Connect with Us

U fut në listën e zezë të SHBA/Arjan Çuri: A do shpallej Berisha non grata nëse zgjedhjet do i kishte fituar opozita?

Politikë

U fut në listën e zezë të SHBA/Arjan Çuri: A do shpallej Berisha non grata nëse zgjedhjet do i kishte fituar opozita?

Publikuar

-

Analisti Arjan Çuri ka folur mbi shpalljen non-grata të Sali Berishës nga DASH. I ftuar në Zonë e Lirë është shprehur se personi që është prekur më shumë nga deklaratat e Berishës është kryeministri Edi Rama. Çuri ka shtruar pyetjen se a do të ishte shpallur ky vendim nëse zgjedhjet do ti kishte fituar opozita. Sipas tij, nëse do të kishte fituar opozita e bashkuar ky lajm nuk do të ishte bërë i ditur.

Të arrijë një njeri të lobojë në DASH të shpalli non-grata një person që ka qenë kundërshtari i tij më i fortë politik, i bie është shumë i fuqishëm. I vetmi person që është prekur ndoshta më shumë nga deklaratat e Berishës, është Rama. Ai do ishte më i përfituari në këtë rast se e damkos përjetësisht armikun e tij politik. Është kjo dilemë. A do të shpallej Berisha non-grata nëse zgjedhjet do t’i kishte fituar opozita? Pse priti DASH të zhvilloheshin edhe zgjedhjet? Ka të tjerë që thonë se nëse do fitonte opozita e bashkuar nuk do ta kishin bërë publike të paktën. Dyshoj se kjo shpallje është vetëm për arsye politike se po të mos ishte kështu, do thosha se këta që kanë pasur prova tërë këto vite dhe të mos t’i japësh, është fshehje provash kjo”, tha Çuri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paditi Veliajn për shpifje/ Basha thirret nga GJKKO

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD Lulzim Basha është thirrur nga Gjykata e Posaçme, për të dhënë dëshminë e tij,  pas padisë së bërë kundrejt kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Basha e ka paditur Veliajn për shpifje, pasi sipas tij, kryebashkiaku në cilësinë e drejtuesit të fushatës të PS në Qarkun e Tiranës, ka bërë tre akuza ndaj  tij.

Konkretisht Basha akuzon Veliajn se ka shpifur ndaj tij, konkretisht në tre deklarata:

Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

LEXO EDHE:  Yuri Kim thirrje mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Reagon për herë të parë Tom Doshi

LEXO EDHE:  Për Mesilën, Partinë dhe Çakejtë

Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje.

Fillimisht çështja i shkoi Gjykatës së Tiranës e cila shpalli moskompetencë dhe ja kaloi GJKKO. Kjo e fundit vendosi që të çojë në Gjykatën e Lartë mosmarrëveshjen e saj me Gjykatën e Tiranës për të vendosur përfundimisht cila do të gjykojë padinë për shpifje të kreut të opozitës.

Ishte Gjykata e Lartë, e cila zgjidhi përfundimisht mosmarrëveshjen e kompetencës midis Gjykatës së Tiranës dhe GJKKO, duke ia deleguar kësja të fundit çështjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Skandale, drogë, korrupsion”/ Ish-ministri i Metës, “godet” Bashën

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha is declared wanted/ Where did the leader of the New Republic get lost?

Ish –Ministri i LSI-së Ylli Manjani, në një koment mbi raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit, ka shenjëstruar kreun e PD Lulzim Basha.

Ky i fundit në vijimësi, flet dhe akuzon Qeverinë për skandale, korrupsion e të tjera, por nuk ndërmerr asnjë veprim konkret.

Sipas  Manjanit me një raport të tillë, jo vetëm për zgjedhjet por edhe për skandale të tjera si korrupsioni dhe droga, kryeministri Edi Rama nëse do të ishte në Opozitë do të kishte dalë në rrugë.

Di të them se me një raport post zgjedhor si ky i kësaj radhe, me zgjedhje të deformuara keq dhe shumë keq, me raporte të përhershme negative të DASH, me dështimin më të rëndë të mundshëm në rrugën drejt Europës, me një qeveri të super konsumuar e zhytur në skandale, drogë e korrupsion, me njerëz ende në rrugë nga tërmeti, me kaq të vdekur nga COVID-i, Edi Rama në opozitë do ishte sot në rrugë. Do kishte ngritur çadra grevash gjithandej. Do digjte goma e mbushte rrugët me plehra. As që bëhej fjalë të pranonte zgjedhjet!

Le të thoshte ça të donte Ambasada Amerikane dhe Europiane bashkë me të. Ai do ti bënte këto reagime….”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kopjon Ballën/  Ministrja Gjonaj: Protesta për të penguar Reformën në Drejtësi

Sipas tij në këto kushte, reagim të ashpër do të kishte edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Lëvizja antikomuniste/ Kush është merita më e madhe e Berishës

Sali Berisha në kushtet të tilla do bënte diçka të ngjashme, por jo aq sa do bënte Rama opozitar….

E kemi parë këtë reagim opozitar në të shkuarën për shumë më pak gjëra sa këto që Edi Rama Kryeministër po i bën vendit.

Nuk është fantazi, por realitet që e kemi parë..”, shkruan më tej Manjani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Zbulohen arsyet pse Shqipëria votoi kundër SHBA-ve në OKB

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Spahiu/ Populli ka mbushur sheshet për dashnoret e “Përputhen”, nuk protestojnë për zgjedhjet

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE