Connect with Us

Si e rriti Hamasi arsenalin e tij për të goditur Izraelin?

Bota

Si e rriti Hamasi arsenalin e tij për të goditur Izraelin?

Publikuar

-

/

DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe (AP) – Në këtë luftë të katërt mes Izraelit dhe sundimtarëve të Hamasit në Gaza, grupi militant Islamik ka hedhur më shumë se 4,000 raketa në drejtim të Izraelit, me disa që kanë shkuar më thellë në territorin izraelit dhe me saktësi më të madhe se kurrë më parë.

Bombardimet e paprecedenta që arritën deri në metropolin bregdetar të Tel Avivit në veri, të shoqëruara me lëshimet e dronëve dhe madje edhe një sulm tentativë nënujor, kanë shpalosur në mënyrë dramatike një arsenal armësh të prodhuara në vend që vetëm është zgjeruar megjithë një bllokade 14-vjeçare izraelito-egjiptiane në vijën bregdetare.

“Përmasat e bombardimeve të Hamasit në këtë konflikt janë shumë më të mëdha dhe saktësia e goditjeve është shumë më e lartë,” thotë Mkhaimar Abusada, profesor i shkencave politike në Universitetin Al-Azhar në Qytetin e Gazës. “Është tronditëse ajo që kanë qenë në gjendje të bëjnë megjithëse në rrethim.”

Izraeli ka argumentuar se bllokada – e cila ka ka shkaktuar vështirësi të mëdha për më shumë se 2 milionë palestinezë në Gaza – është e rëndësishme për të parandaluar një grumbullim të armëve të Hamasit dhe nuk mund të hiqet.

Ja një vështrim për mënyrën se si, megjithëse edhe me një mbikëqyrje dhe kufizime të forta, Hamasi arriti të grumbullojë armatimet e tij.

NGA BOMBAT ARTIZANE TEK RAKETAT ME RREZE TË GJATA

Që nga themelimi i Hamasit në vitin 1987, krahu ushtarak i fshehtë i grupit – i cili vepron së bashku me një organizatë më të zëshme politike – evoluoi nga një milici e vogël, në atë që Izraeli e cilëson si një “ushtri gjysmë të organizuar”.

Në ditët e tij të para, grupi bënte vrasje dhe rrëmbime vdekjeprurëse të izraelitëve. Ai vrau qindra izraelitë në sulmet vetëvrasëse gjatë kryengritjes së dytë palestineze, e cila shpërtheu në fund të vitit 2000.

Ndërsa dhuna u përhap, grupi filloi të prodhonte raketat artizane “Qassam”. Të vëna në veprim pjesërisht nga sheqeri i shkrirë, predhat që shkonin në vetëm disa kilometra largësi, fluturonin pa shumë preçizion dhe shkaktuan pak dëm, shpesh duke shpërthyer brenda Gazës.

Sipas zbulimeve të ushtrisë izraelite, pasi Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005, Hamasi siguroi një linjë të fshehtë furnizimi nga miqtë e tij të vjetër, Irani dhe Siria. Raketat me rreze më të gjatë veprimi, eksplozivë të fuqishëm, metal dhe makineri vërshuan drejt kufirit jugor të Gazës me Egjiptin. Ekspertët thonë se raketat u dërguan në Sudan, u transportuan me kamionë nëpër shkretëtirën e Egjiptit dhe u futën përmes një seri tunelesh të ngushta nën Gadishullin Sinai.

Në vitin 2007, kur luftëtarët e Hamasit larguan Autoritetin Palestinez nga Gaza dhe morën përsipër qeverisjen e vijës bregdetare, Izraeli dhe Egjipti vendosën bllokadën e tyre strikte.

Sipas ushtrisë izraelite, kontrabanda vazhdoi, duke u fuqizuar pasi Mohammed Morsi, një udhëheqës islamik dhe aleat i Hamasit, u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012 para se të rrëzohej nga pushteti nga ushtria egjiptiane.

LEXO EDHE:  Izraeli do të ndërtojë vendbanime të reja

Militantët e Gazës grumbulluan raketa të prodhuara jashtë vendit dhe me distanca të gjata, si Katjushat dhe Fajr-5 që u furnizuan nga Irani, të cilat u përdorën gjatë luftërave të vitit 2008 dhe 2012 kundër Izraelit.

NJË INDUSTRI VENDASE

Pas përmbysjes së Morsit, Egjipti goditi dhe mbylli qindra tunele kontrabandistësh. Pas kësaj, industria lokale e armëve në Gazë u rrit.

“Sipas iranianëve, janë ata që e filluan të gjithë prodhimin e raketave në Gazë dhe u dhanë atyre bazën teknike dhe të njohurive, por tani palestinezët i bëjnë vetë, tha Fabian Hinz, analist i pavarur i sigurisë që studion çështjen e raketave në Lindjen e Mesme. “Sot, shumica e raketave që shohim janë ndërtuar brenda Gazës, shpesh me teknika krijuese.”

Në një dokumentar të transmetuar nga rrjeti i lajmeve satelitore Al-Jazeera në muajin shtator, pamjet e rralla tregojnë militantët e Hamasit duke montuar raketa iraniane me rreze deri në 80 kilometra dhe mbushje me nga 175 kg eksploziv. Militantët e Hamasit hapnin raketa të pashpërthyera izraelite nga sulmet e mëparshme për të nxjerrë materialin shpërthyes. Ata madje përdornin tubacione të vjetra uji si trupa raketash.

Për të prodhuar raketa, kimistët dhe inxhinierët e Hamasit përziejnë gazin e nxjerrë nga plehrat kimike, oksidues dhe përbërës të tjerë në fabrika të improvizuara. Kontrabanda kryesore drejt Gazës besohet se ende bëhet me një pjesë të vogël të tuneleve që mbeten në funksionim.

Hamasi ka vlerësuar publikisht Iranin për ndihmën e tij, e cila ekspertët thonë se tani kryesisht merr formën e projekteve, njohurive teknike, provave motorike dhe ekspertizës tjetër teknike. Departamenti i Shtetit raporton se Irani siguron 100 milion dollarë në vit për grupet e armatosura palestineze.

ARSENALI

Ushtria izraelite vlerëson se përpara raundit aktual të luftimeve, Hamasi kishte një arsenal prej 7,000 raketash me rreze të ndryshme që mund të mbulojnë pothuajse të gjithë Izraelin, si dhe 300 raketa anti-tank dhe 100 anti-ajrore. Ai gjithashtu zotëron dhjetëra mjete ajrore pa pilot dhe ka një ushtri prej rreth 30,000 militantësh, përfshirë 400 komando detare.

Në konfliktin e ri, Hamasi ka demonstruar armë të reja si dronë sulmues, dronë që nisen nga nëndetëset dhe një raketë të telekomanduar të quajtur “Ayyash” me një rreze prej 250 kilometrash. Izraeli pretendon se këto sisteme të reja janë prishur ose nuk bëjnë dot goditje direkte.

Ushtria izraelite thotë se operacioni i tij aktual i ka dhënë një goditje të rëndë mjediseve të projektimit, magazinimit dhe prodhimit të armëve të Hamasit. Por zyrtarët izraelitë pranojnë se nuk kanë qenë në gjendje të frenojnë breshëritë e vazhdueshme të zjarrit me raketa.

Ndryshe nga raketat e telekomanduara, të tjera janë të pasakta dhe shumica dërrmuese janë interceptuar nga sistemi mbrojtës Kupola e Hekurt e Izraelit./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA vendos sanksione ndaj 4 zyrtarëve ukrainas/ Mes tyre dy deputetë

Publikuar

-

Nga

Katër zyrtarë, mes tyre dy deputetë të Ukrainës janë sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Sipas raportimeve, dy deputetët konsiderohen si shërbëtorë të Shërbimit të Inteligjencës së Rusisë.



“SHBA-ja është duke ndërmarrë aksione për të kundërshtuar kampanjën e rrezikshme, kërcënuese dhe të ndikueshmërisë së Rusisë të dezinformimit në Ukrainë. Ne jemi të angazhuar për të ndërmarrë hapa që mbajnë përgjegjëse Rusinë për veprimet e saj destabilizuese,” – ka thënë nënsekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

LEXO EDHE:  Drogë, para e armë/ Kapet banda shqiptare në Athinë, mes tyre një grua

LEXO EDHE:  Drogë, para e armë/ Kapet banda shqiptare në Athinë, mes tyre një grua

Sipas thesarit amerikan Shërbimi i Inteligjencës Ruse ka rekruatuar dy anëtarë të parlamentit të Ukrainës për t’i përgatitur që ta marrin qeverinë e Ukrainës dhe ta kontrollojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës përmes një force okupuese ruse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Biden paralajmëron Putinin mbi pasoja katastrofike nëse Rusia pushton Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë mes tensioneve në rritje me Rusinë. Ai paralajmëroi homologun e tij rus që të zgjedhë rrugën diplomatike e të mos sulmojë Ukrainën, një mesazh që u theksua edhe nga Sekretari i Shtetit Blinken, gjatë vizitës së tij në Kiev këtë javë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton.

Në një konferencë shtypi, në prag të përvjetorit të tij parë në detyrë Presidenti Joe Biden paralajmëroi Rusinë mbi pasojat e rënda me të cilat do të përballet nëse sulmon Ukrainën.

Rusia do të mbahet përgjegjëse nëse pushton Ukrainën. Kjo do të varet nga ajo që Moska do të bëjë. Nëse bëhet fjalë për një inkursion të vogël, ne do të debatojmë se çfarë duhet të bëjmë. Por nëse ata ndërmarrin atë që janë në gjendje të bëjnë, me gjithë ato forca të grumbulluara në kufi, kjo do të sillte pasoja shkatërrimtare për Rusinë, nëse do të pushtonte Ukrainën. Aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të vendosin kosto të rënda, me një dëm të konsiderueshëm, ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse”, tha ai.

Prej javësh tashmë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dislokuar me dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, në atë që Kievi dhe Uashingtoni, e kanë cilësuar si një kërcënim të qartë. Presidentët Biden e Putin zhvilluan dy biseda telefonike në dhjetor ndërsa javën e kaluar, ekipet diplomatike u takuan në tre kryeqytete evropiane në një përpjekje për të qetësuar situatën.

‘Zëri i Amerikës’ bisedoi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Kiev, ku ai u takua me udhëheqësit ukrainas në shenjë mbështetjeje ndaj këtij vendi.

Ne i kemi ofruar Rusisë një zgjedhje të qartë, një zgjedhje mes vazhdimit të dialogut dhe diplomacisë nga njëra anë ose përplasjes e pasojave nga ana tjetër. Ne kemi qenë së fundmi të angazhuar në një seri bisedimesh intensive diplomatike me Rusinë, drejtpërdrejt me ne (SHBA-në) përmes dialogut strategjik e të stabilitetit, në NATO permes Këshillit NATO-Rusi, si dhe në OSBE, Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Shpresa ime mbetet që Rusia do të ndjekë rrugën diplomatike. Kjo është qartësisht (zgjedhja) e preferueshme”, tha zoti Blinken.

LEXO EDHE:  Berat/ Sekuestrohen 11 mijë euro të falsifikuara, arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Foto-Kontrolli i policisë “fundos” 41-vjeçarin/ E pabesueshme çfarë iu gjet në banesë



Kritikët e Presidentit Biden në Kongres thonë se ai duhet të jetë i prerë me zotin Putin.

Aktualisht duhet të përqendrohemi tek ndalimi i një sulmi dhe jo të flasim për atë që ndodh më pas. Ajo që ndodh më pas nuk ka vend për diskutim. Rusët do të ndihen shumë mirë ditën e parë të pushtimit. Pas kësaj, rruga bëhet shumë e vështirë, gjë që e kanë ndeshur në vende të tjera. Të pushtosh një vend është shumë e vështirë, të kushton gjak e para. Presidenti (Biden) thotë se ai ia ka vënë në dukje këtë Presidentit Putin dhe kjo është diçka që duhet theksuar ndërsa bëjmë përpara”, thotë senatori republikan James Risch.

Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit, thotë se Presidenti Biden ka marrë mësime nga Lufta e Ftohtë kur bëhet fjalë për komunikimin me Rusinë.

Një nga mësimet e Luftës së Ftohtë është se duhet bërë e qartë se deri ku është kufiri, në mënyrë që të mos ketë perceptime të gabuara. Ndaj mendoj se është e rëndësishme që ai (Joe Biden) po sigurohet që Vladimir Putin të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara. Por ai po tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë synime të kufizuara. Synimi ynë nuk është që Ukraina të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s, por ne (SHBA) nuk do të lejojmë që një fuqi e jashtme të na diktojë të ardhmen e aleancës. Pra mendoj se është e rëndësishme të vendosësh kufij të qartë”.

Por çfarë pritet të ndodhë mes dy fuqitë e mëdha? Sekretari Blinken takohet të premten me homologun e tij rus për një raund tjetër bisedimesh diplomatike. Ndërkohë, Presidenti Biden thotë se është Presidenti Putin ai që vendos mbi lëvizjen e tij të ardhshme, ndërsa Ukraina, vëzhgon e pret./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Sulltani me agjendë të fshehur”/ DW: Erdogan po forcon pozitat e Turqisë në rajon

Publikuar

-

Nga

Për disa, thotë DW, duke komentuar vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan.

Ekspertja turke për rajonin, Birgül Demirtaş, shpjegon se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit.

Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo vetëm diplomacinë klasike, por edhe diplomacinë ekonomike, diplomacinë kulturore, diplomacinë shëndetësore, sizmike dhe – kohët e fundit – edhe diplomacinë e qyteteve. Ballkani, sipas Demirtas, perceptohet nga vendimmarrësit në Ankara si një shtrirje transnacionale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale.



Vlerësohet se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri. Shumica emigruan në Turqi pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923. Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë, kujton ajo, ndwrsa shtoi se vizita e fundit e presidentit turk dëshmoi se çështja FETÖ është ende një çështje e rëndësishme mes Ankarasë dhe Tiranës.

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet i riu në Durrës

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 45-vjeçari në Fier

Nga ana tjetër, Turqia kohët e fundit e ka shtuar eksportimin e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishëm se qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidojë rolin e Turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power).

Ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon./ DW

LEXO TE PLOTE