LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Demokratët para fatit të tyre”/ Mesazhi i fortë i Artan Fugës: Keni vetëm një zgjidhje

24 Maj 2021, 09:18, Politikë CNA
“Demokratët para fatit të tyre”/ Mesazhi i fortë i

Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga, ndërsa komenton situatën politike në të cilën ndodhet PD, i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë demokratëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se e vetmja zgjidhje për këtë situatë është demokratizimi i Partisë Demokratike.

Sipas profesor Fugës, demokratët tashmë e kanë vetë në dotë fatin e tyre.

?Demokratët para fatit të tyre!

Pas humbjes elektorale jo për faj të tyre, tani elektorati dhe militantët e partisë demokratike, intelektualët demokratë janë vendosur përpara përgjegjësisë pastërtisht të tyre: Zgjedhjet për kryetarin e partisë! Do të dinë ta demokratizojnë partinë, apo do të flenë nën “nanurisjet” e burokracisë partiakë që pret ndonjë kockë pushteti? Apo do të bien preh e fanatikëve që janë “lule mos më prek”! Tani nuk thonë dot na vodhën votat, na blenë votat, nuk ka më “qyrk” për fajin kolektiv nëse ndodh! Pas kësaj, nëse nuk kryejnë detyrën e tyre, mos bëzajnë ma! Kanë fatin që meritojnë!?-shkruan profesor Fuga.

Më tej, Fuga shkruan se ?Demokratizimi i Partisë Demokratike, aty nis gjithçka, sepse ajo fillimisht ka futur vlerat e demokracisë në Shqipërinë e viteve 90, sepse ajo aktualisht prej dhjetë vjetësh është e çliruar nga manteli i hekurt i pushtetit dhe i burokracisë shtetrore që e bën partinë thjesht një vegël të pushtetit, sepse aktualisht aty ka një krizë lidershipi dhe vetëm aty ku ka krizë mund të shpresosh se diçka më e emancipuar mund të lindë, sepse lidershipi i partisë demokratike është goditur nga humbja, ka deficienca në besueshmëri në elektorat dhe midis militantëve, kurse në krahun socialist të shurdhuar nga buritë e fitores askush nuk dëgjon nga ai vesh, sepse tani janë zgjedhjet në partinë demokratike dhe vetëm në kohë zgjedhjesh hapet një çast ameba që të futet solucioni rigjallërues, sepse … ?.

Profesori gjithashtu shkruan se intelektualet e PD-së, duhet ti imponojnë lidershipit demokratizimin e partisë.

?Ky është mekanizmi i zgjidhjes sot, nesër mund të jetë një tjetër. A do të jenë në gjendje elektorati demokrat, a do jenë në gjendje kuadrot e partisë demokratike, intelektualët e partisë demokratike t’i imponojnë demokratizimin e partisë lidershipit dhe kandidatëve? Kjo varet prej tyre, nuk e di unë. Apo do të vihen në gjumë nga aparatçikët lokalë që të kënaqur thjesht duke pritur që ndonjë ditë t’u bjerë në dhëmbë ndonjë kockë pushteti lokal thonë rrimë e presim se kreu i partisë do të kujtohet ndonjë ditë që i kemi qendruar “besnikë” në kohë të vështira dhe do të na hedhi ndonjë kockë! Se ata sa për Shqipëri, elektorat, të mirë publike mendojnë në fund fare, fare, fare, atje tej në horizontin e madh ku gëja duket e vogël sa një 5 leksh! Ja mik i nderuar, përndryshe le të dëgjojnë anonimsit, ata që hedhin gurin e fshehin dorën, delirantët, ose edhe ata që shkruajnë me stilin e Luftës së Dytë botërore kodra pas bregut!?-përfundon Artan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga