Connect with Us

Italia fiton Eurovizion 2021/ Ja ku renditet Shqipëria

Showbizz

Italia fiton Eurovizion 2021/ Ja ku renditet Shqipëria

Publikuar

-

fiton eurovizion 2021/ Ja ku renditet Shqipëria

Mbrëmjen e sotme është mbyllur edicioni i 65-të i Eurovizion që u mbajt në Roterdam të Holandës.

Në garë në natën finale ishin 26 shtete, ku në vend të parë doli Italia. Grupi i rokut Maneskin me këngën “Zitti E Buoni” arriti të grumbullojë 524 pikë.

Në vend të dytë u rendit Franca me 499 pikë.

Dhe në vend të tretë Zvicra që përfaqësohej nga shqiptari Gjon’s Tears kapi vetëm 432 pikë.

Edhe pse Gjon’s Tears mori vlerësimin maksimal nga juria profesioniste, nuk siguroi shumicën e votave të publikut.

LEXO EDHE:  Zgjerimi i Bashkimit Europian/ Financial Times: Dy propozimet e Francës për të hequr veton në BE

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku.

I vetmi vend që vlerësoi me 12 pikë Shqipërinë ishte Malta.

Gara ishte e fortë dhe e ethshme deri në momentet e fundit, ndërsa i gjithë spektakli u mbajt me më pak pjesëmarrës për shkak të kushteve të pandemisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Një “bombë” e vërtetë/ Ana Kauri çmend ndjekësit me trupin perfekt

Publikuar

-

Nga

Një “bombë” e vërtetë/ Ana Kauri çmend ndjekësit me trupin perfekt

Ana Kauri është një nga vajzat më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja e Përputhen, pas festës së ditëlindjes, po shijon ditët e nxehta në bregdet.

Ish konkurrentja nuk i ka kursyer aspak pozat e nxehta me bikini ku në sy bien linjat e saj perfekte.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sindi hakmerret ndaj Muratit/ I nxjerr bojën edhe Olës

Publikuar

-

Nga

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet më të komentuara të Përputhen. E ftuar në emisionin “Në pranga”, ajo e ka cilësuar Muratin, me të cilin pati një pëlqim shumë të fortë në Përputhen, si njeriun më falso.

Sipas sindit lidhja me Olën ishte shoë dhe e stisur jo vetëm nga ata të duy. Ajo ka zbuluar se pas daljes nga Përputhen, murati dhe Ola nuk kanë patur fare komunikim me njëri-tjetrin, shkruajnë mediat.

LEXO EDHE:  Nata e parë e festivalit të Eurovizionit/ Izraeli “tallet” me të gjithë konkurrentët

Personi më falso nga të gjithë, sepse sa kohë isha unë bënte si i dashuruar pas meje, sepse asnjë nuk e ftonte në takim dhe kur erdhi dikush tjetër doli me atë personin tjetër.

Ola dhe Murati pasi kanë dalë nga emisioni nuk kanë folur më me njëri-tjetrin. Ishte show, ishte e stisur jo vetëm nga dy personazhet mund të them”, është shprehur Sindi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Mirë me vapën?”/ Luana Vjollca nuk kursehet me pozat “hot”

Publikuar

-

Nga

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 2 milion ndjekës në Instagram, ku ndan momentet e saj nga përditshmëria, setet e reja fotografike apo edhe projektet e saj.

Së fundi Vjollca shfaqet shumë seksi dhe provokouese teksa pozon me rroba banjo. E shtrirë në tokë dhe me poza mjaft joshëse, Luana ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj.

LEXO EDHE:  “Një vendim i vështirë por i domosdoshëm”/ Italia zgjat afatin e masave kufizuese

LEXO EDHE:  FOTO-Video/Policia italiane prezanton makinat e reja

“Mirë me vapën?”, shkruan Luana krahas fotove seksi, ku menjëherë kanë vërshuar komentet komplimentuese për moderatoren./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

LEXO TE PLOTE