LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajthit Petrit Vasili...

25 Maj 2021, 17:47, Satire Politike CNA

Peçua, Peçua more Peçua, Peçua i Metës mo paska lajthitur.

Ja kështu thonë nëpër Tiranë e të tërë qeshin e gajasen me këtë personazhin më qesharak të politikës shqiptare, që pasi e mbylli me 360 votat e fituara në të gjithë qarkun e Tiranës, nuk rri pa u kruar edhe me komentet e tij në Facebook.

Njëri nga rastet më qesharake është i ditëve të fundit.

Jakup Gjoca me anë të një mesazhi të postuar ne faqen e tij, uron zonjën Irena Beqiraj me rastin e ditëlindjes.

Mirëpo nuk të le rradhë Petrit Vasili, gjithollogu i kudogjendur që nuk le rast pa treguar se sa torrollak është.

Sepse truthari ka bërë një koment duke i thënë Jakupit ? të falenderoj mik?, paçka se Jakupi nuk e kishte fare me Vasilin, pasi urimi i tij i adresohej Zonjës Irena.

E si për t’i vënë kapak muhabetit, pas lajthitjes së Peço Vasilit ndërhyn njëri nga komentuesit e rradhës: ?Gëzuar o Petrit po më duket nuk e kishte me ty zotëria?.

Ironia për lajthitjen e rradhës është përgjigja më e mirë në raste të tilla për njerëz si Petrit Vasli, njëri prej karagjozëve të politikës shqiptare vlera e të cilit nuk është më shumë se 360 vota!

Lajmet e fundit nga