LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjykata rrëzoi mafien e Bashkisë”/ Ish-ministri thirrje SPAK: Ja ku i ke fajtorët, boll ju dhatë alibi mafiozeve

26 Maj 2021, 08:54, Politikë CNA
“Gjykata rrëzoi mafien e Bashkisë”/ Ish-ministri thirrje

Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të Shëndetësisë në qeverinë ?Berisha 2? dhe të Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, i ka drejtuar sot një mesazh të fortë SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ndërsa komenton vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ndaloi shembjen e tre pallateve në Kombinat, shkruan se SPAK duhet të hetojë.

Vasili thekson se vendimi i Gjykates Administrative ndaloi prishjen e banesave ne Kombinat, sipas tij per interesat mafioze te Bashkise dhe korrupsionit te tmerrshem te saj.

?Banoret e Kombinatit rrezojne Mafien e Bashkise se Tiranes dhe SPAK mbyll syte e veshet!

Vendimi i Gjykates Administrative ndaloi prishjen e banesave ne kombinat per interesat mafioze te Bashkise dhe korrupsionit te tmerrshem te saj.

Veprimet kriminale korruptive te Bashkise se Tiranes qe perdor edhe fatkeqesine e termetit jane perpara syve te te gjitheve.

Per Veliajn qytetaret kane zero rendesi, ndaj ju rremben pronat ne menyre mafioze dhe i le ne mes te kater rrugeve te plaçkitur dhe ne mjerim.

SPAK ne menyre te turpshme nuk vepron.

SPAK kur nuk vepron per keto skandale kaq te renda inkriminon rende veten.

Ja ku i ka SPAK-u fajtoret dhe te korruptuarit, boll ju dha alibi mafiozeve me mosveprimet e qellimshme te tij!?-shkruan Vasili.

Lajmet e fundit nga