Connect with Us

“Një tragjedi në 12 muaj”/ Erion Dasho: Këto data shënojnë fillimin dhe mbarimin e COVID-it në Shqipëri

Shëndeti

“Një tragjedi në 12 muaj”/ Erion Dasho: Këto data shënojnë fillimin dhe mbarimin e COVID-it në Shqipëri

Publikuar

-

cna lajme shendet

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka reaguar për situatën pandemike në vendin tonë.

Covid prej më shumë se një viti është prezent në Shqipëri, ndërsa ditën e djeshme është shënuar edhe vlera më e ulët e infektimeve, vetëm gjashtë raste të reja.

Përmes një postimi në rrjetin social Dasho ironizon shifrat që ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se epidemia shërbeu për t’i treguar edhe njëherë shqiptarëve se kush po i qeveris sot dhe se çfarë duhet të presim prej qeveritarëve tanë në të ardhmen.

NJË TRAGJEDI NË 12 MUAJ

Dje pati vetëm 6 raste të diagnostikuar me COVID. Në 1 qershor 2020, ose rreth një vit më parë, ishte hera e fundit që shënohej një vlerë njëshifrore në numrin e rasteve me COVID. Për koincidencë, kjo vlerë ishte 6 po aq sa edhe numri i rasteve të diagnostikuar dje.

Këto data shënojnë fillimin dhe mbarimin e tragjedisë së COVID-it në Shqipëri. Duke nisur nga qershori i vitit 2021, do të kemi raste të reja, do të kemi edhe humbje jete, por skena si ato të dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021 kur familjarët e pacientëve rendnin për të siguruar një bombol oksigjeni për 1,000 euro dhe një aparat CPAP për 2 apo 3,000 euro, nuk do të përsëriten më.

Gjatë 12 muajve, ndonëse historia nisi dhe përfundoi me 6 pacientë, janë raportuar ZYRTARISHT rreth 131 mijë pacientë dhe janë prekur REALISHT mbi 2 milionë; janë raportuar ZYRTARISHT rreth 2,400 humbje jete dhe kanë ndodhur REALISHT mbi 15 mijë vdekje.

Gjatë 12 muajve, Shqipëria u bë vendi i parë në botë që arriti imunitetin e grupit jo në sajë të vaksinimit, por duke e “paguar” me çmimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ra për pjesë një qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme.

Në këto 12 muaj, shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vdekjeve kalon numrin e lindjeve, duke sanksionuar frikën e çdo shqiptari se, nën këtë regjim qeverisës, shqiptarët janë një popull në zhdukje.

Me sa duket epidemia shërbeu për t’i treguar edhe njëherë shqiptarëve se kush po i qeveris sot dhe se çfarë duhet të presim prej qeveritarëve tanë në të ardhmen”, shkruan Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Vaksina anti Covid/ Ulqinaku: Nuk ndikon në fertilitet, lindshmëria vazhdon

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Noë” me Erla Mëhillin, të ftuarit që i përkasin fushës së shëndetësisë diskutuan rreth vaksinimit dhe arsyet pse shumë qytetarë hezitojnë për t’u vaksinuar.

Arsyet e hezitimit vijnë nga disa teori që janë përhapur si në rrjetet sociale, edhe nëpër media, të cilësuara si konspiracione. Një nga këto teori është që vaksina shkakton sterilitet, teori që u hodh poshtë nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Dy të infektuar në Shkodër/ Infermieri dhe efektivi i FNSH-së konfirmohen me koronavirus

LEXO EDHE:  Dalin shifrat/ Sa shqiptarë dhe makina kanë hyrë në vend nga data 24 dhjetor

Dritan Ulqinaku theksoi se vaksinimi nuk shkakton probleme me fertilitetin.



“Nuk janë teori konspirative, janë gënjeshtra. Thonë se po të vaksinohesh, ka mundësi që të ngelësh steril”, u shpreh z. Ulqinaku.

Dritan Ulqinaku përmendi se në Evropë, prej një viti është vaksinuar rreth 70% e popullsisë, ndërsa lindjet kanë vijuar normalisht.

Kjo është kohë e mjaftueshme për të provuar se kjo teori nuk është e vërtetë, sipas z. Ulqinaku./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 117 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se në Rinas kanë mbërritur edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

LEXO EDHE:  Përballja me Covid drejt fundit!/ Tritan Kalo apel qytetarëve: Kujdes ndaj virozave të stinës

LEXO EDHE:  Gjermani: Do të kërkohen teste COVID për të gjitha fluturimet hyrëse



Postimi i Manastirliut:

Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
#VAKSINOHU🙏🏼
#JetaJoteVLEN♥️

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,559 testime, kanë rezultuar positive 650 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 8 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Janë 7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Plotësohet kuota/ Kalojnë 300 persona në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet

LEXO EDHE:  E kam marrë detyrën në kohën e koronavirusit/ Ministrja Kushi zbulon sa mësues janë infektuar



Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 650
Të shëruar në 24 orë 482
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520
Raste pozitive 182,610
Raste të shëruara 172,464
Raste Aktive 7,258
Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703
Fier 867
Durrës 720
Shkodër 465
Elbasan 305
Gjirokastër 226
Korçë 191
Lezhë 191
Vlorë 204
Berat 174
Kukës 142
Dibër 70

LEXO TE PLOTE