LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertja: Kanë nisur të vijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia

26 Maj 2021, 21:25, Aktualitet CNA
Ekspertja: Kanë nisur të vijnë turistët e parë nga

Flora Xhemani Baba, eksperte turizmi thotë se sezoni turistik i kësaj vere do të ketë dyfishin e vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar. Znj. Baba thotë se turistët e huaj kanë nisur të vijnë ndërsa dyndja pritet nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

?Situata do të jetë pa diskutim më e mirë se sa vjet. Në qoftë se vjet është punuar në 30-35% të kapacitetit të përgjithshëm, sivjet do të punohet me 70% të kapacitetit nëse e krahasojmë me 2019. Prenotimet janë sot për nesër në shumë pak ditë në avancë. Për shkak të pritshmërive dhe të mos marrjes së vendimeve për shumë arsye?, deklaroi ekspertja e turizmit.

Flora Xhemani Baba tha më tej se që tani hotelet dhe resortet që ofrojnë turizëm masiv punojnë me kapacitet të plotë ndërsa tha në Durrës kanë nisur të mbërrijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia.

?Resortet dhe hotelet me kapacitet mbi 100 dhoma në të gjithë vijën bregdetare duke filluar që nga Qerreti dhe deri tek Shkëmbi i Kavajës, ku përqendrohet oferta turistike masive, janë pothuajse plot në fundjavë. Gjatë javës kanë ardhur turistët e Ukrainës dhe prej 18 majit kanë nisur të vijën dhe turistët polakë. Fluksin e bën vetëm Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pritet të vijnë emigrantët nga Italia dhe Greqia por ende nuk është e sigurt?, shtoi znj. Baba./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga