Connect with Us

“S’po ta marr seriozisht”/ Rudina Dembacaj nuk e kursen Sali Berishën

Lajme

“S’po ta marr seriozisht”/ Rudina Dembacaj nuk e kursen Sali Berishën

Publikuar

-

“S’po ta marr seriozisht”/ Rudina Dembacaj nuk e kursen Sali Berishën

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga qytetari dixhital ku thuhet se aktorja Rudina Dembacaj së bashku me bashkëshortin e saj Mark Frroku kanë realizuar një shfaqje teatrale në ambiente të mbyllura.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se në këtë ambient nuk është repsektuar asnjë rregull anticovid.

Puka feston blerjen e votes!                              

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma z.Berisha ! Dua të denoncoj një rast: sot në qytetin e Pukës, në pallatin e kulturës të këtij qyteti, në ambjent të mbyllur,është organizuar një shfaqje teatrale,me pjesmarrjen e Rudina Dembacaj,bashkëshortja e Mark Frrokut,me grupin e saj teatral !! Në orë 11 paradite,fëmijët janë nxjerrë nga mësimi,dhe pa dijeninë e prindërve,i kanë quar në shfaqje,ku salla ka qenë e mbushur plot,pa respektuar asnjë lloj distance dhe pa maska,në orën 19,po ky grup teatral,ka dhënë shfaqje për të rriturit,ku dhe aty,salla ka qenë e mbushur plot e përplot ,pa respektuar këtu asnjë lloj mase mbrojtëse !! unë e di që akoma nuk janë hequr kufizimet,pasi ne në rrugë,policia na gjobitë ç’do dite për maska mbrojtëse !!…anonim të lutem…”, shkruan Sali Berisha.

Në kundërpërgjigje, ka reaguar aktorja Rudina Dembacaj e cila nuk i ka kursyer aspak fjalët për ish kryeministrin Berisha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ajo shkruan:

I painformuar Z. Anonim i Z. Sali Berisha, I mashtruari Z. Berisha, Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë.

Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kurrë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar.

Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë.

Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative”./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter njofton se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik shumë shpejt do të nisë zbatimin.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre” shkruan ambasada.

LEXO EDHE:  Aktorja e njohur  i jep fund martesës 20-vjeçare

LEXO EDHE:  Berisha injoron Ramën/ Deklaratë të fortë për statistikat: Situata më dramatike se në çdo vend

Kjo do të thotë se shqiptarët që kanë marrë lejet e drejtimit në atdheun e tyre pas marrëveshjes mes dy vendeve nuk kanë nevojë për provime teorike apo praktike në Itali pasi konvertimi do të bëhet automatikisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video/ Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve

Publikuar

-

Nga

Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve (VIDEO)

Geogenix BV, kompania guackë e regjistruar në Holandë, e cila zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës ka arritur të shtjerë në dorë kontratën e shumëpërfolur të mbetjeve Zimbabve. Pas shumë akuzash dhe skandalesh, të cilat përfshinë edhe ministrat e qeverisë së Zimbabves, Geogenix ia ka dalë të marrë miratimin e propozimit të pakërkuar për të marrë me koncesion administrimin e mbetjeve në Harare, kryeqytetin e Zimbabves.

Marrëveshja fillimisht është miratuar nga Këshilli Bashkiak, ku është prezantuar nga Mauro Bianchi, përfaqësues i kompanisë Geogenix

Pas miratimit në këshillin bashkiak, koncesioni është miratuar dy javë më parë edhe nga qeveria e Zimbabves duke i hapur rrugë realizimit të projektit. Në pamjet e bëra publike nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Harares, ngjitur me Bianchin është edhe një person tjetër me maskë si përfaqësues i kompanisë Geogenix. Mediat në Zimbabve raportojnë se personi në fjalë është shtetas shqiptar. Por MCN nuk mundi të konfirmojë nëse bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, personin që zotëron inceneratorët në Shqipëri.

LEXO EDHE:  E quajti larvë/ Muka: Sot nuk do merrem me Ramën

Tentativat e kompanisë që ka me koncesion inceneratorin e Tiranës për të marrë një kontratë të ngjashme edhe në Zimbabve kanë nisur disa vite më parë, kur ajo nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Harares. Në atë kohë, bashkia e kryeqytetit kishte hapur tender për menaxhimin e  mbetjeve, por tentoi t’ia jepte kontratën 134 milionë dollarëshe, pa garë kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Skandali u denoncua në mediat e Zimbabves, të cilat akuzuan ministrin e punëve lokale, Juli Moyo, si të përfshirë në korrupsion.

LEXO EDHE:  Vdekja e foshnjës në Durrës/Babai fajëson mjekët: Çfarë na thanë

Pas këtyre akuzave, këshilli bashkiak i Harares e anuloi marrëveshjen e mirëkuptimit në korrik të vitit të kaluar. Por një vit më pas koncesioni është miratuar, edhe pse nuk dihet nëse vlera e tij është 134 milionë dollarë sa u raportua vjet.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Publikuar

-

Nga

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në pyllin e Llogarasë.

Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.

LEXO EDHE:  Berisha injoron Ramën/ Deklaratë të fortë për statistikat: Situata më dramatike se në çdo vend

LEXO EDHE:  “Të rinjtë e partive të mëdha kanë ardhur në degradim”/ Topollaj: Janë bërë servilë të kryetarit

Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë te mundur gjetjen e tyre para se të errësohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE