Connect with Us

Fiks Fare/ “Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

Denoncim

Fiks Fare/ “Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

Publikuar

-

Fiks Fare/ “Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua z.Yzeir Beqiri, i lindur në vitin 1932 në Çamëri.

I moshuari jeton në Shijak dhe banesa ekzistuese iu shkatërrua nga tërmeti. Ai përfitoi nga fondet, duke qenë një nga familjet që do ti rindërtohej një shtëpi 2+1. Shtëpia ka filluar nga ndërtimi, me parametrat e rinj të miratuara nga Instituti i Ndërtimit, pikërisht me një brez betoni në mes të
mureve të banesës. Por, 89-vjeçari ka parë që këta breza betoni nuk kanë hekur dhe nuk janë lidhur me kolonën!

“Unë kam jetuar dhe punuar në rrethin e Durrësit në ndërtim. Kam pasur gjithmonë mistri me vete. Kam librezën e punës që ma ka firmosur Vlash Rama, gjyshi i Edi Ramës” thotë Yzeiri, i cili thotë se ka kërkuar ndihmën e “Fiks Fare” për shkak të punëve të këqija të firmës që po i rindërton banesën e shkatërruar nga tërmeti. Ai pohon se firma po bën disa breza betoni në mes të mureve, si masa shtesë për tërmetin. Por, ka parë që këta breza nuk janë të lidhur me kolonat. Madje, na tregon se disa breza s’kanë as hekur në mes, disa i kanë hekurat shumë poshtë. Ai thotë se hekuri duhet në mes të brezit dhe të lidhet, kur është mundësia me kolonën. Por, na tregon se hekurat e këtyre brezave janë vendosur, atje ku ka, formalisht. Thotë se ka shkuar disa herë më bashki dhe me ata të firmës, po s’ka marrë asnjëherë përgjigje. Ndërkohë, thotë se mirë punimet, po firma i kërkonte ujë dhe drita. “Vetëm pensionin kam, me çfarë ti paguaj” përfundon i moshuari.

Bashkë me z.Yzeir, gazetarët shkojnë në Bashkinë e Shijakut, dhe takojnë nënkryetaren, e cila merret me rindertimin. Shpresa Domi thotë se “xhaxhi Yzeiri ka ardhur disa herë në bashki për këtë problem dhe është shumë këmbëngulës”. Ajo pohon se i ka shkuar në banesë, por për problemet e ndërtimit pohon se janë të firmës që po kryen punimet. Thotë se ka folur edhe me të firmës, por s’është kompetencë e bashkisë. Në lidhje me ujin dhe dritat që i merren pensionistit, nënkryetarja thotë se “qytetarët duhet t’ia japin”. Por, pas reagimit të 89-vjeçarit thotë se “firma duhet ti kompensojë”.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/Sakrifica e femijeve te Aranitasit, 14 km në këmbë, për të marrë dije

Fiks Fare mësoi nga Bashkia e Shijakut se firma që po kryen punimet për ndërtimin e banesës së Yzeir Beqirit është “Priam 20”. Gazetarët kontaktuan me përfaqësuesin e kompanisë, Besim Uruçi, i cili pretendoi nëpërmjet telefonit se kontrata nuk është në emër të z.Yzeiri, por e nipit të tij. Në këtë bisedë telefonike, përfaqësuesi i firmës pohoi se ka biseduar me nipin e 89-vjeçarit.
Disa minuta pas kësaj bisede, në banesën që po ndërtohet mbërrijnë disa persona. Ata kanë qenë nënkontraktor dhe kanë kryer punimet e deritanishme. Nënkontraktorët nuk pranuan të japin shpjegime, ndërsa disa orë pas interesimit, në banesë vjen administratori i firmës, Besim Uruçi, i cili përballet si me nipin që pretendonte se e njihte ashtu edhe me 89 vjeçarin. Administratori pranoi gabimet në ndërtim. Dhe, u premtoi familjarëve se do e korrigjojë problemin. Fiks Fare do të shkojë sërish, për të parë nëse punimet janë bërë apo jo sipas premtimit të dhënë./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

LEXO EDHE:  Komshiu 51-vjeçar ngacmon seksualisht 15-vjeçaren/ Nëna: Kam frikë për vajzat

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Gjobitet se kështu do shefi!

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

“Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Publikuar

-

Nga

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti zbulon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një socialisti nga Fieri, i cili thotë se në degën e PS në këtë qytet ka plasur sherri.

Denoncuesi, ndërsa i referohet disa qëndrimeve publike të deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, i cili ka thënë se krimi po merr tendera dhe kundërpërgjigja nga ish-kreu i Hipotekës, tregon edhe detajin që sipas tij është bërë shkak për përplasjet.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar 200 mijë euro ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi, por ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Po ashtu, ai shkruan se edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, e sulmon ngaqë nuk i jep perqindje tek tenderat.

Jam një socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier.

Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha “skam pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek Kadastra”. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.

Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks-Fare/ Apeli adminsitrativ, dy vendime te ndryshme për të njëjtën çështje

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  Blushi nuk pyet për Covid/ Lokali vazhdon punën duke shkelur rregullat “me të dyja këmbët”

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE