LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spahiu nxjerr foton e dy ish-presidentëve/ Ecin në bulevard pa roje, s’mbajtën peng shtetin

25 Maj 2021, 18:50, Politikë CNA
Spahiu nxjerr foton e dy ish-presidentëve/ Ecin në bulevard pa roje,

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar sot një foto të dy ish-presidentëve Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani.

Spahiu thotë se Moisiu dhe Meidani janë fotografuar duke ecur në bulevard si dy njerëz normalë, pa makina, pa roje dhe pa shoferë.

Duke marrë shkas nga kjo, ai ka ironizuar politikanët që janë sot në qeveri dhe opozitë, teksa deklaron se ish-presidentët u larguan se kuptuan që cikli i tyre ka mbaruar.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi i cilëson Meidanin dhe Moisiun si heronj, pasi thekson se ata nuk e mbajtën peng as shtetin, as partinë dhe as elektoratin.

?Dy ish-presidentët e Shqipërisë duke ecur në bulevard, si dy njerëz normal, pa makina, pa roje, pa shofer. Të dy jetojnë thjeshtë sepse u larguan, atëhere kur kuptuan që cikli kish mbaruar. S?mbajtën peng as shtetin, as partinë, as elektoratin. Thjesht thanë: Lamtumirë në kohën e duhur. Ndoshta historia s?do i vlersoj si heronj të Shqipërisë, por e sigurtë që s?do i cilësoj askush të pabesë dhe tradhëtar të kombit. Ata ecin pa e kthyer kokën nga frika.

Gëzojeni lirinë, familjen, shëndetin dhe faqen e bardhë?, shkruan Spahiu në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga