LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-regjistrim/ Dhuna e mjekëve ndaj qytetarit në spitalin e Fierit

25 Maj 2021, 11:12, Aktualitet CNA
Audio-regjistrim/ Dhuna e mjekëve ndaj qytetarit në spitalin e Fierit

Të shtunën mediat transmetuan lajmin, se policia e Fierit arrestoi një të ri, i cili kishte dhunuar një mjek të Spitalit të Fierit. ?Stop? hedh sonte dritë mbi këtë ngjarje.

Ardit Klima është i arrestuari 32 vjecar dhe prej mëse një muaji ai ka shtruar të atin në spitalin e Fierit.Ai pretendon, se të atit nuk i është dhënë ndihma mjeksore e nevojshme.Ndërsa ka kërkuar llogari për moskujdesin ndaj të atit, Arditi është përfshirë në debat e konfrontim fizik, fillimisht me mjekun neurolog e më pas edhe me kolegët e tij.

I riu ka përfunduar në pranga dhe me hematoma në trup e fytyrë, ndërsa po hetohet për veprën penale ?goditje për shkak të detyrës?. Po cila është e vërteta e incidentit të fundjavës në Spitalin e Fierit? ?Stop? ka siguruar dëshmi dhe audio-regjistrimin e rrahjes barbare, që i ngjan një filmi western.

Gjithcka, që do të ndryshojë rrjedhën e hetimeve, do të transmetohet sonte në emisionin ?Stop? në orën 20.10 në ekranin e TV Klan./CNA.al

Lajmet e fundit nga