Connect with Us

Vendimi i DASH/ Artan Fuga: Qëndrimi i Berishës i drejtë, çështja s’ka përfunduar

Politikë

Vendimi i DASH/ Artan Fuga: Qëndrimi i Berishës i drejtë, çështja s’ka përfunduar

Publikuar

-

Vendimi i DASH/ Artan Fuga: Qëndrimi i Berishës i drejtë, çështja s’ka përfunduar

Akademiku Artan Fuga ka komentuar ditën e sotme vendimin e DASH, i cili shpalli non grata Sali Berishën dhe familjen e tij, të akuzuar për korrupsion.

Në një intervistë për News 24 Fuga deklaroi se qëndrimi i zotit Berisha për këtë çështje ishte ai i drejti. Ai kërkoi që të shpalosen provat dhe u shpreh i gatshëm për t’u përballur me to.

Sakaq, ai nënvizoi, se kjo situatë nuk duhet të shikuar si një fitore për kampin e mazhorancës, por si një reflektim prej tyre, për të ushtruar funksionet publike me transparencë.

Dua të them që kam mendimin që të shikojmë njëherë në planin personal, këtu, kemi këtë si të thuash qëndrim të sekretarit të shtetit, i cili ka dy nivele. Një atë juridik, çka do të thotë konform kompetencave dhe atributeve të tij jep një efekt juridik të mos hyrjes së zotit Berisha dhe familjarëve të tij në SHBA.

Ka dhe element politik, kjo është në Shqipëri. Ky vendim ka efekt në Shqipëri dhe si të thuash është një lloj dobësimi dhe një lloj goditje e reputacionit politik të zotit Berisha. Kjo do të ketë efekte mbi zotin Berisha dhe familjen e tij në planin juridik.

Zoti Berisha tha që është i gatshëm për të përballuar me argumentet, provat dhe nuk dihet si do të evoluojë kjo gjendje. Çështja s’ka mbaruar. Po të shohësh tekstin e deklarimit të sekretarit të shtetit, aty akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike, ndër të tjera, edhe për të përforcuar aleatët e tij politik.

Ky është problemi. Cilët janë këto aleatë politikë? Në ç’mënyrë është shtrirë ky privilegjim dhe logjika të dërgon më tutje, në atë sa politika shqiptare ka luajtur privilegjet politike.

Këtu shtrohet problemi në një plan të përgjithshëm. Mendoj që në këtë drejtim është një problem më i madh, s’ka të bëj me rastin konkret, ka të bënë me atë që forca të ndryshme në Shqipëri e anë ngritur, të gjithë e kanë ngritur, raportin midis priviligjimeve ekonomike dhe pushtetit politik.

Pyetja që më intereson është që lufta politike dhe sistemi politik, a jep, ka ato mekanizma që bëjnë që nëpunës, politikanë, të përfitojnë qoftë për të forcuar pushtetin e tyre, apo për të përballuar fushatën politike.

Kjo çështje, s’ka të bëjë me rastin konkret. Është pyetje që lind nga situata. Mendoj që klasa politike shqiptare ka shumë për të reflektuar. Akuzat që dy pjesët kontradiktore të klasës politike majtas e djathtas, në themel është kjo. Se sa e pastër është politika. Këtu më pas, çështja kalon nga politike në juridike”, u shpreh akademiku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Fakte tronditëse/ Vrasësi me pagesë i lidhur me zyrtarë të lartë të Policisë

LEXO EDHE:  Basha në SHBA për takime zyrtare?/ CNA.al zbuloi thirrjen nga FBI tre ditë më parë

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ballkani i hapur” në Shkup/ Rama: S’kemi pse presim BE kur liritë i realizojmë së bashku

Publikuar

-

Nga

Sot në Shkup po mbahet Forumi Ekonimik Rajonal, “Ballkani i hapur”, ku pjesë e panelit janë kryeministri i Shqiëprisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fajlimit të tij, kryeminsitri Rama ka theksuar rëndësinë e nismës rajonale si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.

LEXO EDHE:  Basha në SHBA për takime zyrtare?/ CNA.al zbuloi thirrjen nga FBI tre ditë më parë

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

LEXO EDHE:  Një afrikano-amerikan gradohet Shef i Shtabit të Forcave Ajrore

Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse ne arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur” ne mund ta rrisim atë në 6.7%”, tha Rama.

“Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.  Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç’bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët“, tha ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE