Connect with Us

Kandidat për në Gjykatën e Posaçme/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Erion Bani

Vetingu

Kandidat për në Gjykatën e Posaçme/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Erion Bani

Publikuar

-

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, gjyqtari Erion Bani, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai ka rezultuar i pastër në të tria kriteret e hetuara nga Vettingu, si pasuria, ana professionale dhe integriteti.

Bani, i cili është gjyqtar në Dhomën Penalë të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, është kandidat për në Gjykatën Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Shkarkohet kreu i Gjykatës Administrative të Apelit/ KPA i “pret kokën” Kastriot Selitës

Publikuar

-

Nga

KPA ka shkarkuar ditën e sotme Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë Kastriot Selitën.

Vendimi është marrë Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë.

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, fillimisht u konfirmua në detyrë me  datë 18.6.2019  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Olsi Komiçi kryetar, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi relatore.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

Gjetjet e Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa  kërkoi më pas riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhej fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

LEXO EDHE:  Fshehu përgjimet për gjyqtarin/ Prokurorja e SPAK, kallëzohet penalisht

LEXO EDHE:  Fshehu përgjimet për gjyqtarin/ Prokurorja e SPAK, kallëzohet penalisht

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  kërkoi që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendonte për konflikt interesi.

Kjo lidhej me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Hetime për të rënët në Vetting/ Pasuria e ish gjyqtarëve dhe prokurorëve drejt sekuestrimit

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK/ Kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit

‘Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vettingut apo edhe për arsye tjetër.

 Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

 Sipas saj, pritshmëria e qytetarëve shqiptarë është se presin që çdo gjyqtar apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimin e pasurisë.

 “Kjo ka qenë në fokus edhe nga ndërkombëtarët.’-  ka saktësuar  Gjonaj.

LEXO EDHE:  Shkarkohet nga detyra gjyqtari Markelian Kuqo

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ Vettingu i “pret” kokën prokurorit të Llallës

Pavarësia e prokurorëve ka qenë një temë ku është ndalur Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj,

‘Duhet të kuptojmë të gjithë se pavarësia e Prokurorit është një instrument që e bën më shumë për detyrimin në llogaridhënie, por rrit edhe  pritshmërinë që ka shoqëria shqiptare. Duhet të garantohet pavarësia dhe përgjegjshmëria e prokurorëve.

 Efektivi i SPAK përbën një rol të pazëvendësueshëm në fushën e dënimit të korrupsionit. Ka filluar edhe funksionimi i BKH që është një instrument i çmuar në luftën kundër korrupsionit”,  është shprehur ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria i “pret kokën” prokurorit/ Ku i gjeti Agim Dalipaj paratë, për shtëpinë në bregdet?

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, prokurorin e Tropojës  Agim Dalipaj.

Shkak për shkarkimin e tij, janë bërë problematikat me pasurinë dhe profesionalizmi.

Kujtojmë se Komisioni i pati kaluar barrë prove , pasurinë prokurorit Dalipaj.

ILDKPKI ka konstatuar fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 53 m2 në Shëngjin gjatë viteve deklaruese 2006-2008, si dhe mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.

Në kontratën e porosisë është deklaruar se çmimi i apartamentit në shumën 21 mijë e 500 euro është likujduar jashtë zyrës noteriale. Sipas KPK, bashkëshortja e subjektit ka qenë pjesë e procesit të legalizimit të këtij apartamenti, pavarësisht se ndërtimi ishte kryer nga pala shitëse.

LEXO EDHE:  Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit përballë vettingut/ KPK jep vendimin

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Përjashtimi i “Gruas së Azemit” dhe “Nënës së Rudinës”

Shoqëria ndërtuese ka informuar se subjekti ka shlyer vlerën 1.6 milionë lekë dhe se pjesa tjetër do të jepet kur të hipotekohet. Komisioni konstaton se, megjithëse subjekti e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2009, nuk ka pasqyruar pjesën e shlyer dhe detyrimin e mbetur.

Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se prokurori Dalipaj e kishte hetuar shitësin e apartamentit, L.Rr. në vitin 2002 dhe se e kishte pushuar çështjen në ngarkim të tij në vitin 2003./CNA.al

LEXO TE PLOTE