Connect with Us

Një vit pas vdekjes së tij/ Biden takohet me familjen e afrikano-amerikanit Floyd

Bota

Një vit pas vdekjes së tij/ Biden takohet me familjen e afrikano-amerikanit Floyd

Publikuar

-

Ata ndanë dhimbjen, qeshën së bashku në Zyrën Ovale, dhe folën për atë që Presidenti Joe Biden e quajti “realiteti i vështirë i përçarjes që racizmi na ka sjellë prej kohësh”.

Përvjetori i parë i vdekjes së George Floydit pritej të ishte një moment historik në Uashington, një kohë për të shënuar miratimin e një ligji të reformës policore për ta bërë sistemin e drejtësisë penale më të drejtë. Në vend të kësaj, familja e afrikano-amerikanit George Floyd u takua me Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë të martën për të përkujtuar humbjen e tyre dhe për të vazhduar përpjekjen për miratimin e një ligji të reformës në polici.

“Ishte një kujtesë për atë që i ndodhi vëllait tim”, tha Philonise Floyd për takimin me Presidentin Biden, duke e quajtur presidentin “një njeri të vërtetë”.

Sipas nipit të George Floydit, Brandon Williams, Presidenti Biden u tha atyre se “ai thjesht dëshiron që ligji të jetë domethënës dhe të ruajë trashëgiminë e George (Floydit)”. Williams tha se Biden shprehu “shqetësim të sinqertë” për familjen.

Floyd family after their meeting with President Biden at the White House in Washington

Familja e Floyd pas takimit me presidentin Biden, ne Washington

Presidenti Biden gjeti kohë gjatë takimit për të luajtur me vajzën e vogël të George Floydit, Gianna, e cila më vonë qëndroi para kamerave jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe thirri me një zë të butë, “thuaje emrin e tij”. Anëtarët e familjes u përgjigjen me brohoritjen “George Floyd”.

Njëra nga motrat e George Floydit, Bridgett Floyd, nuk mori pjesë në takim, duke thënë se ajo do të vinte në Uashington vetëm kur të nënshkruhej ligji për reformën në polici.

“Atëherë do të shkoj në Uashington D.C.”, tha ajo nga Minesota.

Ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes u bashkuan me kryebashkiakun e Minneapolisit, Jacob Frey dhe të tjerët në një ceremoni për të shënuar përvjetorin në qytetin ku George Floyd vdiq. Ceremoni të ngjashme u zhvilluan edhe në Nju Jork, Los Anxhelos dhe qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Me projekt-ligjin Akti George Floyd për Drejtësi në Polici ende në pritje të miratimit në Kongres, familja e tij filloi takimet e tyre ditore me ligjvënësit atje dhe u kthye më vonë në Shtëpinë e Bardhë, duke i bërë thirrje negociatorëve të kongresit që ta miratojnë atë.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA, miratojnë 6 simptoma të reja të koronavirusit

Ata u takuan të martën në mëngjes me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe ligjvënësen nga Kalifornia Karen Bass, të cilët ndihmuan në procesin e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit në Dhomën e Përfaqësuesve. Familja Floyd pati takime individuale më vonë gjatë ditës me senatorin demokrat nga Nju Xhërsi, Cory Booker dhe senatorin republikan nga Karolina e Jugut, Tim Scott, negociatorët kryesorë të Senatit të projekt-ligjit.

Floyd family

Familja e Floyd 

Duke folur më herët në Kongres së bashku me zonjën Pelosi dhe ligjvënësit e tjerë, Philonise Floyd deklaroi për vëllain e tij se: “Sot është dita që ai e vuri botën në zemërim.”

“Ne duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që njerëzit të mos jetojnë më me frikë në Amerikë”, tha ai.

Floyd vdiq më 25 maj të vitit 2020, pasi oficeri i policisë së Mineapolisit Derek Chauvin i vuri gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij. Vdekja e tij shkaktoi protesta disa mujore kundër racizmit në mbarë vendin, të cilat u përhapen në nivel global dhe nxitën një debat të ri mbi reformën në polici. Chauvin u shpall fajtor muajin e kaluar për një një numër akuzash, përfshirë atë për vrasje.

Nuk ka patur ende një përgjigje legjislative për këtë ngjarje. Megjithatë, negociatorët demokratë dhe republikanë në Senat mbeten optimistë, duke shfaqur një solidaritet të qëndrueshëm që është i pazakontë për bisedime të tilla dhe duke mos sulmuar publikisht njëri-tjetrin mbi këtë çështje.

“Shpresojmë t’i sjellim ngushëllim familjes tuaj duke miratuar ligjin shumë shpejt”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi para familjes Floyd.

Kjo është një betejë legjislative e profilit të lartë në të cilën Biden nuk ka marrë rolin kryesor, duke preferuar të lërë punën e gjetjes së një kompromisi në duart e ligjvënësve në Kongres, në kontrast me avokatinë e tij të etur, si publike dhe private, për propozimin e tij mbi infrastrukturën dhe paketat financiare të COVID -19.

“Ne kemi respektuar hapësirën e nevojshme që u duhet negociatorëve për këto diskutime”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo dhe negociatorët e Kongresit nuk pranuan të ofrojnë një afat të ri për arritjen e një marrëveshjeje./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Pandemia mbyll mbi 2,600 biznese

Publikuar

-

Nga

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë.

Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”.

Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në ‘Hostel Han’, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

E nesërmja e panjohur për bizneset e vogla

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Qeveria subvencionon kreditë e bizneseve prodhuese

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

LEXO EDHE:  E majta radikale do shkatërrimin e SHBA-së, por ne s’do ta lejojmë

LEXO EDHE:  SHBA-të masa ekstreme / Vënë në gatishmëri bombarduesit bërthamorë



Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Papunësia, problemi më i madh pas pandemisë

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Hapja e bizneseve të reja në pandemi, luftë për mbijetesë

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Moska: 27 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA në janar

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diplomatë të tjerë rusë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe do të largohen më 30 janar.

Diplomatët tanë po dëbohen. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit“, tha të shtunën në mbrëmje ambasadori Anatoly Antonov në një intervistë për Soloviev, një kanal në Youtube.

Rusia ka thënë më parë se mbi 100 diplomatë të saj dhe anëtarë të familjeve të tyre ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA, miratojnë 6 simptoma të reja të koronavirusit

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA, miratojnë 6 simptoma të reja të koronavirusit



Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë rusë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë stafin e misionit rus në Kombet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha muajin e kaluar se stafi i misionit të SHBA në Rusi ishte reduktuar në 120 persona, nga 1200 në fillim të vitit 2017, pas një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jodiplomatike këtë vit dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza në vende të treta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja të prekur nga Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.



LEXO EDHE:  SHBA-të masa ekstreme / Vënë në gatishmëri bombarduesit bërthamorë

LEXO EDHE:  E majta radikale do shkatërrimin e SHBA-së, por ne s’do ta lejojmë

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE