LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

663 denoncime për gjyqtarët e prokurorët/ Institucionet e Vettingut mbushen me akuza

24 Maj 2021, 08:19, Vetingu CNA
663 denoncime për gjyqtarët e prokurorët/ Institucionet e

Procesi i Vettingut e ka zanafillën në vitin 2017, kohë kur u krijuan edhe institucionet për hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kur kanë kaluar mbi 3 vite, gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë hetuar nga Vettingu kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë.

Pa llogaritur, këtu gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë dorëheqjen, në prag Vettingu, apo kur i janë nënshtruar Vettingut.

Pjesa më e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shkarkuar për shkak të pasurisë së dyshimtë dhe mos-justifikimin e saj para komisionit të Vettingut dhe një pjesë e vogël për arsye profesionale.

125 gjyqtarë e prokurorë, shkarkohet në 3 vite

Nga Shkurti i vitit 2018 deri në Prill të vitit 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë 354 vendime për gjyqtarë e prokurorë.

Prej tyre 149 gjyqtarë apo prokurorë janë konfirmuar në detyrë, ndërsa janë shkarkuar 125 prej tyre.

Pra, thuajse gati gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë dalë jashtë sistemit.

Ndërsa është ndërprerë procesi, me vendim të KPK-së, për 80 gjyqtarë e prokurorë. Bëhet fjalë për gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë dhënë dorëheqjen sapo kanë nisur hetimet-Vetting për ta.

Pas vendimeve të KPK janë rekomanduar për shkarkim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit 18 gjyqtarë apo prokurorë.

Nga 354 vendime të KPK-së, janë shqyrtuar nga Komisioneri Publik përgjatë periudhës Shkurt 2018-Prill 2021, 345 prej tyre.

Nga këto vendimi, IKP ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit 51 vendime, ku 9 prej tyrë janë në proces gjyqësor.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, po gjatë të njëjtës periudhë janë shqyrtuar 25 ankimime të Komisionerit Publik.

Denoncime nga publiku

Në Institucionin e Komisionerit Publik, nuk kanë munguar denoncimet për gjyqtarë e prokurorë ashtu si shkallën e parë dhe të dytë të Vettingut.

Në total janë 663 denoncime që kanë mbërritur pranë IKP, në një periudhë tre vjeçare.

Nga muaji Shkurt ?Dhjetor 2018, numri i denoncimeve nga publike ka qenë 71.

Ndërsa përgjatë vitit 2019, denoncimet nga publike kapin një shifër rekord, 361 të tillë. Pra pothuajse çdo ditë të vitit qytetarët kanë denoncuar gjyqtarë e prokurorë, pranë Komisionerit Publik, në lidhje me vendimet që ata kanë marrë në procese të ndryshme gjyqësore dhe hetimore.

165 denoncime nga publiku, janë regjistruar përgjatë viti 2020 dhe vetëm në katër mujat e parë të këtij viti, pra Janr-Prill, në IKP, kanë mbërritur 66 denoncime nga qytetarët./CNA.al

Lajmet e fundit nga