LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fëmija rrëzohet duke luajtur me biçikletë/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

21 Maj 2021, 17:18, Kronika CNA
Fëmija rrëzohet duke luajtur me biçikletë/ Niset me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Leminot të Maliqit, ku është rrëzuar një fëmijë teksa ishte duke luajtur me biçikletë.

Mësohet se i mituri ka marrë plagë të rënda dhe dëmtime në mushkëri dhe sapo ka marrë mjekimin e parë është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije identiteti i fëmijës dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia është duke hetuar për shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi plagosjen e 10-vjeçarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga