Connect with Us

Rinumërimi i votave në Durrës/ Paloka thirrje SPAK

Politikë

Rinumërimi i votave në Durrës/ Paloka thirrje SPAK

Publikuar

-

Afera me rrugën Milot-Fier/ Paloka bën llogaritë, 23 deri në 24 milion euro vjedhje për kilometër

Nënkryetari i PD Edi Paloka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ata që janë denoncuar nga Partia Demokratike për vjedhje votash janë sot në shërbim të partisë në rinumërimin e votave.

Paloka ka publikuar dokumentet ku njëri i PS me emrat e vëzhguesve dhe tjetri është kallëzimi i PD, po me këto emra. Sipas tij, këta persona janë në shërbim të Ramës duke theksuar se nuk pyesin as për ligjin dhe as për faktet.

Deklarata e plotë

Drejtues te administrates ne Durres, pikerisht ata qe jane denoncuar nga PD ne SPAK per krime zgjedhore, nderkohe qe duhej te ishin ne punen e shtetit per te cilen paguhen me parate e shiptareve, jane prape sot ne sherbim te partise ne rinumerimin e votave ne KQZ!

Sherbetoret e Rames ne KAS nderkohe pyesin se ku jane provat qe administrata eshte perdorur ne kundershtim me ligjin per zgjedhjet !!!

Une e kam shprehur publikisht , qe nje dite perpara se KAS te filloj shqyrtimin e ankimimeve te opozites, se sherbetoret e Rames aty , njesoj si shefi i tyre, nuk do te pyesin as per ligjin e as per faktet per te zbuluar te verteten e masakres zgjedhore te 25 prillit! Kjo per fat te keq po vertetohet cdo dite! Te turpshem e te shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik te llojeve te tjera, kane hedhur poshte gjithshka.

Sot po jap nje fakt te vogel per te treguar se sa groteske eshte ajo qe po ndodh ne KAS! Behet fjale per Durresin .

Pasi hodhen poshte gjithe kerkesat e PD per terheqjen e provave nga institucionet ( sic i detyron ligji ) pranuan nje kerkese per rinumerim te LSI-se. Si edhe ne disa raste te tjera, kjo behet per tu perdorur si justifikim qe gjoja jo te gjitha kerkesat e opozites nuk u pranuan…Pranojne rinumerim sepse dihet nga te gjithe qe manipulimi dhe krimet zgjedhore qe kane vendosur rezultatin, jane kryer ne proceset para numerimit perfshi ketu ato qe jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme. Praktikisht ne Durres, pervec shit-blerjes “klasike” te votes , me para ne dore, ka ndodhur nje megablerje me parate e shtetit dhe te BE. Perdorimi i administrates dhe aseteve publike , ne kundershtim dhe shkelje te ligjit, ne Durres eshte evidente dhe vertetohet lehtesisht me dokumenta. Jane pikerisht ato dokumenta e prova qe sherbetoret e Rames ne KAS nuk pranojne as t’ju a kerkojne institucioneve megjithese jane te detyruar ta bejne…!

E per ta çuar deri ne fund maskaraden, ja se cfare ndodh sot pikerisht ne sy te KAS-it;

PD ka denoncuar perdorimin e administrates ne funksion te manipulimit te votave. Ka denoncuar me emra ne SPAK edhe disa zyrtare ne Durres.

Sot , si per te treguar cinizmin dhe arrogancen ndaj ligjit deri ne fund, PS con si vezhgues ne rinumerimin e votave ne KAS , drejtues dhe punonjes te administrates, pjesa me e madhe e te cileve jane ne listen e denoncuar nga PD ne SPAK…! Keta minimalisht duhej te ishin ne pune sot se paguhen me parate e shqiptareve per punet e shtetit. Po ata edhe sot po bejne punen e partise dhe zvarraniket e KAS, kerkojne prova nga opozita ne se u perdor apo jo administrata ne zgjedhje ne sherbim te “rilindjes”!!!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Procesi zgjedhor drejt manipulimit/ Jemin Gjana pranon skandalin

LEXO EDHE:  PD/ Doganat e Tatimet janë koshere korrupsioni

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha fillon mbledhjen me kryesinë e PD

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet e PD do jenë masakër zgjedhore”/ Ristani: Dyqani i del me fitim Bashës, nuk e mbyll

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE