LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha "non grata"/ Harxhi: Vendim që mund të hiqet

25 Maj 2021, 19:33, Politikë CNA
Berisha "non grata"/ Harxhi: Vendim që mund të hiqet

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka folur për statusin non grata të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASh.

Sipas saj, ky vendim ka kohë që është marrë nuk ka ndodhur tani. E ftuar në Ora News Harxhi u shpreh se ka dëgjuar raste të tilla që ju është hequr non grata kur kanë ardhur në pushtet.

Ajo theksoi se politika e jashtme Amerikane është politikë lobuse.

?Nuk jam e qartë dhe nuk di ta lexoj nëse është e lidhur midis PS dhe PD. Nuk mendoj që është një vendim që është marrë tani, ka kohë që është marrë. Është një vendim i cili mund të hiqet. Ka pasur raste të ndrushme në Turqi, në Afrikën e Veriut dhe më thanë që Vuçiç ka asur non grata dhe ju është hequr ky status kur kanë ardhur në qeveri. Kjo tregon që politika e jashtme Amerikane është politikë lobuse?, u shpreh Harxhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga