Connect with Us

Pse Kurti u sulmua nga Haradinaj si i rekrutuar nga shërbimet serbe?/ Haxhiu debat me Bushatin

Politikë

Pse Kurti u sulmua nga Haradinaj si i rekrutuar nga shërbimet serbe?/ Haxhiu debat me Bushatin

Publikuar

-

Pse Kurti u sulmua nga Haradinaj si i rekrutuar nga shërbimet serbe? Haxhiu debat me Bushatin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë më parë sulmoi nga Kuvendi kryeministrin Albin Kurti duke ngritur pretendime se ky i fundit është rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës që ishte në burg.

Ky etiketim i z. Haradinaj në adresë të kryeministrit ishte njëra prej temave, që u diskutua në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

“Nuk e di se kush nuk është shpallur spiun në Kosovë teksa është marrë me politikë. Ajo që po bën Haradinaj është sulm ndaj Kurtit për të gjithë atë që ka bërë deri kur është bërë kryeministër. Natyra e tij dhe logjika e tij është marksiste”, tha Bushati.

Analisti Baton Haxhiu tha se përmes kësaj qasjeje z. Haradinaj synon ta pozicionojë kryeministrin e vendit në një situata të pafavorshme, sa i takon vijimit të negociatave për dialogun Kosovë-Serbi.

“Haradinaj dëshiron ta vendos në një pozicion të pafavorshëm para negociatave, për arsye se ia vendos frikën brenda në trup Albin Kurtit se është i paaftë për të nënshkruar diçka në emër të Kosovës, pafuqia e tij dhe vendosja e frikës brenda tij ta armiqësojë me bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht me Amerikën. Ku presioni është për ta bërë të pasigurt punën e Albin Kurti tani e tutje”, tha ai.

Ndërkohë analisti, Andi Bushati thotë se kryeministri Kurti sulmohet nga ana e opozitës pasi kjo e fundit e ka provuar se është e pa zonja të përballet në garat elektorale me liderin e VV-së.

LEXO EDHE:  Bushati takime në Çeki: Përforcim i marrëdhënieve dypalëshe

“Ka një dëshpërim te kundërshtarët e Albinit që nga pafuqia për t’u përballur politikisht kapen degë mbas dege të gjejnë fabula të paqena. Në një pikë mblidhen të gjitha bashkë. Hajn nuk i ka thënë njeri edhe këtë mund t’ja thonë më vonë. Nuk po dinë se çfarë t’i thonë”, tha Bushati.

Ai shprehet se këto janë fabula të fabrikuara të cilat synojnë dëmtimin e figurës së z. Kurtit.

“Njeriu që i ka mundur të gjithë bashkë me votë dhe ka shumë pak kohë në qeverisje, i shpikin fabula të paqena veç prej inatit se duhet luftuar me çdo mjet”, tha Bushati./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat e Petro Koçit për tenderat/ Reagon kryebashkiaku Subashi  

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me akuzat e deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, sipas të cilit krimi ka shtrirë tentakulat në tendera.

Në një prononcim për mediat, Subashi e quajti diversion, kanalizimin e akuzave në drejtim të tij, duke theksuar se e mbështet shqetësimin e Koçit.

Ai theksoi se ku ka shkelje, secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.

Subashi tha nga fusha e mbetjeve në Fier, se kanë qenë mediat ato që kanë tentuar të shtrembërojnë një shqetësim të deputetit ndërsa shtoi se SPAK nuk ka qenë kurrë në institucionin e bashkisë që ai drejton për të hetuar në lidhje me këtë akuzë.

“Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu je duke abuzuar. Nuk i bën dot këtë diversione me PS. Në asnjë momente në deklaratat e Koçit nuk është bërë asnjë sinuatë me bashkinë. Ne nuk jemi kundër edhe ne i mbështesim. Ku ka shkelje secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Por meqë ma bërë këtë pyetje pa dyshim që për mua ka qenë spekulim i pastër i shumë mediave.

Me dashje apo dashje janë munduar të shtrembërojnë një shqetësim dhe ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet kundër kryetarit të Bashkisë ky është një lajm. SPAK nuk ka qenë në bashkinë e Fierit. Ky është një lajm i rremë. Çdo institucion është i hapur për çdo hetim për çdo gjë që organet ligjzbatuese mund ta hetojnë. Fakti që një institucion shkon për të bërë hetim nuk është fundi i botës. Përkundrazi është shumë mirë”, deklaroi Subashi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Djegia e mbeturinave në Fier/ Reagon Subashi: Nesër situata do të vihet nën kontroll

Publikuar

-

Nga

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndërsa ka reaguar në lidhje mbetjet në Fier, ka theksuar se thotë se situata po shkon drejt normalizimit. Në një prononcim për mediat, Subashi tha se nesër zjarri do të merret plotësisht nën kontroll.

Gjithashtu, ai theksoi se e vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe.

“Është një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme! Nuk mund të themi me siguri nëse është vet ndezur apo i ka vënë dikush flakën. Situata u mor në kontroll, nesër situata do të merret plotësisht në kontroll maksimumi pasnesër vatrat e zjarrit do jenë të gjitha në kontroll të plotë. E vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe.”-tha Subashi.

LEXO EDHE:  Bushati “masakron” Bashën/ “Idiot i dobishëm, hiqet sikur s’kupton”

Duke iu përgjigjur edhe deklaratave të kreut të degës së PD në Fier, Subashi tha se “Ishte një shfaqje një shou i radhës i Luan Baçit ose ka menduar që të duket mirë natën këtu ose i kanë thënë shko bëj një deklaratë atje. Nëse do ta kishtë shqetësim, sot është dita e tre le të vinin këtu.  Pasi ta kalojmë këtë situatë do të bënte përpjekjen minimale për të dhënë një kontribut sado modest për këtë aksion të madh”.

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

Publikuar

-

Nga

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka qenë në fushën e mbetjeve në FIer, ku po digjen mbeturinat prej 3 ditësh.

Në një prononcim për mediat, Baçi u shpreh se kjo është një situatë alarmante dhe po ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve.

“Situata është e dukshme tashmë, një situatë vërtet alarmante, e rrezikshme dhe shumë dëmtuese për qytetarët e Fierit. Janë ditë të tëra që qyteti i Fierit është në gjendje katastrofike, tym dhe blozë në çdo shtëpi. Qytetarët janë mbyllur brenda. Nuk është situatë për të bërë politikë dhe unë jam plotësisht dakord me këtë madje më vjen keq që çdokush mundet të  thotë që po bëjmë politikë me këtë fatkeqësi. Kemi ditë që e ndjekim situatën nga afër, e kemi denoncuar duke ofruar edhe ndihmesën tonë se si mund të zgjidhet”, tha Baçi.

LEXO TE PLOTE