Connect with Us

Paqja mes Izraelit dhe palestinezëve/ Emiratet të gatshme të ndërmjetësojnë

Bota

Paqja mes Izraelit dhe palestinezëve/ Emiratet të gatshme të ndërmjetësojnë

Publikuar

-

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërmjetësojnë arritjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Princi i Kurorës së Abu Dabit, sheiku Mohammed bin Zayed al-Nahyan i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Siri, shteti i të cilit, me ndihmën e SHBA-së, ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi të premten dhe nuk ka raportime që grupi militant, Hamas apo ushtria Izraelite ka kryer ndonjë shkelje të tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që vitin e kaluar normalizuan raportet me Izraelin, “janë të gatshme që të punojnë me të gjitha palët që të respektohet armëpushimi dhe të shikohen edhe mënyra të reja për të zvogëluar përshkallëzimin dhe për të arritur paqen”, citohet të ketë thënë Princi i Kurorës.

LEXO EDHE:  Kush janë 5 çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Palestinës?

Princi i Kurorës gjatë kësaj bisedime me presidentin egjiptian, po ashtu ka theksuar se për t’u arritur një gjë e tillë “duhen përpjekje shtesë, veçmas nga liderët izraelitë dhe palestinezë”.

Marrëveshjet për normalizim me Izraelin, që vitin e kaluar nënshkuran Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, e që u pasuan nga Sudani dhe Maroku, u dënuan nga palestinezët, duke thënë se me këto veprime, këto shtete braktisën pozicionin e unifikuar, sipas të cilit, shtetet arabe kërkojnë që paqja të arrihet vetëm përmes zgjidhjes me dy shtete. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nuk pranuan të vaksinohen/ Pezullohen nga puna rreth 3000 mjekë e infermierë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.

Rregulli i ri, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bën vaksinimin të detyrueshëm për të 2.7 milionë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të shtëpive të pleqve dhe të shërbimit të zjarrfikësve.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha të enjten se “shumica e pezullimeve janë vetëm të përkohshme”.

Shumë prej tyre tani janë dakord të vaksinohen, sepse “e shohin se vaksinimi i detyrueshëm është realitet”, tha ai.

Rregulli vlen për të gjithë mjekët, infermierët, stafin e zyrave dhe vullnetarët.

LEXO EDHE:  Abbas: Palestina nuk dëshiron dhunë

LEXO EDHE:  Kush janë 5 çështjet e pazgjidhura midis Izraelit dhe Palestinës?



Vendet në Evropë do të nisin me doza përforcuese të vaksinave

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar punonjësit për ndryshim të rregullit qysh më 12 korrik, duke u thënë se duhet të marrin së paku një dozë të vaksinës deri më 15 shtator ose të japin dorëheqje nga puna e tyre.

Muajin e kaluar, disa punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zjarrfikës në Francë kanë protestuar kundër këtij rregulli.

Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Osmani në Berlin/ Investohuni për ne, e jo për stabilokraci

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mbështetje më të fortë për Kosovën. Në ditën e dytë të takimeve të saj të mërkurën, ajo pati edhe një prezantim për publikun me ambasadorin, Wolfgang Ischinger.

Në ditën dytë të vizitës së parë zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u takua me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por dy institucionet i bënë të ditura temat e bisedës nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Patëm një bisedë të hollësishme për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun me Serbinë. Me rëndësi është që Kosova të vijojë axhendën e reformave, Gjermania e mbështet atë plotësisht”, bëri të ditur në rrjetin Twitter Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Ndërsa presidentja Osmani e vuri theksin te lidhjet e forta të Kosovës me Gjermaninë:  “Në një shkëmbim dypalësh me ministrin gjerman Maas theksova se Kosova do të mbetet gjithmonë një partnere e besueshme e Gjermanisë, që vlerëson jo vetëm mbështetjen historike, por gjithashtu pret që të hapen kapituj të rinj bashkëpunimi”.

 

Më parë, në drekë, Osmani kishte pasur një prezantim në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, (DGAP) , moderuar nga eksperti për Ballkanin, Milan  Niç dhe në prani të ambasadorit gjerman, Wolfgang Ischinger

Ballkani i Hapur rrezik për rajonin

Osmani bëri aty një panoramë të situatës aktuale në Kosovë, sfidat me reformat dhe përballjen e pandemisë. Kur erdhi puna te bashkëpunimi rajonal, ajo shfrytëzoi rastin ta kritikonte edhe një herë nismën Ballkani i Hapur: “Nuk  është vetëm e rrezikshme, por ajo po e vonon integrimin në rajon,” tha Osmani. “Ajo kujtoi se tre shtete e kanë refuzuar, dhe se kjo nismë qysh në krye të herës nuk ishte bërë për të përfshirë Kosovën:

“Kjo nismë që është nisur në Novi Sad të Serbisë, nuk ka pasur kurrë ndër mend të përfshijë Kosovën”, tha Osmani. Ajo shtoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për integrimin e Kosovës në BE.

Wolfgang Ischinger, Milan Nič dhe Vjosa Osmani ne Këshillin Gjerman per Marrëdhënie me Jashtë.



“Sa i përket dialogut me Serbinë, si unë, ashtu edhe kryeministri i Kosovës kanë thënë se ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial të Kosovës e të lejojmë të krijohet një Republika Srpska e dytë në rajon”. Osmani tha, se “ka vetëm një zgjidhje që do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon: Dhe kjo është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”.

Jo Republika Srspka në Kosovë

LEXO EDHE:  Thirrja e Pompeos/ Më shumë shtete arabe të bëjnë paqe me Izraelin

LEXO EDHE:  Abbas: Palestina nuk dëshiron dhunë

Ajo u shpreh edhe një herë kundër krijimit të një Asociacioni të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive për Kosovën, siç është pjesë e marrëveshjes së negociuar në vitin 2015 në Bruksel, duke kujtuar se kështu ka filluar edhe Republika Srspka në Bosnjë Hercegovinë, dhe se një konstrukt i tillë është jo vetëm kundër kushtetutës së Kosovës, por edhe kundër vlerave demokratike.

Ajo  i bëri thirrje Gjermanisë dhe BE-së që ta mbështesë më shumë Kosovën::”Mos u investoni vetëm për stabilokraci, siç e keni bërë për 30 vjet, por investohuni për demokraci dhe vlera demokratike”, tha Osmani, duke pasur parasysh sidomos mbështetjen që i bën Gjermania presidentit të Serbisë, Alexandar Vuçiç.

Merkel ia ka bërë të gjatë Alexandar Vuçiçit se nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën, thotë ambasadori Ischinger. Angela Merkel, më 13 shtator 2021, në Beograd.

Wolfgang Ischinger, diplomat me një karrierë të gjatë të lidhur me Ballkanin dhe deri para pak kohësh drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih, kujtoi se në diplomaci shumë shpesh  më të rëndësishme janë faktet se perceptimet. Ai tha se Kosova duhet të jetë më aktive me nisma të veta, e të mos krijojë përshtypjen sikur nuk është e interesuar në një zgjidhje: “Koha është një instrument shumë i rëndësishëm i diplomacisë: Nuk ka në diplomaci asgjë të pamundur dhe çdo gjë është e mundshme”, tha Ischinger, duke kujtuar, se “Serbia ka më shumë kohë se Kosova për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën dhe se Kosova është në pozitë më të pafavorshme.

Serbia e di që duhet të njohë Kosovën

Ischinger kujtoi edhe një element tjetër të diplomacisë, duke sqaruar kështu politikën gjermane ndaj Serbisë: Mbështetja në publik nga njëra anë dhe kritika dhe kërkesa të qarta nga ana tjetër. Kështu vepron edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me Alexandar Vucic, tha Ischinger. “Ajo ia ka bërë të qartë atij se pa e zgjidhur konfliktin me Kosovën, pra, pa e njohur Serbinë, nuk do të hyjë në BE”. Ischinger tha se kjo politikë do të mbetet edhe pas zgjedhjeve në Gjermani, më 26 shtator.

Në ditën e tretë të vizitës në Berlin, Vjosa Osmani do të takohet në pasdite me përfaqësues të biznesit gjerman ku do të promovojë për më shumë investime në Kosovë. Të martën presidentja e Kosovës u prit nga homologu i saj gjerman Frank-Walter Steinmeier. /DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbetet shqetësuese situata në Kosovë/ Humbin jetën 14 persona

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Sitiuata e pandemisë së Covid-19 në Kosovë, vijon të mbetet shqetësuese. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit, nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.



LEXO EDHE:  Premtimet e Trump/ Investimet në ushtri i shërbejnë paqes

LEXO EDHE:  Abbas: Palestina nuk dëshiron dhunë

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE