LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Dibër/ Makina përplas fëmijën e mitur, niset me urgjencë drejt Tiranës

25 Maj 2021, 16:02, Kronika CNA
E rëndë në Dibër/ Makina përplas fëmijën e

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë të mitur.

Mësohet se  shtetasi me inicialet M. Xh. 53 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga