Connect with Us

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit

Kronika

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit

Publikuar

-

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit

15 vjeçari i arrestuar për vrasjen eEndri Mustafës në Shkodër ka dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

Ai ka treguar bisedën e tij të fundit me viktimën si dhe ka akuzuar Ibrahim Licin si autor të vrasjes të Endri Mustafës.

Sipas Ballkan Web 15-vjeçari ka deklaruar: “Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit. Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e livadheve. Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’. Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur gropa e ekskavatorit. Lici kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje dhe në fytyrë. Ibrahim Lici i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Era favorizon flakët, zjarrfikësit tentojnë t’i shuajnë me mjete rrethanore

Publikuar

-

Nga

Fieri nën ‘pushtetin’ e flakëve/ Aktivizohen vatra të tjera në Qafën e Lalarit dhe në Kraps

Zjarret vijojnë të marrin përpara kullota e pyje në vend, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Mëngjesin e sotëm raportohet se një tjetër vatër është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era, duke u përhapur me shpejtësi nëpër në pyll.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, por puna e tyre vështirësohet nga era.

LEXO EDHE:  Mazhoranca do bëjë reformë në drejtësi/ Opozita suksese në jetë!

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Pjerin Ndreut / Të gjithë deputetët janë të implikuar me krimin

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Publikuar

-

Nga

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Zbardhen emrat e shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në Tiranë ku u sekuestruan 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike.

Mësohet se të arrestuarit janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”, shkruan Ballkan web.

Shtetasi Taulant Çoku ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.

Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave.

LEXO EDHE:  Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Zbardhet dëshmia e Luanës për personin që e përndiqte/ “Më çonte foto perverse”

Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vajza nuk dinte not”/ Flet babai i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Publikuar

-

Nga

U mbyt në lumin Buna/ Flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Naim Lani, babai i vajzës 13 vjeçe që u mbyt tregon se ka qenë në Ulqin të Malit të Zi duke punuar dhe permes telefonatës urgjente të bashkëshortes së tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

 “Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. 

Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”– shprehet ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE