LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kryetarin e ri të PD/ Harxhi tregon arsyen: Pse vendosa të përballem me Bashën

24 Maj 2021, 19:24, Politikë CNA
Gara për kryetarin e ri të PD/ Harxhi tregon arsyen: Pse vendosa

Kandidatja për kryetare e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka treguar mbrëmjen e sotme se përse pranoi të përballet me Lulzim Bashën në këtë garë.

Harxhi tha në emisionin ?Open? se dikush duhet t?i dilte në ballë Bashës, pasi pretendon se ky i fundit ka marrë peng PD-në.

?Dikush duhet të guxojë dhe unë guxova për ta bërë këtë, për t?i dalë përballë kryetarit të PD dhe personit që ka marrë peng partinë, kjo është arsyeja kryesore që mua më motivoi?, u shpreh ajo.

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së theksoi se tashmë ka ardhur momenti që PD të ketë një vizion të ri duke u bazuar në motivet dhe qëllimet që kjo parti kishte në momentin kur u themelua.

Teksa u ndal te zgjedhjet e 25 prillit, Harxhi deklaroi se ka pasur tjetërsim të votës, por sipas saj Basha nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë.

?Tjetërsimi i votës ka ndodhur shumë më përpara. Nuk mund ta diskutoj që këto zgjedhje duhet të kotestoheshin nëpër gjykata përsa ka prova se shikoj se nuk ka prova të mjaftueshme?, nënvizoi demokratja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga