LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Digjet një automjet në Kavajë/ Policia nis hetimet

26 Maj 2021, 06:35, Aktualitet CNA
Digjet një automjet në Kavajë/ Policia nis hetimet

Një makinë në pronësi të Sh. B., 45 vjeç është djegur gjatë natës në lagjen nr. 5 në Kavajë. Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Tashmë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë që materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

?Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të  shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga