LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edith Harxhi si sfidante e Lulzim Bashës/ “Kam një avantazh shumë të madh", ja pika më e fortë

22 Maj 2021, 17:32, Politikë CNA
Edith Harxhi si sfidante e Lulzim Bashës/ “Kam një avantazh

Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka qenë e ftuar pasditen e sotme në ?Kjo javë?, ku ka folur për situatën politike.

Harxhi është e para grua që kandidon për në krye të PD, ndërsa ka sqaruar dhe ambicen e saj.

?PD ka patur 8-vjeçar mjaft shqetësues. Duke patur parasysh që PD është jashtë parlamentit për 2 vite. Është jashtë pushtet lokal e vendor. Kosto për PD dhe të marrëveshjes politike të 5 qershori, negociuar më parë, por Basha u fut me garanci të mëdha, garantoi dhe 2-3 ditë më parë zgjedhjeve se do mbronte votat.

Kërkuam reformë të thellë, kërkojmë reformë të thellë nga themelet të PD. Të ristrukturojmë gjithë partinë. Vendosi të më kandidonte mua dhe zotin Ibsen Elezi.

PD ka nevojë për rifreskim urgjent, gjithë politika ka nevojë për klasë të re politike. Demokratët duhet të shohin që ka 18 vite që e ka nisur këtë lëvizje dhe s?ka lëvizuar asnjëherë nga PD.

PD ka shumë vite që nuk është ajo e 90. Qëndroj fort te idealet e Lëvizjes Studentorë. Kam qenë besnike e PD për 30 vite, kam një avantazh shumë të madh që janë marrëdhëniet ndërkombëtare, aleatët, BE e SHBA. Jap kontribut shoqëror në Shqipëri pavarësisht se jam anëtare e PD.

Flas për Shqipërinë e kontribuoj për Shqipërinë. Asnjëherë nuk e fsheh që jam në PD, jam e djathtë në themele. Besoj tek principet, linja ideologjike të cilat janë tregu, meritokracia, besimi në zot, çështja kombëtare, euroatlanticizi. PD ka devijuar nga themelet, nuk është antikomuniste, as parti e ish-pronarëve?, tha Harxhi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga