Connect with Us

Durrës shoqërohen në polici/ Djali dhe kushëriri i Sajmir Taullaut

Aktualitet

Durrës shoqërohen në polici/ Djali dhe kushëriri i Sajmir Taullaut

Publikuar

-

cna lajme kronike

Policia e Durrësit ka shoqëruar dy persona Sajmojen Taullau dhe Klajdi Taullau. Mësohet se shtetasit janë djali dhe kushuriri i Saimir Taullau.

Arsyet e shoqërimit ende nuk janë bërë të ditura.

Nga ana tjetër Saimir Taullau është në Zvicër pasi është dënuar me 4 vite burg për trafik droge teksa një vit më parë u arrestua në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Vidhte çantat e udhëtarëve nëpër aeroporte/ Arrestohet i riu

Ai u ka shpëtuar dy atentateve në 2017 e 2018 teksa prej vitit 2005 njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Kurioz si do drejtojë një arkitekt në Prishtinë”/ Rama uron kandidatin e LDK

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën  për fitoren në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter kreu i qeverisë ka shprehur kuriozitetin për impaktin që do të ketë një kryebashkiak arkitekt.



Gjithashtu, Rama ka uruar të gjithë kandidatët e rinj të zgjedhur në komunat e Kosovës.

LEXO EDHE:  Video- Qytetarët i zë nata në rrugë/ Çfarë po ndodh në Durrës

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

REZULTATET/ LDK e PDK fitojnë nga 5 komuna, LVV siguron 4 fitore

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katër komunat më të mëdha në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur një fitore të madhe duke marrë drejtimin e Prishtinës me kandidatin, Përparim Rama.

Në përfundim të numërimit të votave, kandidati i LDK, Përparim Rama mori 51.07% kurse Arben Vitia 48,93%.

LVV ka arritur të fitojë Komunë e Gjilanit, ku Alban Hyseni mori 5.12% përballë kandidatit të LDK, Lutfi Haziri që mori 48.88%.

Në Prizren ka arritur të fitojë kandidati i PDK-së, Shaqir Tozaj me 51.01% përballë kandidatit të LVV, Mytaher Haskuka me 48.99%.

Komunën e Gjakovës ka arritur ta fitojë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini me 56.06% përballë Mimoza Kusari Lila me 43.94%.

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 32 kg kanabis, shpallet në kërkim 34 vjeçari



Në total në garën në balotazh, PDK ka fituar 5 komuna, LDK po aq, LVV me katër komuna, AAK tre komuna, kurse nga një komunë kanë fituar Nisma, Lista Serbe, KDPT (parti e minoritetit turk) dhe një kandidat i pavarur.

Përveç Prishtinës, LDK arriti të fitonte Istogun, Vitinë, Junikun dhe Fushë Kosovën.

PDK ka fituar Prizrenin, Dragashin, Vushtrinë, Kaçanikun dhe Gllogovcin.

Përveç Gjilanit, LVV ka fituar Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.

Kurse AAK mori fitore në Gjakovë, Rahovec dhe Klinë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

LDK fiton Prishtinën/ Arben Vitia pranon humbjen

Publikuar

-

Nga

Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave në Komunën e Prishtinës, kandidati i LDK-së Përparim Rama kryeson me një diferencë prej më shumë se 1200 vota.

Rama ka marrë 50.87% kurse kandidati i LVV, Arben Vitia siguroi 49.13%, duke pasur një garë shumë të ngushtë.

Para përfundimit të numërimit, kandidati i LDK shpalli fitoren duke deklaruar para qytetarëve se do të mbajë të gjitha premtimet e dhëna në fushatë.

LEXO EDHE:  Vidhte çantat e udhëtarëve nëpër aeroporte/ Arrestohet i riu

LEXO EDHE:  Policia e Korçës bën “kërdinë”/ Prangosen dy persona, procedohen katër të tjerë



“Nuk mundem me i përshkru me fjalë emocionet e kësaj fitore. Falënderoj të gjithë LDK dhe kryetarin e guximshëm Lumir Abdixhiku. Kjo është fitore e zhvillimit. Zotohem që do të jem kryetar i të gjithëve, ju që jetoni këtu, punoni këtu, që vini e që do të ktheheni”, tha ai.

Pak minuta më pas kandidati i LVV, Arben Vitia pranoi humbjen duke thënë se Prishtina ka një kryetar të ri.

LEXO TE PLOTE