Connect with Us

Skënderbeu-Aplonia, sfida që prodhoi më shumë penallti këtë sezon të Superiores

Sport

Skënderbeu-Aplonia, sfida që prodhoi më shumë penallti këtë sezon të Superiores

Publikuar

-

Në katër përballjet mes Skënderbeut dhe Apolonisë këtë edicion në Superiore, korçarët kanë dominuar me 2 fitore ndaj 1 të fierakëve dhe një ndeshje është ndarë në barazim.

Ajo që bie në sy, është fakti se ky çift ka prodhuar më shumë 11-metërsha se çdo duel tjetër: plot 5 penallti në 4 ndeshje mes tyre, 3 për Skënderbeun dhe 2 për Apoloninë, konkretisht: fazën e parë për fierakët, fazën e dytë nga një penallti për secilën skuadër, fazën e tretë dhe të katërt nga një penallti për korçarët. Të pesta penalltitë janë shndërruar në gol, për Skënderbeun ka realizuar 3 herë Jorgo Meksi, ndërsa për Apoloninë dy herë Mario Gjata.

Interesant është fakti se tri penalltitë që i janë akorduar në total pro Skënderbeut gjatë këtij kampionati, janë fituar vetëm kundër Apolonisë, nga ana tjetër, nga 3 penallti që fierakët kanë fituar në 34 javë, dy janë kundër korçarëve, ndërsa tjetra kundër Partizanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ Maqedonia e Veriut surprizon me trajnerin e ri

Publikuar

-

Nga

Bllagoja Milevski është pasardhësi i trajnerit Angelovski te përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë vetë presidenti i FFM, Muamed Sejdiu, që ka prezantuar 50-vjeçarin si “timonierin” e ri të përfaqësuese maqedonase.

Milevski në të kaluarën mbante postin e trajnerit te përfaqësuesja e 21-vjeçarit, teksa tashmë iu besua drejtimi i ekipit A, ku objektiv është kualifikimi në Europianin 2024.

50-vjeçari ka qenë pjesë e 21-vjeçareve në dy periudha të ndryshme, gjatë viteve 2014-2018 si dhe 2019-2021. Gjithashtu ai ka drejtuar edhe klubet e Vardarit dhe Ashdod. Milevski në vitin 2017 arriti një sukses historik me Maqedoninë U-21, duke u kualifikuar në eliminatoret e Europianit, teksa shpreson që këtë arritje ta realizojë edhe me përfaqësuesen A.

NJOFTIMI ZYRTAR I FFM:

Federata e Futbollit të Maqedonisë zyrtarisht e ka prezantuar Bllagoja Milevski për seleksionues të përfaqësueses A të Maqedonisë.

Në pres – konferencën e sotme, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini në emër të “Shtëpisë së Futbollit” e urojë Milevskin për postin e ri, duke i uruar sukses. Numri një i futbollit të Maqedonisë tha se objektivat me seleksionuesin e ri janë kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Europian në vitin 2024.

“Dituritë tuaja, pasioni dhe përvoja juaj padyshim do të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Vjen në pozicionin e seleksionuesit të përfaqësueses tonë më të mirë, i përgatitur plotësisht për suksese dhe fitore të reja.

Te je njeriu që rigjeneroi gjakun e futbollit të Maqedonisë, krijove një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve, të cilët pas vetes kanë paraqitje në dy Kampionate Europiane, me të rinjët dhe seniorët. Gjithashtu jemi të sigurt se kjo rrugë do të vazhdojë. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë tregoi se ka forcë dhe kualitet. Tani gjëja më e rëndësishme është të tregojmë karrakter të fortë dhe përsëri ti gëzojmë tifozët tanë.

Ju urojë shumë fat dhe sukses në të gjitha sfidat që janë para teje dhe përpiquni të krijoni një trashëgimi të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit në Maqedoni.

Unë dhe Këshilli Drejtues i federatës jemi të bindur për kualitetin e futbollistëve dhe përfaqësueses dhe ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për arritjen e objektivave”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

LEXO EDHE:  Foto-Elisa sheh me admirim “Skënderbeun”/ Çfarë nuk u pa sot në parlament

LEXO EDHE:  CAS dënon Skënderbeun

Bllagoja Milevski në fjalët e tij të para premtoi angazhim maksimal për gëzime të reja dhe fitore të ekipit përfaqësues.

“Mund të premtojë angazhim maksimal në punën time dhe profesionalizëm. Duke vlerësuar vlerat njerëzore të të gjithëve, unë do të punojë me një numër të madh të figurave të njohura. Jam i gëzuar për këtë dhe mezi pres që të nisim me përgatitje. Objektivi i përbashkët për të gjithë ne është 2024, por për eliminatoret e Botërorit 2022 do të japim gjithçka nga vetja që të kemi eliminatore të suksesshme dhe të jemi konkurues deri në fund të ciklit.

Ky nuk është ekip privat. Të gjithë janë Maqedoni. Të gjithë duhet ti përgjigjen sfidave. Do të ketë ndryshime, e dini edhe ju që Pandev, Triçkovski dhe Velkoski shprehën dëshirë për të ndërprerë pjesëmarrjen në ekipin A. Unë shfrytëzojë rastin që ti falenderoj për të gjithë atë që e arritën. Gjithashtu e falenderoj edhe udhëheqësin e mëparshëm Angellovski për afirmimin e futbollit të Maqedonisë”, u shpreh Milevski.

LEXO TE PLOTE

Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Mazrekaj nuk ia del, zbulohen formacionet zyrtare në Laçi-Anderlecht

Publikuar

-

Nga

Laçi luan një sfidë të rëndësishme dhe të vështirë ditën e sotme, teksa përballen me belgët e Anderlecht, për turin e tretë në Conference League.

Ndonëse kanë një kundërshtar të vështirë përballë, kurbinasit e Shpëtim Duros do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të shpresuar më pas te kualifikimi.

Përveç rivalit të vështirë që ka përballë, trajneri Duro duhet të bëjë edhe pa një nga lojtarët më të mirë në këtë ndeshje.

LEXO EDHE:  CAS dënon Skënderbeun

LEXO EDHE:  VIDEO: Italia film madhështor për Skënderbeun/ Ja aktori në rolin e heroit kombëtar

Sulmuesi Mentor Mazrekaj, nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe do të mungojë në këtë ndeshje, për shkak të dëmtimit. Vendin e tij e merr Ilir Ademi, ndërsa Julian Shehu i pezulluar për shkak kartonësh, zëvendësoshet nga Klinti Qato.

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Sherri, Roganovic, Malota, Ignjatovic, Velija, Deliu, Qato, Lushkja, Zarubica, Guindo, Ademi.

Anderlecht: Crombrugge, Harwood-Bellis, Hoedt, Delcroix, Sardella, Cullen, Olsson, Sergio Gomez, Verschaeren, Refaelov, Raman.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lamtumira e një legjende, “Doktori” zbret nga motori: Jeta ime do të ndryshojë

Publikuar

-

Nga

Vjen fundi i një epoke që do të mbetet gjithmonë në historinë e garave me motorë. Valentino Rosi, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. “Doktori” bëri sot deklaratën ku publikoi vendimin, duke bërë të qartë se ky do të ishte sezoni i fundit në gara për të, pas 25 vitesh në pistë.

“Kam vendosur të ndaloj në fund të sezonit. Është e vështirë të marrësh këtë vendim, do të kisha dashur që të garoja për 25 vite të tjera por erdhi momenti të them mjaft. Për fat të keq, kjo do të jetë pjesa e dytë e sezonit të fundit si pilot në MOTO GP.

Është një moment i trishtë dhe i vështirë, të them që vitin tjetër nuk do të garoj me një motor. E kam bërë këtë gjë për thuajse 30 vite dhe vitin tjetër jeta ime do të ndryshojë nga një pikëpamje. Por ka qenë madhështorë e dhe jam argëtuar shumë. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe shumë argëtues, me momente të paharrueshme me të gjithë ekipin tim dhe djemtë që punojnë me mua”, tha Rosi sot para gazetarëve.

LEXO TE PLOTE