Connect with Us

Reportazh/ Bujtina Leon, vendi që nuk duhet lënë pa vizituar në Korçë

Kultura

Reportazh/ Bujtina Leon, vendi që nuk duhet lënë pa vizituar në Korçë

Publikuar

-

Sapo dëgjojmë të thuhet “Korçë” menjëherë mendja na shkon tek atraksionet e saj, tek kultura dhe tradita e ndërthurrur në çdo cep të qytetit e në çdo rrugë me kalldrëm që shkelim.

Korça ka zgjedhur të ofrojë një turizëm ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në Shqipëri, një turizëm që le mbresa tek çdo visitor dhe që e bën këtë qytet të paharrueshëm e të dëshiruar për t’u rivizituar. Gjatë viteve të fundit, qytetarët e Korçës, qofshin ata njerëz të thjeshtë apo biznesmenë, kanë investuar në hapjen e bujtinave, shtëpive pritëse dhe hoteleve.

Por me plot gojë mund të themi se atë çka ofron një bujtinë, kurrsësi nuk mund ta gjejmë në një hotel, qoftë ai me 5 yje. Arsyet se pse kemi vendosur të vizitojmë një bujtinë karakteristike korçare do t’i lemë të kuptohen gjatë leximit të këtij reportazhi, të bërë me shumë kënaqësi e dëshirë nga stafi i CNA.al.

Bujtina Leon

Pikëreferimi i të gjithë vizitorëve sapo mbërrijnë në Korçë, për të parë qytetin për herë të parë, është pikërisht Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, e fare pranë saj ndodhet Bujtina Leon, në një rrugicë me kalldrëm, e cila që në pamje të parë të sjell një panoramë ndryshe nga rrugët e çdo qytetit tjetër të shtruara me asfalt.

Në krah të djathtë të Katedrales, do të duhet vetëm 50 metër ecje në këmbë për të mbërritur në bujtinë, një ndërtesë lehtësisht e dallueshme, e gjitha e ndërtuar me gur dhe dru. Sapo i afrohemi ndërtesës ajo që bie në sy fillimisht është dera e madhe prej hekuri, me dy kolonat anësore ku mbi to qëndrojnë “kryelartë” skulpturat e dy luanëve, e anës derës muri rrethues prej gurësh në formë mozaikësh dhe kangjëllat në formë shigjetash.

Pasi kemi hedhur hapin e parë për t’u futur brenda bujtinës, ndeshemi më një oborr plot gjallëri e ngjyra, veçanërisht tani në pranverë ku rrezet e diellit të mbulojnë e të ngrohin shpirtin. Oborri i bujtinës i ngjan më së miri një oborri shtëpie, për të përcjellë ndjesinë e të qënurit në një vend komod dhe të krijon përshtypjen e një mikpritjeje ndonëse pa takuar ende askënd aty. Prej disa minutash po sodisim pamjen e këndshme, me cicërimat e zogjve, larg zhurmës së makinave dhe bareve që ndodhen në qendër të qytetit. Gjelbërimi që të kap syri që prej vazove të shumta të vendosura anë e mbanë, dhe degët e rrushit që për pak kohë do të mbulojnë të gjithë oborrin e do t’i japin pamjen e një kopshti, ku në të nuk mungojnë as disa breshka që nga tradita korçare thuhet se janë fatsjellëse për banorët që i mbajnë në shtëpi.

Vendosim të hyjmë brenda bujtinës, aty ku takohemi me pronarin e saj, Olsi Xhamballo i cili na mirëpret me gota çaji mali të përgatitura nga vetë ai, dhe i gatshëm për të na shuar kuriozitetet tona mbi çdo detaj që gjendet në ambjentet e bujtinës. Gjëja e parë që na shkoi në mendje ishte “Pse e gjithë ndërtesa e ndërtuar me gur dhe dru”.

Bujtina, monument kulture ndërtuar në vitin 1844

Olsi na tregon se kjo ndërtesë që sot është kthyer në bujtinë, është monument kulture e kategorisë së parë dhe ndërtimi i saj është bërë në vitin 1844. Kjo ndërtesë është trashëguar nga babai i tij, dhe Olsi pasi studioi në Amerikë për hoteleri u kthye në vendlindje për t’a hapur bujtinën e cila me vlerat e mëdha kulturore që mbartte, u vlerësua si monument kulture. Stili arkitekturor është mjaft i veçantë dhe i rrallë, një stil otoman ku edhe çatia është ngritur 1m nga muri.

Shkallët që të cojnë në kat të dytë janë gjithashtu prej druri po ashtu edhe dritaret, dyert, karriget nëpër dhoma. Por këto nuk janë të vetmet pjesë që e dallojnë bujtinën nga të tjerat.

“Cilat janë orenditë më me vlerë që mund të gjenden vetëm në bujtina” do të lindte pyetja. Olsi e fillon me musëndrat 200 vjeçare, që korçarët i përdornin për të vëndosur batanijet, jorganët dhe rrobat e gjumit në ato kohë.

Ndër të tjera, në bujtinë gjen edhe sëndykët, ku shumë vjet më parë, përdoreshin për të vendosur pajën e bijave, gjërat e cmuara si varesët e floririt si edhe monedha floriri që rrallë gjenden në ditët e sotme.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët kati i tretë i një pallati në Korçë

Karakteristikat

Qypat prej balte, që ndryshe i quajmë prej qeramike, nuk mungojnë në bujtinën Leon. Janë disa qypa të mëdhenj që janë vendosur në oborr si pjesë e traditës korçare, dhe në qilar, për të mbajtur zahiretë e dimrit (domatet turshi, lakër arme) dhe bulmetin ( gjalpin e bërë vetë, djathin, gjizën). Në ambjentin pritës ku nuk mungon oxhaku dhe zjarri i ditëve të dimrit, gjejmë rreth e rrotull tij ibrikët, kacitë dhe xhezvet e bakrit për kafetë turke që çdo visitor nuk e le pa provuar.

Bujtina Leon ka në total 6 dhoma, por ndryshe nga një hotel i thjeshtë apo luksoz, ato janë karakteristike për mënyrën e arredimit. Në çdo dhomë të saj nuk mungojnë qilimat prej leshi të punuara me dorë, me shumëllojshmëri ngjyrash dhe me forma mozaiku, të cilat tregojnë motive shqiptare që çdo turist i huaj i sheh për herë të parë, e ndërsa turistët shqiptarë kërkojnë të njihen më tepër. Vlen për t’u përmendur se është bashkëshortja e Olsit ajo që ka punuar perdet dhe centrot që janë vendosur nëpër dhoma.

Tavanet e dhomave janë punuar me një stil të veçantë nga mjeshtra të punimit të drurit, ku abazhurët janë vendosur në mës të dhomave me një tjetër stil punimi të drurit që e dallon nga tavani. Në dritaret prej druri janë vendosur perde të punuara me grep, një lloj punimi që haset edhe në mbulesat e tryezave, komodinave, por edhe në çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve.

Bujtinat e Korçës ofrojnë vetëm mëngjesin për klientët e tyre, ashtu si ndodh edhe me Olsin i cili kujdeset deri në detaje që mëngjesi të jetë sa më i shijshëm dhe i bollshëm, por pa harruar të servirë gatimet tradicionale korçare.

Ushqimi

Ai na tregon se në stinën e dimrit, shërbehen petkat, trahanaja dhe dromkat, gatime që s’mund të lihen pa provuar. E tani në pranverë për vizitorët ofrohen petullat e fshira, lloje të ndryshme reçeli si ai i qershisë, luleshtrydhes dhe kumbullës, e krahas tyre edhe bulmeti i zonës.

Ajo çka e bën të veçantë mëngjesin, nuk janë vetëm gatimet e shumta e të shijshme, por fakti se ato gatuhen dhe shërbehen në moment. Vizitorëve nuk do t’u duhet të presin shumë për të patur mëngjesin gati në çdo orë që ata dëshirojnë, e kjo është ajo që i shtyn më tepër të kalojnë fundjavën në bujtina e jo në një hotel.

Olsi tregon se me turistët ka rruajtur traditën duke u shërbyer çajin e malit bio, dhe rakinë e rrushit të prodhuar vetë, që smungon në asnjë shtëpi. Një mikpritje e tillë mund të ofrohet vetëm nga qytetarët e Korçës, të cilët vendosin kulturën korçare para çdo gjëje tjetër kur takohen me njerëz të rinj, në mënyrë që t’u lenë atyre mbresa e për t’i rikthyer sërish.

Ndër arsyet që të bën të vizitosh një bujtinë, krahas mikpritjes, është edhe që mund të bisedosh lirshëm më vizitorët, qoftë duke konsumuar një gotë çaj, apo edhe vetë vizitorët mes tyre që shkëmbejnë eksperiencat e udhëtimeve brenda Shqipërisë. Në dhomën e pritjes, ndodhet një kënd i vogël librash që ka një domethënie të veçantë nga turistët e huaj. Sipas asaj që na tregon Olsi, të huajt e kanë si traditë që një libër që kanë filluar të lexojnë gjatë udhëtimit të tyre, nëse arrijnë ta mbarojnë në një bar, restorant, hotel, duhet ta lenë atë libër si kujtim prej tyre.

Kjo ndodh shpesh në bujtinën e Olsit, pasi shumë turistë të huaj kanë lënë te këndi disa prej librave të tyre.

E ndonëse pandemia ka ulur ndjeshëm vizitorët, duket se tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit dhe Olsi tregohet optimist për sa i përket ecurisë së turizmit në Korçën që aq shumë e duam. Si duket, as pandemia pavarësisht vështirësive të mëdha që krijoi, nuk e mbyti dot traditën. Bujtinat në Korçë ndonëse kanë punuar pak gjatë kësaj periudhe, treguan që janë një prej bizneseve që i mbijetojnë kohës.

Për pronontime, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 069 436 6504. Bujtina Leon ndodhet në rrugën Shpresa Palla, lagjja 3, nr.14./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Ernest Hemingway dhe brezi i humbur shqiptar!

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Bledar Kurti

21 Korriku është datëlindja e shkrimtarit të madh amerikan Ernest Hemingway! Lexuesit e veprave të tij pluskojnë bashkë me të përtej kohërave dhe hapësirës në frymën e artit, aventurës, kulturës, fjalës, sfidës, jetës, luftës, vdekjes dhe humbjes.

Nuk është e rastësishme që lexuesit dhe admiruesit e tij në Shqipëri janë të shumtë. Kjo nuk ka të bëjë as me Lamtumirë Armë, Plaku dhe Deti, as me Kopshti i Edenit, apo vepra të tjera, ka të bëjë edhe me shpirtin e Hemigway-t, me rrugëtimin e tij për të gjetur lumturinë dhe prehjen. Ka të bëjë me aventurat e tij të jetës; përpjekjet për të parë dritën përtej ferrit të dy luftërave botërore; me ngjyrat e mrekullueshme të peizazheve të ndryshme ku ai jetoi; me shijet e ëmbla, hidhëta e tharta të alkoolit që pinte në aventurat e tij në mbarë botën; me ajrin e lirisë afrikane, parisiene, spanjolle apo kubane me të cilin ai mbushte mushkëritë dhe zemrën e trishtuar nga makthet botërore të shekullit të njëzetë, i cili, për ironi, edhe pse ishte shekulli më modern dhe më i emancipuar i mbarë historisë së njerëzimit, prodhoi luftërat më të mëdha të të gjitha kohëve dhe mori tre herë më shumë jetë sa të gjitha luftërat e mëparshme të njerëzimit.

Përse e pëlqejnë Hemigway-n intelektualët dhe rinia shqiptare? A jemi edhe ne brez i humbur sikurse ai? Absolutisht po! Ata që kanë lindur në komunizëm e dinë fare mirë që ai regjim na injektoi vaksinën kundër shpresës! Sot, është bërë e modës të pimë ndonjë koktej gjatë darkave por ne që lindëm gjatë atij terri na u injektua në gjak një koktej helmesh, për të patur frikë, për të mos guxuar, për ta kthyer gjithmonë kokën pas sepse gjithmonë është dikush që të ndjek, dikush që të përgjon, është vdekja që të pret dhe jo jeta që nuk ekziston. Frika ishte qumështi i gjirit, dhe makthi ishte abetarja jonë.

Të rinjtë shqiptarë që lindën pas ferrit komunist, nuk arritën të shpëtojnë, sepse post-komunizmi shqiptar nuk solli liri por vetëm purgator. Në vend të ninullave të rinjtë dëgjuan fjalimet e komunistëve me maska progresistësh, të cilët vazhdojnë edhe sot në çdo hapësirë të jetës shqiptare. Duke depërtuar deri në kthinat më të thella të shpirtit.

Kësisoj, të rinjtë e dinë se jetojnë në një vend të humbur, që janë një brez i humbur, ndaj edhe përdorin veprat e Hemigway-t të fluturojnë përtej kontinenteve, të ulen përmes librit në një bar në Venecia, Paris, Barcelonë, apo të pinë një Papa Doble në Havana, të brohorasin Ole në një ndeshje demash në Piazza del Toro, të zgjohen më pamjen madhështore të Kilimanxharos, apo të gjuajnë për peshk në ujërat e kristalta të Karaibeve.

LEXO EDHE:  Peleshi: Zyrtare, s’ka TEC në Korçë

LEXO EDHE:  Drejtonte makinën pa leje drejtimi/ Arrestohet 21 vjeçari

Të rinjtë shqiptarë janë biologjikisht të rinj por pleq në mendje, shpresa e shpirt. Ashtu si Santiago, edhe ata luftojnë me peshkaqenët për të siguruar bukën e gojës dhe për të ruajtur krenarinë. Peshkaqenët shqiptarë, ata që e kanë shkatërruar vendin prej tre dekadash, e do vazhdojnë ta shkatërrojnë deri sa brezi ynë, dhe të rinjtë tanë do vdesin, janë edhe më të egër se sa ata të veprës Plaku dhe Deti, sepse këta tanët janë kanibalë ndjenjash dhe varrmihës ëndrrash.

“Jeta e çdo njeriu mbaron njëlloj për të gjithë”, ka thënë Hemingway, “Janë vetëm detajet e jetës së tij, se si jetoi dhe se si vdiq, ato që e dallojnë njërin nga tjetri”. Shqiptarët e dinë që kanë lindur në një oturak, dhe vazhdojnë të notojnë në këtë oturak, ndaj edhe shumë intelektualë dhe të rinj refuzojnë të lindin dhe vdesin në këtë qoshe të pashpresë të globit. Ata e pranojnë të jenë nënshtetas shqiptarë, por zgjedhin të jenë qytetarë të botës. Ata refuzojnë retorikën dhe mentalitetin arkaik të atyre që mbajnë çelësat e këtij oturaku ballkanik, por zgjedhin të udhëtojnë në kohë, hapësirë dhe imagjinatë, përmes jetës tejet aventureske dhe veprave të jashtëzakonshme të Hemingway-t.

“Njeriu nuk është bërë për t’u mposhtur” shkruan ai te Plaku dhe Deti, “Njeriu mund të shkatërrohet por jo të mposhtet”. Edhe brezi i humbur shqiptar, të lindur gjatë ferrit komunist, të skllavëruar nga purgatori i tranzicionit tridhjetë vjeçar, e di që mund të shkatërrohet nga bastardët e historisë, por nuk mund të mposhtet kurrë nga ata, sepse ndonëse e gjithë Shqipëria mbetet e pushtuar nga varfëria, konsumohet nga babëzia, ku në vend të reve të shpresës pikon dhimbje ndërshekullore, në një rresht apo fletë të Hemingway-t mund ta mundësh barbarinë shqiptare, të shpëtosh nga mjegulla e kotësisë, dhe si me magji të transportohesh diku me atë, atje ku ajri është art dhe jo një erë kërme që të kujton se jeton në një tokë të shkretuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Voskopojë, rrezikohet Kisha e Shën Thanasit/ Drejtoria e Monumenteve të Kulturës jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e shiut ditën e djeshme. Kisha është ndërtuar në 1724, dhe është një nga kishat më të vjetra dhe më me vlerë të fshatit turistik, me një ansambël të pasur pikturash murale. Dëmtimet janë shënuar në çatinë e Kishës, në pjesën veriore, gati 30% e shembur, ndërsa 90% e çatisë është e amortizuar.

Pas dëmtimit pritet një ndërhyrje e përkohshme nga drejtoria e Monumenteve të Kulturës edhe pse kjo nuk është një zgjidhje për të shpëtuar Kishën.

Madje stina e rreshjeve rrezikon të thellojë dëmet. Edhe pse problematika është konstatuar më herët dhe degradimi i çatisë është bërë i njohur, ka qenë e pamundur të sigurohen financime, ndërsa punimet e kryera çdo vit për mirëmbajtje, kanë qenë të pamjaftueshme për të shmangur shembjen.

Drejtori i monumenteve në Korçë, Gjergji Koki thotë se Kisha e Shën Thanasit është një nga objektet në Voskopojë  e cila  ka më shumë nevojë për ndërhyrje emergjente.

Vitin e kaluar më saktë në periudhën e verës ne kemi evidentuar këtë situatë e cila ka agravuar. Për shkak të reshjeve të dimrit që sapo kaluam dhe kemi përditësuar edhe projektin e restuataurimit i cili është miratuar në Këshillin Kombëtar të restaurimit vitin e kaluar, duke evidentuar të gjitha problematikat, që ne i kemi paraprirë për të mos ndodhur kjo situata e sotme.

Për shkak të prioriteteve që ka pasur Ministria e Kulturës dhe Qeveria shqiptare për shkak të tërmeteve të shumta që ranë dhe ka pasur objekte të tjera më “SOS”,  se Kisha e Shën Thanasit ,është parë e arsYeshme që të financohen objekte të tjera që kanë qenë më prooritare”, është shprehur Koki.

LEXO EDHE:  Moti i keq në Korçë/ Rrëzohet mbi makinë shtylla e tensionit të lartë

Kryesisht në këtë objekt janë bërë ndërhyrje restauruese mirbajtjeje per rreth 6 vite, në hajat dhe në çati dhe rreth 90 % e çatisë është e degraduar si dhe janë kalbur gjithë elementët e drurit në brendësi të saj, ka açedim të rasave.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/Plagoset 29-vjeçari

Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme me vlera të vogla financiare  është shtyrë më tej, kjo situatë, por për shkak të rreshjeve është shembur pjesa veriore e Kishës, e cila është në gjendje SOS.

Kisha e Shën Thanasit është një nga objektet më të rendesishme që ne kemi në Voskopojë në administrim, pasi piktuara murale në brendësi të saj e pikturuar në 1741 është në gjendje më të mirë nga të gjotja objektet e tjera.

Pasi në vitin 2010 është restauruar çatia me njq fond nga Kisha ortodokse dhe ka pasir me 0ak lagështi se cdo në Voskopojë paraqitet shumë e mirë piktura murale.

Për shkak të kushteve atmosferike, të reshjeve çatia është shembur në masën 30 % të masës mbuluese. Ne sot do të kryejme mirëbajtje provizore, një shtresë mbuluese për të shmangur depërtimin e ujit në brendësi të Kishës, por ajo do një zgjidhje të përhershme, restaurimin e gjithë çatisë. Projekti është realizuar, do e përditësojmë me situatën aktuale dhe  presim një financim nga ana e Ministrisë së Kulturës pasi situata këtu është SOS” është shprehur më tej Drejtori i Monumenteve Kulturore në Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Festivali i Filmit në Kanë/ Ja kush e rrëmbeu çmimin “Palma e Artë”

Publikuar

-

Nga

Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisores franceze Julia Ducournau është shpallur fituesi i “Palmës së Artë”.

Ky është rasti i parë që prej vitit 1993 që çmimin për filmin më të mirë e fiton një regjisore femër.

Filmi, cili konsiderohej edhe favoriti kryesor, “Drive my car” i regjisorit japonez Ryusuke Hamaguchi, mori çmimin për skenarin më të mirë, ndërsa Caleb Landry Jones u shpall “Aktori më i mirë” për rolin në filmin “Nitram”.
Aktorja më e mirë u shpall Renate Reinsve me rolin e saj në filmin “Personi më i keq në botë”, ndërsa çmimi i jurisë shkoi për për thrilerin psikologjik “Haberech” të një regjisori izraelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE