Connect with Us

Fuga “dush të ftohtë” Bashës/ Zbardh retorikën gënjeshtare të kreut të PD

Politikë

Fuga “dush të ftohtë” Bashës/ Zbardh retorikën gënjeshtare të kreut të PD

Publikuar

-

Lulzim Basha dhe aksioni imagjinar i opozitës

Akademiku Artan Fuga i ka dhënë një “shuplakë” Opozitës dhe kryesisht kreut të PD Lulzim Basha, duke iu referuar artikulimit të tyre për procesin zgjedhor të 25 Prillit.

Sipas tij opozita ka zbutur tonet, nga masakër elektorale, flet për vota të vjedhura e më tej për vota të shitura.

Koha thonë është melhemi më i mirë për të shëruar plagët. Ndjek ligjërimin e opozitës dhe nga dita në ditë ndryshohen përcaktimet për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga “masakër elektorale” në “zgjedhje që nuk kanë lidhje me demokracinë”, nga “vota të vjedhura” në “vota të blera”, (Kush i shiti dhe përse?.  Nga : “nuk i njohim zgjedhjet” në “vazhdojmë betejën”.

Koha zhyt në harresë gjithçka sidomos për ata që e kanë kujtesën e dobët, dhe janë shumë fleksibël në qëndrime dhe deklarime!

Nga “unë do të jem kryeministri shqiptarëve” në “nuk bëmë betejë për karrigen e kryeministrit“”, shkruan Fuga në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  3 gënjeshtrat e freskëta të Monës

Sipas të njëjtit, koha është melhem dhe retorika politike njeh një dinamikë të fuqishme moderimi, modifikimi, konvertimi, një rast ideal për t’u studiuar nga prillit deri në shtator./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tomor Alizoti “kryqëzon” Bashën/ Çfarë do thuash për marrëveshjen me Ramën

Publikuar

-

Nga

Tomor Alizoti "kryqëzon" Bashën/ Çfarë do thuash për marrëveshjen me Ramën

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do jetë edhe një ndër deputetët e PD, në Kuvendin e ri, që do të konstituohet në shtator.

Alizoti u fut nga Basha në listat e sigurta në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit, duke siguruar kështu karrigen e deputetit.

Por, raportet mes kreut të Republikës së re, Lulzim Basha dhe deputetit të zgjedhur Tomor Alizoti, ndër vite kanë qënë mes “dashurisë dhe urrejtjes”.

Në vitin 2017, “Luli ishte i keq”, ndërsa në vitin 2021 qenka bërë “i mirë”, sepse i dha një karrige deputeti Tomor Alizotit.

Por, çfarë deklaronte për Lulzim Bashën, në vitin 2017, Tomor Alizoti.

Ky i fundit, në atë kohë nuk kursente akuzat për Lulzim Bashën, të cilit i kërkonte llogari për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama dhe pse i gënjeu demokratët duke i mbajtur për rreth tre muaj në çadër.

LEXO EDHE:  Raporti OSBE për Bashën/ Ushtroi dhunë dhe vandalizëm

LEXO EDHE:  Bllofi i Bashës/ Zbardhet skenari i grumbullimeve masive

Pashë që Z.Basha ka dalë sërish të takojë qytetarët. Çfarë do tu thotë atyre që qëndruan denjësisht 90 ditë në çadër kur u ul e bëri marrëveshje me Ramën? Çfarë do tu thotë antikomunistëve për deputetët e tij të cilët votuan Ruçin? Mos vallë përgjegjës për të gjitha këto që ndodhen janë ata që mendojnë ndryshe? E djathta ka nevojë për shpresë”-shkruante Tomor Alizoti, në një postim në rrjetet sociale, në tetor të vitit 2017./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Është e turpshme”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e nxjerrin “zbuluar”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se nga gushti do të futen në qarkullim autobusët e gjelbër “Go Green”, të cilët sipas tij do të përshkruajnë linjën e madhe unazore prej 13.2km me 66 stacione.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron vënien në përdorim të autobusëve të gjelbër “Go Green”, si një gjeneratë e re e transportit publik.

“Mirmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur. Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi qytetarët i kanë “nxjerrë bojën” propagandës së kryeministrit, të cilin e kanë kryqëzuar me komente.

Disa qytetarë kërkojnë punësim dhe rritje rrogash, ndërsa të tjerë vënë theksin tek mungesa e ujit të pijshëm. Ata e cilësojnë të turpshëm faktin se në shtëpitë e shqiptarëve, në 2021, ende mungon uji.

Punesim rritje rrogash duan shqiptaret. Nese nuk e ben dot duhet te ishe larguar. Iku rinia.”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër qytetar vë theksin te mungesa e ujit të pijshëm, ndërsa shkruan “O shef nuk duam autobuza se e bejme me kembe si njeher e nje kohe. Po na sill uje se skemi uje i lini autobuzat.”.

LEXO EDHE:  Intervista ekskluzive/ Ilir Krosi: Shehu në krye të bashkisë nderon Dibrën

LEXO EDHE:  Raporti OSBE për Bashën/ Ushtroi dhunë dhe vandalizëm

Ndërsa një tjetër komentues ironizon, duke shkruar “O robo uj po patjter por mandatin e katert”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Me fal kryeminister i bleve me leket e tua a te popullit. Cfarë janë këto rekllama keshtu. Po i bleve me leket e tua po i thua popullit ja ku ua bleva unë. Jo i blen me paret e popullit e thua ua bleva unë”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Është turp i madh që në 2021 kemi vetëm 4 orë ujë në ditë. Ngrihemi që në 5 të mëngjesit, harxhojmë 1 orë energji elektrike për të çuar ujin në tarracë. Po bien pallatet nga bolierët. Po ata që s’kanë bolier rrinë në 40° me dy orë ujë në mëngjes dhe dy orë ujë në darkë. Ka familje me të moshuar dhe me fëmijë të vegjël. Ja këto janë problemet që populli përballet çdo ditë, dhe nuk e keni idenë se çfar stresi kalojnë familjet në munges të ujit.

Këto janë arsyet përse shqiptarët largohen çdo ditë nga ky vend që e bekoi Zoti me bukuri natyrore dhe me pasuri tokësore, pasuri të cilat po shfrytëzohen pa kriter dhe po vidhen pa hesap, dhe popullit nuk i kthehet asgjë mbrapsht nga taksat që paguan.”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edi Ramës duhet t’i priten duart”/ Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Publikuar

-

Nga

“Edi Ramës duhet që t’i priten duart” / Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka folur mbi situatën brenda partisë dhe zërat kundër.

Në një intervistë për Fax news ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar për manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

LEXO EDHE:  Intervista ekskluzive/ Ilir Krosi: Shehu në krye të bashkisë nderon Dibrën

LEXO EDHE:  Bllofi i Bashës/ Zbardhet skenari i grumbullimeve masive

Duke folur për zërat kundër në PD, Roland Bejko u shpreh se këto zëra vetëm sa e kanë pasuruar partinë.

Në fund ai kishte dhe një ftesë për zërat kundër të cilëve ju bëri thirrje që të luftonin së bashku për të mirën e partisë.

“Më ka ndodh dhe mua ta shoh vetën jashtë këshillit kombëtar por nuk jam larguar nga PD. Unë do t’i ftoja të qëndrojnë dhe të gjithë së bashku të luftojmë. PD doli mirë nga kuvendi në tërësi. Një parti politike nuk e pasuron vetëm elementi sasior por idetë dhe aksionet që përfundojnë me rezultate politike. Të gjithë ne kemi një qëllim, pra ta rimëkëmbim PD-në. Mbi të gjitha kemi nevojë të gjejmë një ekip pasionant . Kemi nevojë të krijojmë një lidhje të fortë midis qendrës dhe bazës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE