Covid-19/ Kroacia ndihmon Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës
Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës k...
Devijimi i aeroplanit të kompanisë Ryanair në Bjellorusi, i cili fluturonte drejt Lituanisë dhe çoi në arrestimin e një gazetari opozitar pasagjer në avion, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe thirrje për sanksione të ashpra kundër ish vendit të Bashkimit Sovjetik. Por çfarë ndodhi dhe cilat mund të jenë pasojat e incidentit?
ÇFARË NDODHI ?
Aeroplani i kompanisë Ryanair që po udhëtonte të dielën nga Athina për në Lituani, ishte në hapësirën ajrore bjelloruse, rreth 10 kilometra nga kufiri lituanez kur ndryshoi drejtimin dhe u kthye për në kryeqyetin bjellorus të Minskut.
Kompania ajrore Ryanair tha se zyrtarët ajrorë të Bjellorusisë njoftuan pilotin se kishte një kërcënim për bombë në avion dhe e urdhëruan atë të ulej në Minsk. Ushtria bjelloruse dërgoi një avion luftarak MiG-29 në një përpjekje të dukshme për të detyruar ekuipazhin e avionit që të respektojë urdhërat nga komanda bjelloruse e fluturimeve.
Menjëherë sapo aeroplani u ul, agjentët bjellorusë të sigurisë arrestuan blogerin Raman Pratasevich, i cili drejtoi një aplikacion të njohur mesazhes që ndihmoi në organizimin e demonstratave masive kundër Presidentit Alexander Lukashenko, udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë. Ata morën edhe Sofia Sapegan, të dashurën e gazetarit e cila studion në një universitet në Vilnus.
Agjentët me qen kontrolluan avionin dhe bagazhet e pasagjerëve dhe përfundimisht lejuan avionin disa orë më pas të vazhdonte udhëtimin drejt Vilnusit.
Drejtuesi i kompanisë Ryanair Michael O?Leary e përshkroi veprimin si, ?një rast rrëmbimi i sponsorizuar nga shteti … pirateri e sponsorizuar nga shteti.?
PSE E BËRI KËTË BJELLORUSIA?
Kjo u bë për të arrestuar gazetarin Pratasevich, një aktivist 26-vjeçar që u largua nga Bjellorusia në vitin 2019 dhe akuzohet nga ai vend për nxitje të trazirave.
Ai ishte bloger si dhe bashkëthemelues dhe redaktor i Nexta, një kanal i njohur në aplikacionin e mesazheve Telegram, i cili ishte një faktor i rëndësishëm në organizimin e protestave në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020.
Lukashenko, i cili ka drejtuar me grusht të hekurt vendin me 9.3 milion banorë për më shumë se një çerek shekulli, u shpall fitues, por opozita dhe disa punonjës të zgjedhjeve thanë se vota ishte manipuluar. Kjo u shoqërua me disa muaj protesta, duke nxjerrë në skenë sfidën më të fuqishme për sundimin e Lukashekos që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 1994 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Autoritetet bjelloruse kanë shtypur brutalisht protestuesit. Më shumë se 34,000 njerëz janë arrestuar që nga gushti, përfshirë aktivistë të opozitës, dhe mijëra të tjerë janë rrahur dhe abuzuar nga policia në përpjekje për të shtypur protestat.
REAGIMI NDËRKOMBËTAR
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti ?tronditës? incidentin dhe bëri thirrje për lirimin e gazetarit Pratasevich.
Bashkimi Evropian e thirri në takim ambasadorin e Bjellorusisë për të dënuar aktin kundër avionit të pasagjerëve, i cili po udhëtonte midis dy shteteve anëtare të bllokut.
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen tha se veprimi përbën ?rrëmbim? ndërsa Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda e quajti atë, ?një akt terrorist të sponsorizuar nga shteti.?
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya i bëri thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për të filluar hetimet. Organizata më vonë tha se ishte ?shumë e shqetësuar nga ulja e detyruar? e avionit.
Një samit i Bashkimi Evropian po shqyrton një përgjigje të fortë, madje edhe pas sanksioneve të mëparshme kundër zyrtarëve bjellorusë të përfshirë në manipulimet zgjedhore të gushtit dhe shtypjen e protestuesve.
Disa udhëheqës evropianë bënë thirrje që Bjellorusisë t?i hiqen të drejtat e fluturimit në BE dhe përjashtimin nga ngjarjet sportive.
Bjellorusia mund të mbështetet nga sponsorizuesi dhe aleati kryesor Rusia, e cila i ka ofruar mbështetje politike dhe financiare qeverisë së Lukashenkos mes protestave./voa
Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës k...
Behram Vitia 65 vjeç, me padurim pret që ta marrë vaksinën k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton për në...
Zyrtarët shëndetësorë në Kosovë kanë regjistruar të hënën nj...
Udhëheqësit e zemëruar të Bashkimit Evropian do të shqyrtojn...
Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm”...
Do të ketë implikime serioze për “veprimin misterioz” që ndë...
Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Itali, ku n...
Në vitet 80-të Greqia konsiderohej si avokate e palestinezëv...
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërm...
Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi gjatë ...
Ka shkuar në 13 numri i viktimave në Itali ku një kabinë tel...
Britania e Madhe ishte model suksesi për shpejtësinë e vaksi...
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar ...
Kryetari i parlamentit të Iranit tha të dielën se inspektorë...
Policia izraelite shoqëroi të dielën më shumë se 120 vizitor...
Peshkatarët në Gaza u kthyen në det ditën e shtunë, pasi arm...
Rexhep Mula nga fshati Gërdoc, rreth 30 kilometra larg kryeq...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...