LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpallja “non grata” e Berishës/ Harxhi: Shkundje shumë e fortë për PD-në

24 Maj 2021, 19:45, Politikë CNA
Shpallja “non grata” e Berishës/ Harxhi: Shkundje shumë e

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, ka reaguar pas vendimit të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, i cili shpalli ?non grata? ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Harxhi e cilësoi këtë jë ngjarje të trishtë për demokracinë në Shqipëri, ndërsa theksoi se PD ka marrë një shkundje shumë të fortë.

?Ka qenë ngjarje e trishtë për demokracinë në Shqipëri. PD ka marrë një shkundje shumë të fortë sepse zoti Berisha mbetet personalitet i cili ka një kontribut të pamohueshëm në PD, në demokracinë në Shqipëri. Unë normalisht se siç do shqiptar jam shokuar dhe tronditur nga lajmi?, u shpreh ajo në emisionin ?Open?, ndërsa u ndal te padia e ish-kryeministrit ndaj Blinken në Paris.

?Ka qenë një akt shumë interesant dhe unë përgëzoj zotin Berisha dhe këdo, i cili arriti ta kthejë këtë në një akt individual.

Edhe Blinken e ka trajtuar individualisht dhe duhet të ndahet pikërisht njëherë e përgjithmonë se për çfarë është Amerika dhe PD. Asgjë nuk mund ta ndryshojë rrugën euroatlkantike të PD, ashtu siç nuk mund të mohojë kontributin e zotit Berisha?, theksoi Harxhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga