Meta: Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Publikuar

-

Nga

Rrahja e aktivistes në Divjakë/ Meta del me thirrjen e fortë: Nesër të gjithë në referendum

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet të cilat humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta iu uron të plagosurve shërim sa më të shpejtë dhe falenderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor.

Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Publikuar

-

Nga

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur.

15 persona janë lënduar rëndë. Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë”, theksoi ministri kroat.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Bëni diçka, kemi fëmij të vegjël, po na mbulon uji

LEXO EDHE:  “E kam parë si personazh”/ Rama: Enver Hoxha, kafsha më e madhe politike që kemi pasur

Ai tha se në terren janë përfshirë gjashtë ekipe të ndihmës së shpejtë.

Ndërsa kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut tha se në autobus kishte edhe fëmijë.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiç tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë./CNA.al

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

LEXO TE PLOTE