LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do marrë dozën e Sinovac

23 Maj 2021, 12:37, Lifestyle CNA
Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do

Kanë mbërritur pak më parë në Aeroportin e Rinasit, 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac.

Për të pritur këtë sasi, në aeroport të pranishëm ishin dy ministrat, ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Manastirliu theksoi se doza e mbërritur do të shërbejë për grupmoshat të cilat deri më tani kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, ndërsa shtoi, se synohet të ulet fasha e grupmoshave që vaksinohen, duke nisur me punonjësit e transportit publik.

?Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac. Këto janë pjesë të programit të dytë të marrëveshjes që është bërë nga qeveria. Kjo do të përdoret nga personat që kanë marrë vaksinën e parë dhe vaksinimi do të nisë dhe me dozën e dytë. Numri i vaksinimeve deri ditën e djeshme është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës.

Jemi në grupmoshën plus 60. Po vaksinojmë dhe me të gjithë punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e strukturave hotelerie për të lehtësuar sezonin turistik. Do të përfshijmë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e normalizuar, ka një numër të qëndrueshëm të rasteve aktive, kjo edhe për faktin që vaksinimi masiv po jep efektin e vet. Është vendi për të treguar sukses.

Duke filluar nga dita e nesërme, sërish mbërrijnë vaksina, nga Pfizer. Arrijnë dhe 40 mijë vaksina të AstraZenecas. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit duke ulur dhe grupmoshën?, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa ministri Ahmetaj, sigurimin e vaksinave, ia faturoi si sukses qeverisë, e cila sipas tij, ka arritur të fitojë këtë betejë ndaj virusit.

?Sot është moment i duhur relfektimi për t?iu kthyer mbrapsht betejës sonë me COVID-19.

Këtë betëjë e kemi fituar, vëmendja duhet të vazhdojë. Plani i vaksinimit është i furnizuar jo vetëm me vaksina Sinovac, Pfizer dhe AstraZencea por edhe më tej. Sot nuk mungon asnjë vaksinë. Është premtim i mbajtur, e themi sot, pas datës 25 prill. S?ka të bëjë me zgjedhjet, por me atë që do të bëjë një qeveri?, tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga