LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edith Harxhi dorëzon zyrtarisht kandidaturën/ PD duhet të reformohet

21 Maj 2021, 12:07, Politikë CNA
Edith Harxhi dorëzon zyrtarisht kandidaturën/ PD duhet të

Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka dorëzuar sot zyrarisht kandidaturën për garën për kryetar të Parrisë Demokratike.

Edith Harxhi, e cila është përfaqësuese e Grupimit për PD, në një prononcim për mediat theksoi se ky është një moment i vështirë, i cili vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Po ashtu ajo theksoi se PD ka nevojë për një reformim të thellë, mbi idealet me të cilat është ngritur.

?Ky është moment i vështirë i cili vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Por, ajo cfarë veproj unë si kandidate dhe Grupimi për PD-në, është një reformism i thellë mbi idealet e vitit ?90-?91. PD ka nevojë për një rifillim?-tha Harxhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga