Cilat janë burgjet me masat më të larta të sigurisë në botë
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Nektaria Stamouli ?Politico.eu?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian se ka pësuar një goditje të fortë në lidhje me imazhin që gëzon në Ballkan, dhe se do të humbasë më shumë terren ndaj fuqive rivale, në rast se nuk fillon së shpejti bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij dhe Shqipërinë.
Vendet anëtare të BE-së, ranë dakord më shumë se një vit më parë që të nisnin bisedimet me të dyja vendet, por procesi ka mbetur pezull, kryesisht sepse Bullgaria ia ka bllokuar rrugën
Maqedonisë së Veriut. Qeveria në Sofje, këmbëngul në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi gjuhën dhe historinë, përpara se të fillojnë bisedimet për anëtarësim.
Zhgënjimi me Bashkimi Evropian në rajon, është shtuar si pasojë e vonesave të bllokut në sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit për fqinjët e tij ballkanikë, duke i detyruar këta të fundit që t?i drejtohen Rusisë dhe Kinës për marrjen e vaksinave anti-Covid.
?Shumë çështje nuk ishin siç prisnin qytetarët tanë, dhe për këtë arsye është rritur edhe euro-skepticizmi?- deklaroi socialdemokrati Zaev në një intervistë për ?Politico.eu?.
Zaev tha se dështimi për të nisur bisedimet për anëtarësim, do të prekte jo vetëm vendin e tij dhe Shqipërinë, por edhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, që është tanimë i rrethuar nga anëtarët e BE-së, dhe ishte skena e një serie luftërash të përgjakshme në vitet 1990, kur po shpërbëhej Jugosllavia.
Nëse Bashkimi Evropian nuk do të mbajë premtimet e tij në rajon, kjo do t?i jepte më pak motivim Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në bisedimet e sponsorizuara nga vetë Brukseli, dhe ta bëjë më pak të mundur që Bosnja të ndërmarrë reformat e nevojshme, për të kërkuar më pas çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, argumentoi ai.
Dhe nëse ngadalësohet rrugëtimi i rajonit drejt BE-së, Zaev thotë se ?do të ketë më shumë hapësirë? për fuqitë e tjera, duke përmendur në veçanti Rusinë dhe Kinën. Gjithashtu Zaev, hodhi poshtë idenë e propozuar nga Komisioneri Evropian i Zgjerimit Oliver Verheli për të ecur përpara me bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë, ndërsa të lihet ende në pritje Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri maqedonas vuri në dukje se krerët e institucioneve evropiane, ashtu si edhe vendet e shumta anëtare të BE-së, deklaruan qartazi ditët e fundit se të dyja vendet duhet të ecin përpara së bashku. Gjermania, Sllovakia dhe Greqia, janë ndër vendet që e kanë bërë të qartë se nuk janë dakord me pikëpamjet e komisionerit hungarez.
?Ekziston një mesazh i qartë i mos-shkëputjes së 2 vendeve, dhe unë shpresoj që Bullgaria të jetë më në fund e arsyeshme?- shprehet më tej Zaev. Ai mendon se Varheli mund të ketë qenë duke u përpjekur që ta nxisë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për arritjen e një marrëveshje.
?Unë besoj gjithmonë tek qëllimet e mira, dhe besoj se ai do të donte të ushtronte presion mbi ne dhe Bullgarinë për të gjetur një zgjidhje, nëse është e mundur?-tha ai. Zaev u shpreh optimist se mund të arrihet t?i jepet fund ngërçit me Bullgarinë, duke i cilësuar si ?jo thelbësore? problemet midis Sofjes dhe Shkupit.
Megjithatë, qeveria e re e përkohshme në Bullgari, ka paralajmëruar se i mungon autoriteti për të ndryshuar qëndrimin e këtij vendi. Dhe ky qëndrim duket se do të zvogëlojë akoma më tej shanset që mosmarrëveshja të zgjidhet përpara qershorit, kur BE-ja shpreson të njoftojë fillimin e bisedimeve të pranimit më këto 2 vende.
Gjithsesi, Zaev shpreson që qeveritë më të fuqishme perëndimore, përfshirë administratën e re të presidentit amerikan Xho Bajden, të ndihmonin në zgjidhjen e ngërçit. Në rast se nuk ka ndonjë përparim, paralajmëroi ai, procesi i zgjerimit do të jetë i ngrirë për të paktën 1 vit e gjysmë, pasi zgjedhjet e reja do të mbahen në Bullgari, por edhe tek fuqitë e mëdha të BE-së, si në Gjermani dhe Francë.
Kjo do të ishte një goditje tjetër e fortë për Maqedoninë e Veriut, e cila ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në organizatat kryesore politike perëndimore, madje duke ndryshuar emrin e saj nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut, për t?i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të vjetër me Greqinë fqinje.
Ky ndryshim, i dha mundësi vendit që të anëtarësohet në NATO, por BE nuk e ka mbajtur ende premtimin e saj për nisjen e negociatave të anëtarësimit. ?Ne kemi bërë kaq shumë sakrifica. Dhe pas kësaj, BE nuk na shpërblen? Ky është një problem serioz.
Ne po tregojmë më shumë vlera dhe sjellje evropiane sesa vetë BE?- theksoi Zaev gjatë intervistës, dhënë në kohën kur vizitoi Athinën javën e kaluar, në fundin e një turneu diplomatik evropian.
?Ne jemi të pafat?- shtoi ai duke buzëqeshur me hidhërim, ndërsa risjell ndërmend vlerësimet që i janë dhënë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vjetër me Greqinë. ?Kam marrë kaq shumë çmime – nga Gjermania, Austria, të gjitha çmimet e mundshme. Vetëm çmimi që kemi pritur, integrimi në BE, nuk po vjen akoma?-shton ai.
Sondazhet e vitit të kaluar, treguan se mbështetja për anëtarësimin në BE, mbeti e lartë në Maqedoninë e Veriut, me plot 69 për qind. Gjithsesi, ajo tregon një rënie prej më shumë se 10 pikë përqindjeje brenda 6 viteve të fundit. Dhe Zaev tha se zhgënjimi ishte rritur ndjeshëm muajt e fundit, pas vonesave në shpërndarjen e vaksinave, por edhe për shkak të bllokimit të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.
Në lidhje me vaksinat anti-Covid, Zaev tha se qeveria e tij ka paguar një kosto jo të vogël politike, për shkak të besimit që kishte tek solidariteti i BE-së. ?Vaksinat erdhën shumë vonë. Ne pritëm shumë gjatë, dhe njerëzit po kërkonin përgjegjësi nga unë. Ishte një atmosferë vërtet e pakëndshme?- theksoi ai.
Qeveria e Zaev këmbënguli për muaj me radhë, se do të përdorte vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave e BE-së. Por në fund zgjodhi negociatat me Kinën dhe pranoi donacionet e vaksinave nga Serbia. Në fillim të këtij muaji, vetë Zaev mori dozën e vaksinën kineze Sinopharm, i shoqëruar nga ambasadori i Kinës në vendin e tij.
Dërgesa e parë e BE me vaksina për Maqedoninë e Veriut, arriti në Shkup vetëm në fillim të këtij muaji, e dorëzuar personalisht nga Komisioneri Verheli. Por pavarësisht nga të gjitha pengesat, Zaev thekson se është optimist që BE-ja mund të rifitojë sërish terrenin e humbur- nëse fillon së shpejti bisedimet e anëtarësimit.
?Zhgënjimi që u shfaq në 5-6 muajt e fundit, mund të rikuperohet me një mesazh të fortë për zgjerimin për ato vende që e meritojnë atë. Dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e meritojnë vërtet të hedhin hapin tjetër?-tha ai./CNA.al
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Nga Clare Nuttall “Intellinews”Sektorët e pasurive të patund...
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Avi Loeb “Scientific American”Këshilla ime për shkencëta...
Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”Një ...
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Nga Arthur C. BrooksNë “shënimet” e tij amerikane të vitit 1...
Nga Patrick Buchanan“Newsmax”“Ka shumë mënyra, përmes së cil...
Nga Jane Stannus “The Spectator”Ishujt Sejshell janë vendosu...
Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohu...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...