Connect with Us

Vaksinimi/ Kosova harron komunat serbe

Kosova & Rajoni

Vaksinimi/ Kosova harron komunat serbe

Publikuar

-

Vaksinimi kundër koronavirusit/ Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapura

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapura për vaksinim kundër koronavirusit. Edhe pse popullata serbe është vaksinuar kryesisht në Serbi, në mesin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këto mjedise, ka konfuzion se ku të vaksinohen. Elvis Ahmeti nga Kllokoti, komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit, nuk e di se ku mund ta marrë vaksinën kundër koronavirusit, sepse në këtë vend nuk është hapur ndonjë qendër vaksinimi.

Ngjashëm thotë për Radion Evropa e Lirë edhe Bajram Haziri nga Kllokoti. “Unë mendoj se do ta marr [vaksinën] në Viti [komunën fqinje], sepse nuk ka asnjë qendër në Kllokot”, thotë ai. Bazuar në të dhënat komunale, në Kllokot jetojnë mbi 4,000 qytetarë – 35 për qind e të cilëve janë nga komuniteti shqiptar.

LEXO EDHE:  Lista e manipulimeve/ Të vdekurit "ngjallen", për të votuar

Pas tollovisë së krijuar më 14 maj para qendrës së vaksinimit në Prishtinë, ku kishin shkuar edhe qytetarë të komunave të tjera, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e vaksinimit në komunat e tyre, ku do t’i merrnin informacionet e nevojshme dhe do të vaksinoheshin.

Qendra të tilla janë hapur në 29 nga 39 komunat e Kosovës. Në Kosovë janë dhjetë komuna me shumicë serbe dhe, përveç në Novobërdë pranë Gjilanit, nuk është hapur asnjë qendër tjetër imunizimi.

Komunat ku nuk janë hapur qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit, janë: Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Kuvendi ia lë në duar Qeverisë nismën për shfuqizimin e Speciales

LEXO EDHE:  Kurti uron Ramën dhe e fton në Kosovë: Të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kush është Gentian Sala, sekretari koordinues për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Gentian Sala, ish-drejtor i Autoritetit të Mediave Audiovizive do të koordinojë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sala është vendosur në krye të Sekretariatit, një pozicion ky i dakordësuar sot mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit Albin Kurti. Ai ka qenë drejtues i AMA-s prej vitit 2014 deri në vitin 2019.

I diplomuar për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Sala ka ndjekur më pas një specializim Master për “Studime Evropiane”. Prej vitit 2004 ai mban titullin avokat, ndërsa zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Ajo që e lidh me Kosovën është fakti se gjatë luftës, në vitin 1999 ka qenë pjesë e grupit fakt-mbledhës të masakrave serbe ndaj popullsisë shqitpare. Ai në fakt ka një përvojë prej katër vitesh edhe në Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

LEXO EDHE:  Engel takon kleriket: Kosova, model i promovimit te tolerances fetare

LEXO EDHE:  Rriten rastet e infektimeve edhe në Kosovë/ Mbi 260 raste të reja në 24 orët e fundit



Përveç punëve publike, ai njihet edhe si kontribuues në advokimin për konsumin e mallrave të prodhuar nga kompanitë shqiptare.

Sala ka drejtuar projektin “Blej Shqip”, një organizatë jo-fitimprurëse që në periudhën 2009-2014 nxiti një fushatë ndërgjegjësimi te konsumatorët shqiptarë që të zgjidhnin më tepër konsumin e produkteve “Made in Albania” ose “Made in Kosovo”.

Vendosja në drejtim të Sekretariatit për Koordinim të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri u deklarua sot në konferencën e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Kurtit.

Ai do të ketë si detyrë kryesore koordinimin e komunikimit mes dy qeverive për të konkretizuar përpjekjet për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve. Zyrtarizimi i detyrës së tij mund të bëhet në mbledhjen e dy qeverive që do të organizohet në nëntor në Durrës./euronews

LEXO TE PLOTE