Connect with Us

Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision/ Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve

Showbizz

Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision/ Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve

Publikuar

-

Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision/ Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve

Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2021, në Rotterdam të Holandës.

Plot 26 shtete do të konkurrojnë për vendin e parë, që njëherësh do të përcaktojë edhe vendin ku do të mbahet Eurovisioni vitin e ardhshëm.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet denjësisht nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila bëri një interpretim të shkëlqyer live në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, duke fituar votat e mjaftueshme për ta kualifikuar vendin e saj për në finalen e madhe.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Anxhela ka rrëfyer emocionet e natës së dytë, pas arritjes së momentit kulminant, atij të kualifikimit për në finalen e sotme.

Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, ka thënë Anxhela Peristeri.

Në natën e gjysmëfinales, ajo këndoi e 11-ta në renditje, ndërkohë që sipas shortit të hedhur për mbrëmjen finale, sonte artistja shqiptare do të ngjitet një skenë për të performuar e dyta.

LEXO EDHE:  Shqipëria në finalen e Eurovizion/ Zbulohet kur do të këndojë Jonida Maliqi

Për Telegrafin, Peristeri tregoi emocionet për performancën e sotme, duke bërë njëherësh thirrje për të gjithë shqiptarët e diasporës që të shprehin mbështetjen ndaj saj, duke votuar.

Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikën shqiptare. Jam shumë falënderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri.

Anxhela nuk është shqiptarja e vetme sivjet në finalen e Eurovision 2021, pasi edhe shteti i Zvicrës ka fatin të përfaqësohet nga një talent shqiptar dhe ai është artisti Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Gjoni gjithashtu në një intervistë për Telegrafin kishte treguar se e kishte për nder ta përfaqësonte Zvicrën, ndërsa thotë se po t’i jepej mundësia, me shumë qejf do të prezantonte në ndonjë të ardhme edhe Shqipërinë dhe Kosovën nëse fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Eurovision.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Pse nuk bie kurrë në dashuri?/ Enca habit ndjekësit me përgjigjen

Publikuar

-

Nga

Pse nuk bie kurrë në dashuri?/ Enca habit ndjekësit me përgjigjen

Enca Haxhia është një prej këngëtarëve e cila është folur shumë pak për jetën e saj private.

Deri më tani këngëtarja nuk ka bërë publike asnjë nga lidhjet e saj.

Në një postim në Instagram, Enca u është përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve për pyetje të ndryshme, ku një prej tyre e ka pyetur se pse nuk bie kurrë në dashuri.

LEXO EDHE:  Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finale

Këngëtarja i është përgjigjur se ajo bie në dashuri çdo ditë të jetës së saj.

LEXO EDHE:  “Mburrem që jam shqiptare”/ Afrona Dika krenare për origjinën

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ish konkurrentja e Përputhen shtatzënë?/ Fotot që ngritën dyshimet

Publikuar

-

Nga

E tradhtoi partneri/ Konkurrentja e Përputhen: E përjetova shumë keq, po bija në depresion

Fjorela Peto është një vajzat e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pasi u bë pjesë e emisionit Përputhen.

Peto u largua nga emisioni pasi deklaroi se e kishte gjetur njeriun e saj të zemrës jashtë. Që nga ajo kohë daljet e saj në publik kanë qenë të rralla, madje ajo nuk është bërë pjesë e festive që shpesh ish konkurrentët e Përputhen kanë realizuar.

Së fundi gjatë një vëzhgimi në rrjetet sociale, Fjorela shfaqet në disa foto me barkun e rrumbullakosur gjë që ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo është në pritje të ëmbël.

LEXO EDHE:  Anxhela Peristeri më në formë se kurrë më parë/ Ngre temperaturat me foton me bikini

Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, por fotot tregojnë barkun e rrumbullakosur të ish konkurrentes.

LEXO EDHE:  Anxhela Peristeri më në formë se kurrë më parë/ Ngre temperaturat me foton me bikini

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të jetë Fjorela ajo që të konfirmojë apo mohojë zërat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kejvina Kthella një “bishë” e vërtetë/ Nxjerr fotot me bikini dhe tregon format bombastike

Publikuar

-

Nga

Kejvina Kthella një “bishë” e vërtetë/ Nxjerr fotot me bikini dhe tregon format bombastike

Kejvina Kthella është një nga modelet më seksi shqiptare. Bukuroshja po shijon ditët e nxehta të verës në bregdet nga ku nuk mungojnë dhe fotot provokuese me bikini.

Së fundi modelja ka ndarë disa foto ku shfaqet me bikini dhe tregon format e saj perfekte.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE