LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qitje me mortaja dhe snajper/ Yuri Kim dhe Peleshi ndjekin stërvitjen e trupave ushtarake

20 Maj 2021, 09:27, Politikë CNA
Qitje me mortaja dhe snajper/ Yuri Kim dhe Peleshi ndjekin stërvitjen e

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim kanë parë nga afër stërvitjen e trupave ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë në Bizë.

Trupat e SFAB dhe ato të Bataljonit të Dytë të Këmbësorësisë kanë realizuar demonstrime në kuadër të stërvitjes Defender 2021.

Gjatë stërvitjes u demonstruan qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas përfundimit të strëvitjes ka përgëzuar trupat e efektivëve shqiptarë për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme.

?Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet?, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

?Defender Europe 2021? po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga