Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Qeveria mashtroi biznesin e vogël për faljen e tatim-fitimit

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Qeveria mashtroi biznesin e vogël për faljen e tatim-fitimit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në 21 prill të vitit të kaluar, kur vendi ishte në kulmin e karantinës pandemike, kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi public, sqaroi bizneset se qeveria kishte lehtësuar barrën e tyre tatimore.

“Tatim-Fitimi i të gjitha bizneseve të vogla për vitin 2020 është falur. Por ama, çfarë është paguar dhe do të vazhdojë të paguhet janë sigurimet dhe natyrisht tvsh-ja. Këto do të vazhdojnë të paguhen” deklaroi kryeministri. (Shiko deklaratën e kryeministrit).

Në atë kohë, procesi i ligjbërjes ishte totalisht kaotik. Shumica e masave ligjore ndërmerrej përmes akteve normative dhe shpallej nga vet Rama në rrjetet e tij sociale. Megjithatë përgjatë vitit 2020, Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore në komunikimet me biznesin përsërisnin premtimin e kryeministrit; tatim fitimi i vitit 2020 ishte falur.

Madje, të njëjtin qëndrim drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj e përsëriti sërish vetëm pak muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një interviste në televizionin Klan me kolegen Ola Xama. (Shiko intervistën e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve)

Sipas ligjeve në fuqi, në datën 10 shkurt të këtij viti, bizneset e vogla dorëzuan bilancet financiare për vitin e kaluar. Në mars dhe në prill, nuk ndryshoi asgjë dhe të gjitha bizneset mendonin se tatim fitimi ishte falur. Por sapo përfunduan zgjedhjet dhe qeveria fitoi sërish pushtetin, historia ndryshoi menjehërë.

Ditët e fundit, administrata tatimore është lëshuar me presion ndaj biznesit të vogël duke i kërkuar të paguajë tatim fitimin e vitit 2020. MCN ka parë një sërë shkresash të lëshuara nga Tatimet, gjatë këtyre ditëve të fundit, ku u kërkohet bizneseve të vogla që të paguajnë tatim fitimin për vitin e kaluar, në të kundërt do të përballen me gjoba dhe masa administrative.

LEXO EDHE:  Basha mesazh pas vizitës në Thumanë/ Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia

Madje mënyra se si po justifikojnë ndryshimin e kursit është edhe më qesharake. E përballur me ankesat e bizneseve, Drejtoria e Tatimeve po justifikohet se deklarata e drejtoreshës së përgjithshme dhe ajo e kryeministrit kanë qenë lapsuse dhe se tatim fitimi për biznesin e vogël nuk është falur, por vetëm është shtyrë.

Ajo që po ndodh me tatim fitimin e biznesit të vogël është mirëfilltazi një maskaradë shtetërore. Kryeministri dhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve mashtruan publikisht biznesin deri në zgjedhje. Pasi zgjedhjet u fituan, tashmë bizneseve u kërkohet të paguhet taksa. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, kur shteti trajton sistemin fiskal si një instrument mashtrimi në funksion të zgjedhjeve. Por cila është fatura që i kërkohet tani biznesit.

Sipas regjimit tatimor në fuqi, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit, tatimi mbi fitimin është zero. Ky kufij është vendosur që në 1 janar të vitit 2016.

Për bizneset me xhiro nga 5 deri në 14 milionë lekë në vit, tatim fitimi është 5 për qind. Kjo është fasha e biznesit, të cilës qeveria i premtoi publikisht faljen për vitin e kaluar, ndërsa tani po e detyron të paguajë. Bëhet fjalë për qindra dhe mijëra biznese, të cilët tani kanë rënë në darën e tatimorëve, pasi më parë provuan karamelen e rreme të kryeministrit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Ata kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Luçiano Boçi

Ishte kjo shprehja-udhëzim e përsëritur disa herë në mbledhjet tona të dikurshme që na nxiste të zbrisnim në bazë.

Ngjan si lojë fjalësh, por nuk është aspak e tillë. Thjesht shpreh shkallën sipërore të domosdoshmërisë së trajtimit me respekt të bazës së Partisë Demokratike, nga drejtuesit e saj. Alias “baza ka gjithmonë të drejtë”. Përherë jam përpjekur të gjej pajtim me këtë definicion “ngacmues”.

Dakortësia ime ka rezultuar e plotë. Po!!!  “ATA (baza) kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë”!

Edhe kur na i thonë troç gjërat larg stepjes se mos na ngel hatri; edhe kur na i shkruajnë në fcb, pavarësisht pëlqimit tonë; edhe kur na “shajnë” ndonjëherë me zemërim; edhe kur na kërkojnë llogari; edhe kur na bëjnë ironi.

Kjo “dhënie të drejte” nuk është përulje, por është respekt. Sepse çdo sukses, çdo betejë, çdo sakrificë ka kaluar e kalon përmes tyre.

ATA kanë të drejtë sepse ATA kemi thirrur e na janë përgjigjur sa herë jemi përplasur me kundërshtarët, sa herë kemi zgjedhje, sa herë na duhet mbrojtje, sa herë kemi protesta.

Kanë ardhur në mes të shiut, të ftohtit, dëborës, vapës e diellit. Të pa veshur mirë, me para borxh, me qindra halle mbi supe. Ata kanë përjetuar burgosjen, gazin luftarak, papunësinë, luftën politike për hir të PD, pse jo për hir tonin.

Na janë bindur pa u ankuar, na kanë dëgjuar pa vënë në dyshim fjalët, na kanë votuar symbyllazi pa asnjë paragjykim. Jo se janë ushtarë jo aspak. E as tifozë. ATA janë ashta e PD. Janë forca e vërtetë e saj dhe bindja.

Prandaj ATA kanë të drejtë dhe kur s’kanë të drejtë e jo më tani kur kanë të drejtë.



Pikërisht, tani që kanë vendosur, sipas asaj që i takon me ligj suprem (statuti), të na thërrasin ne  të gjithëve në Kuvendin Kombëtar të datës 11 Dhjetor.

LEXO EDHE:  Gjiknuri zbulon “sekretin e errët”/ Ja përse Berisha ra në 2013-ën

LEXO EDHE:  Fajdja e qeverisë që zhvat fermerët/ Nga Klodian Tomorri

Është e vetmja herë që ATA kanë marrë këtë vendim. Kjo thirrje e tyre nuk është as e zakonshme dhe as e rastit. ATA kërkojnë besim, kërkojnë lidership, kërkojnë betejë me të keqen, kërkojnë të mbrojnë vlerat demokratike dhe standartet e lirisë politike. ATA kanë moral të plotë ta bëjnë një gjë të tillë.

Përpjekjet për t’i vizatuar ATA me fabulat e së kaluarës, duke i cilësuar e anatemuar si anëtarë partie “me shfaqje të huaja”,  të cilët për një gotë raki dalin  nga rruga e partisë e më pas sekretari i partisë, pas një autokritike me shkrim, i zgjat dorën e ngrohtë, janë të denja për romanet-përralla të realizmit socialist.

Thirrja e tyre nuk është as skemë, as kurth e as lojë. Është e sinqertë, e vërtetë dhe një lloj betimi besnikërie e pathyeshme e tyre ndaj PD. Detyra jonë është t’i bindemi.

Një herë të vetme t’i bindemi. Jo se thjesht i takon me statut. Jo se janë 3/4, shumë më shumë se 1/4 statutore. Jo sepse janë më këtë apo atë lider.

Por sepse, pavarësisht nga mosha, koha e militimit, krahina apo qyteti nga vijnë, simpatia apo antipatia momentale, entuziazmi apo zemërimi, ATA të gjithë që kanë firmosur, ose nuk kanë firmosur, janë vetë PARTIA DEMOKRATIKE.

Sepse, bindja ndaj thirrjes së tyre unikale e emancipuese, na bën nder dhe i jep vlerë të qenurit përfaqësues i tyre!

Ç’rëndësi ka që janë kaq shumë sot?! Edhe sikur më pak të ishin edhe më pak se  1/4, përsëri nuk duhet humbur si rast, si detyrim, si respekt. E rëndësishme është grishja e tyre. Morali i tyre është imponues.

11 Dhjetori është dita e tyre. Prandaj ATA kanë të drejtë akoma më shumë, tani që kanë të drejtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Edvin Kulluri/ Të jesh konservator do të thotë të jesh realist

Publikuar

-

Nga

Për shembull, familja mund të jetë vetëm bashkim mes gruas dhe burrit, pasi vetëm ky bashkim sjellë në jetë një femijë. Pra, i jep jetës vazhdimësi. Kjo s’do të thotë të “diskriminosh” njerëz me orientim seksual të ndryshëm. Përkundrazi.

Së dyti, në politikë të jashtme konservatorët njohin fuqinë dhe kulturën e një shteti tjetër. Mos kërko të ndryshosh me çdo kusht balancën e forcave dhe as kulturën politike dhe rrethanat historike të një populli tjetër.

Bota nuk është “një fshat i madh global”, por një realitet ku duhet të bashkëjetojnë qindra popuj e shtete të ndryshëm. Por, interesat e veta çdo shtet duhet të mbrojë ashtu si edhe vlerat.

Së treti, tregu i lirë është gjendja më e natyrshme ekonomike për individët. Por, më shumë konservatorët duan vendin e tyre se gjithë botën.

Jo globalizimit të korporatave.

LEXO EDHE:  Gjiknuri zbulon “sekretin e errët”/ Ja përse Berisha ra në 2013-ën

LEXO EDHE:  Fund keqtrajtimit në sportele/ Ja vendimi që pritet të miratojë qeveria



Së katërti, njeriu lind dhe rritet në mjedisin social historik, pra komunitetin e tij që i përket. Centralizimi i madh i qeverisje kërkon ta shkëpusë individin nga ky realitet duke e shndërruar në nënshtestas e jo qytetarë.

Së pesti, njeriu është qenie sociale për nga natyra, ndaj bashkëpunon për arritjen e qëllimeve të veta morale dhe material.

Ndaj për konservatorët njerëzit të kenë lirinë për t’u organizuar në grupime dhe shoqata në mënyrë të lirë jashtë presionin të Qeverisë të cilën e shohin shpeshherë si cënuese të interesave të veta.

Së gjashti, çka është mbase edhe më e rëndësishmja. Liri pa pronë nuk mund të ketë. Ndaj për konservatorët e drejta e pronës është e shenjtë.

Tani, ku janë këta konservatorët që nuk i kam njohur dhe që i kanë shërbyer axhendës liberale për dekada?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Blendi Fevziu/ Kush ka faj për Shqipërinë e sotme!

Publikuar

-

Nga

Rreth 3 muaj më parë vendosa ta pasuroj rutinën time të përvitshme me një analizë paksa më moderne. Që prej vitit 1993, kryesisht në çdo dhjetor, arkivoj artikujt, komentet dhe kujtimet e protagonistëve të Dhjetorit 1990. Fillimisht në hard copy në një cep të bibliotekës sime dhe, prej thuajse një dekade e gjysmë, edhe në një dosje të veçantë në kompjuter…

Ideja më lindi kur doja të shkruaja librin “Piedestale pa statuja” që u takonte 4 ditëve të Lëvizjes Studentore, e cila ndryshoi sistemin në Shqipëri dhe i dha fund diktaturës komuniste. Për librin ishte e nevojshme të përballja kujtimet e protagonistëve për të dhënë një pamje më të plotë. Por më 2010-n, kur e ribotova librin, të pasuruar me dokumente, vura re diçka që më befasoi. Një numër jo i vogël i protagonistëve kishte ndryshuar jo vetëm komentet, por edhe kujtimet për Dhjetorin 1990. Pra, i njëjti protagonist shfaqej me kujtime çuditërisht të ndryshuara, shumë herë në varësi të pozicionit aktual politik apo të mërive të tij personale. Sikur në Dhjetor të mos kishte pasur një të vërtetë, por disa të vërteta që ndryshojnë sipas kalendarit politik në Shqipëri. Kujtimet e pandryshueshme ishin vetëm të atyre që nuk jetojnë më e që, me gjasë, nuk i hyjnë nëpër këmbë askujt.

Për ta sjellë më shumë në kohë, vendosa të bëj edhe një eksperiment, i cili kohët e fundit po më argëton së tepërmi. Ia dërgova pjesën kryesore të artikujve të këtij viti një analisti tekstesh që jeton prej disa dekadash në SHBA dhe që po lulëzon duke analizuar mes rreshtave emocionet njerëzore. Pas disa ditësh, ai më dërgoi një analizë, në të cilën shënonte se artikujt, kujtimet apo qëndrimet qenë të mbushura me mospëlqim, refuzim dhe mungesë shprese. Thelbi i analizës së tij ishte zhgënjimi dhe mbërritja në një vend dhe në një stad që s’e kishte menduar askush: larg pritshmërive të dikurshme.

“Sa e vërtetë është kjo ndjesi e protagonistëve të asaj kohe?”, pyeta veten. “Nëse po, kujt i kërkojnë llogari? Shumica e tyre janë njerëzit që kanë qenë dhe janë elita e këtyre 30 viteve në Shqipëri. Pra, ata që e sollën Shqipërinë deri këtu”.

Ndaj vendosa të analizoj dy gjëra: Së pari, a është e vërtetë që këta 30 vjet kanë qenë një kthim pas dhe e dyta, ku jemi realisht në krahasim me mundësitë reale që kemi pasur. Pra, në krahasim edhe me pritshmëritë.

Eksperienca 31-vjeçare si gazetar më ka mësuar që perceptimet dhe fakti janë dy gjëra të ndryshme. Në librin e tij “Forca e faktit”, Hans Rosling sqaron pikërisht këtë gjë. Ai na jep dhjetë arsye përse perceptimi ynë për botën është i gabuar dhe se gjendja është më e mirë nga sa duket. Ai u drejton pyetje shumë të thjeshta njerëzve të të gjitha shtresave, duke përfshirë edhe parlamentarë apo kryeministra dhe zbulon se përgjigjja e tyre perceptive, krahasuar me faktin, është në një përqindje të lartë e gabuar. Ky krahasim mes perceptimit dhe fakteve rrëzon edhe pesimizmin që shfaqej në artikujt e këtij viti për Dhjetorin 1990 e që shfaqet po kaq shpesh në rrjetet sociale.

Për këtë po përdor të dhënat e Angus Maddison, një ekonomist britanik, gjeni i krahasimeve të zhvillimit ekonomik botëror. Në studimin e tij për GGDC-në, ndër të tjera, ai krahason edhe ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Sipas tij, në fillim të Luftës së Parë Botërore, ose në kohën që Shqipëria shpalli pavarësinë, prodhimi i saj për frymë ishte sa 21.6 % e mesatares së 30 vendeve të sotme të BE dhe partnerëve të saj.

Në vitin 1939, në prag të Luftës së Dytë Botërore, ky raport ishte rritur në 22.7 %. Në vitin 1990, në momentin e bashkimit të dy Gjermanive dhe rrëzimit të Murit të Berlinit, krahasimi i Shqipërisë me mesataren e vendeve të tjera evropiane ishte 10.9 %, i krahasueshëm me vendet më të varfra afrikane. Por, më 2010, sipas po këtij studimi, Shqipëria ishte ngjitur në 25.7 % të mesatares së vendeve të tjera evropiane. Me një krahasim të stimuluar, mendohet se në 2019, kjo shifër mund të jetë midis 31 dhe 32 % të vendeve evropiane. Me fjalë të tjera, shqiptarët janë ende shumë larg BE-së, por sot ata pa dyshim jetojnë më mirë se kurdoherë në historinë e tyre. Në krahasim me vetveten. Pra, ky ishte thjesht një verifikim i fakteve.

LEXO EDHE:  Situata në vend/ Kulluri gjen “fajtorin”: Opozita më e keqe se qeveria

LEXO EDHE:  Situata në vend/ Kulluri gjen “fajtorin”: Opozita më e keqe se qeveria

Përtej këtij verifikimi lind pyetja e dytë: A jemi ne sot aty ku duhej të ishim? A është Shqipëria e sotme ajo që ne besonim 30 vjet më parë? Pa asnjë dyshim, përgjigjja është: Jo! Jemi larg të dyjave. Por nëse dikush do të pyesë se ku jemi në të vërtetë, përgjigjja ime do të ishte, pa asnjë dyshim: Jemi aty ku meritojmë.



Po mundohem ta shtjelloj edhe këtë ide. Le të rikthehemi te zhgënjimi i protagonistëve të Dhjetorit 1990, duke u shtruar atyre pyetjen: Kush e drejtoi Shqipërinë këta 30 vjet? A janë po ata?

Edhe pse gjithsecili beson se ka qenë në rrugën e duhur, por gabimi ka qenë i tjetrit, raporti mes ëndrrës dhe realitetit është përgjegjësi e tyre. Por jo vetëm e tyre. Edhe e gjithë shoqërisë shqiptare. Një shoqërie që ka një hendek të madh mes ideve dhe veprimit. Një shoqëri që e kupton çfarë është e mira, por që e thërrmon këtë mirësi me rastin e parë të përballjes me një interes personal.

Dy vjet më parë zhvilluam një anketim me fokus grupe për të parë reagimin dhe pëlqyeshmërinë e shikuesve për të ftuarit e emisionit “Opinion”. Pyetjes nëse korrupsioni është diçka e mirë apo e keqe, 93 % i përgjigjeshin “e keqe”. Por pyetjes nëse ju do të jepnit apo do të kërkonit lekë për të zgjidhur një punë, 78% i përgjigjeshin: “Normalisht po”. Pra, nuk e shihnin këtë si një problem. Korrupsioni ishte për ta diçka abstrakte, që nuk duhej të kryhej nga të tjerët, por që për ata vetë ishte një rutinë. M’u kujtua që disa muaj përpara këtij anketimi kisha kaluar festën e Vitit të Ri në Holandë. Në një artikull të shkruar në anglisht në gazetën e tyre më të madhe përmendej fakti që disa gjykatës holandezë kishin denoncuar oferta ryshfeti nga emigrantë sirianë që, kundrejt pagesës, mundoheshin të siguronin një urdhër qëndrimi në Holandë. Gazeta nënvizonte që më shqetësues sesa ngjarja, ishte fakti se si do të reagonte sistemi i drejtësisë holandeze përballë kësaj dukurie. Sipas tyre, sistemi nuk ishte testuar kurrë në këtë drejtim, sepse për shekuj me radhë, askush nuk mendonte të ofronte para në gjykatë. Pra, nuk ishin gjykatësit ata që nuk korruptoheshin, por shoqëria që nuk e mendonte dhe pranonte këtë si fenomen.

Po në të njëjtin anketim, pyetjes nëse fjala oligark ishte pozitive apo negative, 81 % i përgjigjeshin negative. Por, kur më pas u ofrohej një listë me personazhe të njohur dhe u thuhej se si cili prej këtyre do doje të ishe në jetë, askush nuk zgjodhi shkrimtarët apo aktorët, por 78 % zgjodhën ekzaktësisht disa nga personazhet që në Shqipëri etiketohen si oligarkë.

Pra, problemi nuk janë vetëm këta drejtues, por gjithë shoqëria që i ka votuar, që i ka mbështetur dhe stimuluar ata. Madje, të gjithë ata janë produkt i kësaj shoqërie. Një shoqërie ku të gjithë ankohen për mosrespektimin e ligjit, po ku të paktën 800 mijë qytetarë kanë ndërtuar pa leje; ku të gjithë ankohen për shkatërrimin urbanistik, po secili ka zgjatur ballkonet, muret, strehët duke zaptuar pak nga hapësira publike.

Në përfundim, kjo analizë duhet të ketë parasysh edhe diçka tjetër. Në vitin 1990 e më pas, Shqipëria nuk kreu vetëm një revolucion politik. Ajo kreu njëherazi një revolucion urban, ku popullsia rurale dominuese u përmbys në favor të asaj urbane; një revolucion modernizimi, duke nisur nga industria e vogël e deri te shërbimet; një revolucion të ringjalljes së besimeve fetare dhe mbi të gjitha një revolucion të mirëfilltë të cilësisë së jetesës. Pa harruar atë kryesorin: kalimin nga shoqëria e mbyllur dhe represive në një shoqëri të hapur e të mendimit të lirë.

Në fund vendosa t’ia nis këtë shkrim mikut tim të vjetër në SHBA, jo aq për analizë teksti, sesa për t’i kujtuar se që nga koha e zborit, kur ne prisnim pa ndonjë fat të madh të luftonim amerikanët që do vinin si pushtues, deri tani që ai është vetë shtetas amerikan, nuk ka shumë vend për zhgënjim. Dhe nëse ka, protagonistë jemi ne vetë…

Marrë nga revista “Medius”

LEXO TE PLOTE