Connect with Us

Olsian Çela “shkund” organin e akuzës/ Zbardhet skandali i tre prokurorëve

Politikë

Olsian Çela “shkund” organin e akuzës/ Zbardhet skandali i tre prokurorëve

Publikuar

-

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i ka dërguar sot një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të nisë hetimet për dy prokurore të Dibrës dhe drejtuesin e Prokurorisë në këtë rreth, në lidhje me zvarritjen e hetimeve.

Bëhet fjalë për prokurorët, Xhoana Mehmetaj, Belina Zeneli dhe shefin e tyre Rifat Kojku.

Këta të dy të fundit, kanë pasur në duar edhe dosjen e famshme 184, e cila u shndërrua në ping-pong mes organit të akuzësm Tiranë-Dibër.

Dosja 184 e cila kishte objekt hetimi, ndikimet dhe manipulimet në zgjedhjet lokale të vitit 2016, kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë. Në fund SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë Dibër.

CNA.al ka zbardhur gjetjet e Prokurorisë së Përgjithshme për tre prokurorët e Dibrës që kanë të bëjnë kryesisht me zvarritjen të hetimeve apo thënë ndryshe për prokurorët që kanë nisur gjumin mbi dosjet hetimore.

Prokurorët, përgjumur mbi dosje

Për prokuroren Xhoana Mehmetaj, nga ana e Drejtorisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në datë 26.01.2021, janë paraqitur pranë Prokurorit të Përgjithshëm, disa konstatime në lidhje me një material procedues.

Këto konstatime kanë të bëjnë me moskryerjen e asnjë veprimi procedural nga ana e prokurores Xhoana Mehmetaj, për një kohë të gjatë në lidhje me këtë procedim penal.

Konkretisht Prokuroria e rrethit Gjyqësor Mat i ka kaluar aktet e këtij kallëzimi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, më datë 30.06.2020. Këto akte kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër më datë 10.07.2020, kohë kur është regjistruar në këtë prokurori me Nr.421, datë 10.07.2010.

Sipas, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, nuk ka kryer asnjë veprim që prej kësaj date e deri më datën 14.01.2021, kohë kur ka disponuar me kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencën.

Pra, rezulton se për rreth gjashtë muaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka mbajtur materialin pa asnjë veprim, aq më tepër që procedimi ne fjalë ka natyrë proaktive dhe ka kërkuar kryerjen e veprimeve hetimore urgjente për dokumentimin e fakteve të pretenduara. Një vonesë e tillë mund të sjell pamundësinë e dokumentimit të këtij fakti penal.

Nga ky konstatim dhe nga analiza e të dhënave statistikore të dala nga ky raport, dilet në përfundimin se ngarkesa e referuar për prokuroren Xhoana Mehmetaj, është nën mesataren e ngarkesës vjetore të prokurorëve të kësaj prokurorie.

Konkretisht prokurorja Xhoana Mehmetaj, ka përfunduar 52 procedime penale kundrejt një numri 3 herë më të madh të procedimeve të përfunduara nga dy prokurorët e tjerë të kësaj prokurorie.

LEXO EDHE:  Tre kandidatë në garë për të zënë vendin e Arta Markut/ Kur përfundon afati

Në 2020, prokuroja u pagua pa punuar

Prokurorja Belina Zeneli, ka përfunduar 20 procedime penale nga 207 që ka patur nën hetim, numër ky disa here më i vogël se totali i procedimeve penale të përfunduara nga kjo prokurori gjatë vitit 2020.

Ajo që bie në sy nga analiza e raportit vjetor është fakti se prokurorja Belina Zeneli, nuk ka filluar asnjë material kallëzues apo referues gjatë vitit 2020, megjithëse ka mbartur një numër prej 399 materialesh procedurale, ende të paregjistruara.

Sipas PP, një numër kaq i madh materialesh të paregjistruara, dukshëm përbën mosangazhim procedural të kësaj prokurore, për të vendosur brenda 15 ditësh, mosfillimin apo regjistrimin e procedimit penal.

Zvarritja e kryerjes së këtij veprimi procedural, dhe në rastet kur mund të ketë vend për regjistrim procedimi, moskryerja e veprimeve hetimore për këto materiale, dukshëm ka cënuar interesat e subjekteve të interesuara.

Nga ana e tjetër, mosregjistrimi i 399 materialeve hetimore, dhe mbajtja e tyre në dorë, rezulton nisur nga numri i madh i tyre, të jetë rezultat i akumulimit prej një kohe të gjatë dhe moskryerja e asnjë veprimi nga ana e prokurores Zeneli.

Prokuroria e Dibrës në kaos, drejtuesi i padukshëm

                                Rifat Kojku

“Një situatë e tillë, mendojmë që ka ardhur dhe nga mosushtrimi i funksioneve të ngarkuara me ligjin Nr 97/2016 dhe nga ana e drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku.

Konkretisht në ligjin Nr 97/16 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, parashikohen këto kompentenca për drejtuesin e prokurorisë”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme dërguar ILD-së.

Sipas të njëjtit, raport, rezulton  se nga analizimi i të dhënave të pasqyruara, në raportin vjetor të prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, drejtuesi i prokurorisë nuk i ka ushtruar këto kompetenca ligjore, duke sjellë si pasojë mosushtrimin e ndjekjes penale, për një numër tepër të madh materialesh procedurale, si dhe për zvarritjen e një numri procedimesh penale, të cilat kanë qënë në hetim nga prokuroret Blerina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj.

Nuk rezulton të jenë nxjerrë udhëzime jodetyruese nga drejtuesi për apo të jenë kërkuar  informacion për çështje.

Nuk rezulton të jenë kontrolluar këto materiale hetimore, të pa vëna në lëvizje nga ana e drejtuesit me synimin për të udhëzuar prokurorin të regjistrojë apo kryejë veprime në ato materiale ku një gjë e tillë është e nevojshme.

“Nuk rezulton të jenë marrë masa për evidetimin e këtyre problematikave dhe adresimin e tyre në organet e ngarkuara me inspektimin e punës së prokurorëve”, thuhet më tej në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shpëtimi i Alvin Berishës nga kampi i ferrit/ Nderohet “heroi” i shqiptarëve 

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot Gjeneral Major Abbas Ibrahim, Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë ka shprehur mirënjohjen për Gjeneral Major Abbas Ibrahimin.

Gjeneral Major Abbas Ibrahimi

Ndërsa risolli në vëmendje shpëtimin e Alvin Berishës, nga kampi Al Hol në Siri, Rama tha se operacioni u krye me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.

Rama theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri,  të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

Të gjithë e mbani mend operacionin e jashtëzakonshëm për shpërtimin e Alvinit, djali që u bë simbol i solidaritetit dhe thirrjeve të mijëra shqiptarëve për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.



LEXO EDHE:  Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të Prokurorive/ Olsian Çela “zgjidh” duart e lidhura

LEXO EDHE:  Olsian Çela, “tmerri” i Arta Markut/ Zbardhet vendimi i KPK-së

E kemi këtu për ta nderuar me mirënjohjen tonë.

Po ashtu edhe shpëtimi i pesë fëmijëve të tjerë dhe më pas shpëtimi i 14 fëmijëve dhe pesë nënave, u realizua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.

Dhe sot e gjithë ditën që përpjekja vazhdon për të nxjerrë edhe pengun e fundit nga ai ferr lidhet me emrin e Gjeneral Abbas Ibrahimit.”-tha Rama.

Ndërsa duke u ndalur tek shqiptarët në Siri, Rama tha se “Baballlarë të qorruar nga ekstremizimi morën në qafë fëmijët dhe familjet e tyre”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Berisha vijon takimet me demokratët/ Ja kë priti sot në zyrë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët.

Paraditen e sotme, lideri historik i demokratëve ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e grup seksioneve të Pukës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha, i cili ka publikuar edhe disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale.



Një takim i përzemërt me kryetarët e grup seksioneve të Pukës. Në takim morën pjesë Prel Gjoni, Demir Hyseni, Gjin Leka, Fadil Tafilaku, Alfred Thekna, Ditmir Pershpali, Klodian Cara, Gëzim Vata. Përshëndetje vellazërore të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Pukës!”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Kim-Çela, “zbresin” drejtësinë në Pogradec/ Kryeprokurori zbardh detajet e takimit

LEXO EDHE:  Hapet rruga për Prokurorin e Përgjithshëm/ Si tentoi Arta Marku të "eliminonte" Olsian Çelën

Kujtojmë këtu se Berisha krahas takimeve në zyrë, ka vijuar edhe një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores” me demokratët, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Gjirokastër. Ndërsa nesër do jetë në qytetin e Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po fsheh skandalin më të madh të mandatit qeveritar”/ Ish-presidenti “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani hedh akuza të forta ndaj kryeministrit, për të cilin thotë se po përgatitet për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur.

Sipas Nishanit, nëpërmjet paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë, Rama po përgatit grabitjen masive të financave të familjeve të çdo shqiptari.

Kryeministri në detyrë i këtij vendi, Edi Rama ka bërë sot dy deklarata interesante.

E para që ; “Vetëm në diktaturë çmimet i vendos qeveria” dhe

E dyta që ; “Pagat nuk rriten sipas dëshirave por sipas kapaciteteve”, duke ju referuar kështu propagandës që po pregatit për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur, atë të grabitjes masive të financave të familjeve të çdo shqiptari përmes rritjes së paralajmëruar dhe abuzive të çmimeve të energjisë.

Në fakt, thelbi i të dyja deklaratave është i saktë dhe i drejtë.

Pavarsisht se E. Rama nuk po thotë ndonjë gjë të re, perifrazimet e tij në ato dy deklarata kanë të vërteta brënda tyre.

Në një shoqëri të kapitalit të lirë, ofertën e përcakton tregu i lirë dhe vlera e punës bëhet sipas kapacitetit të ekonomisë që ajo gjeneron !

Deri këtu në rregull.

Por që të dyja këto deklarata janë qartazi pranim me gojën e tij të dështimit të madh të qeverisjes së Edi Ramës me kosto të madhe dëmi, ndaj jetës së çdo shqiptari e çdo familje shqiptare.

Në diktaturë çmimet i vendos qeveria por në diktaturë modeli ekonomik është i centralizuar pa alternativa që mundësojnë fleksibilitetin dhe pasjen e oportuniteteve të shumta për të tejkaluar çdo dështim të një burimi me një burim tjetër.”-shkruan Nishani.

Më tej ai thekson se se paaftësia dhe korrupsioni janë dy arsyet e dështimit spektakolar të Qeverisë së Ramës.

Sipas Nishanit, largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie është zgjidhja e vetme.

Edi Rama në 8 (tetë) vitet e qeverisjes së tij ka dështuar në mënyrë spektakolare për të investuar, ndërtuar e përfituar garanci ekonomike mbi alternativa burimesh.

Kjo për të dyja arsyet.

Paaftësia dhe Korrupsioni !

Nuk ka asnjë krizë reale për Shqipërinë.

Ka vetëm shkatërrim të buxhetit të shtetit, grabitje banditeske e tij gjatë fushatës elektorale për të manipuluar zgjedhjet prej Edi Ramës me miliardat që shpërndau pa asnjë kriter për të marrë vota të pamerituar dhe të manipuluara.



Tani, Edi Rama kërkon të mbushë buxhetin duke futur dorën në xhepin e familjeve shqiptare.

Vërtet që pagat rriten sipas kapaciteteve por pikërisht këtu prej 8 (tetë) vitesh Edi Rama ka dështuar rëndë të projektojë, nxisë, stimulojë, ndërtojë politika që të rrisnin kapacitetet ekonomike të vendit e për rrjedhojë pagat dhe pensionet e shqiptarëve, minimalisht të ishin dyfishuar përgjatë 8(tetë) viteve dhe shqiptarët të kishin mundësi të balanconin çdo sfidë financiare.

Kjo vetëm për një arsye.

Hajnia dhe Korrupsioni i kësaj qeverie.

Raporti zyrtar i KLSH tregon se gjatë 8 (tetë) viteve të qeverisjes së Edi Ramës buxheti i shtetit është vjedhur me më shumë se 2(dy) miliardë dollarë, që po të ishin futur në buxhet dhe jo në xhepat e hajnisë, do të kishin mjaftuar për 3 (tre) fishimin e rrogave dhe pensioneve.

Pikërisht këto deklarara të sotme të Edi Ramës tregojnë me gojën e Edi Ramës dështimin skandaloz të Edi Ramës, penalizimin e rëndë të xhepit të çdo shqiptari prej Edi Ramës.

Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje.

Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie.”-thekson ish-presidenti.

LEXO EDHE:  Olsian Çela, “tmerri” i Arta Markut/ Zbardhet vendimi i KPK-së

LEXO EDHE:  Olsian Çela prokuror i Përgjithshëm/ Artan Hoxha: Asnjë nuk ma mbush mendjen, po hipe në majë të pemës do të shkosh nga të fryn era

Por, Nishani ka shigjetuar edhe Opozitën, ndërsa shkruan se “Natyrisht që Edi Rama nuk largohet me vullnet të tij. Sepse ai nuk ekziston tek ai.

Largimin e tij duhet ta bëjë menjëherë opozita.

Në çdo vend të lirë e demokratik, në një situatë të tillë skandali dramatik mbi ekonominë e shqiptarëve, opozita ka çdo të drejtë dhe legjitimitet politik, kushtetues e politik ta rrëzojë prodhuesin e këtij skandali me çdo mjet demokratik të mundshëm.

Por “opozita” e Lulzim Bashës nuk e kryen dot atë mision.

Lulzim Basha e ka harruar premtimin që ju bëri demokratëve dhe shqiptarëve pas 25 prillit se ; “tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”,…., “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk e ka këtë axhendë, por edhe më keq akoma, atij nuk i shkon më askush pas në betejën opozitare sepse gjithkush sot e ka të qartë se ka përballë një qeverisje Rama/Basha.

Këtë lloj opozite kërkon të ketë Edi Rama në këtë vend.

Ky është praktikisht asgjesimi “de facto” i pluralizmit.

Shqipërisë i duhet sot urgjent një opozitë e vërtetë dhe reale për të ndaluar Edi Ramën të fusë dorën në xhepin e mjeruar të shqiptarëve që të mbushë buxhetin e shtetit të cilit i ka vënë minat prej kohësh dhe e ndan veç për pushtetin e tij të superkorruptuar.

Shpëtimi dhe ringritja e Partisë Demokratike sot përbën mundësinë për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe shpëtimin e këtij vendi nga qeverisja Rama/Basha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE