Connect with Us

Qëlloi me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët/ Arrestohet 40-vjeçari

Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët/ Arrestohet 40-vjeçari

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

Policia ka arrestuar shtetasin B.K pasi qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Mat.

40 vjeçari ka shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe gjatë kontrollit nga policia janë sekuestruar një armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 4 pako lëndë plasëse.

Njoftimi i Policisë

Qëlloi me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 4 pako me lëndë plasëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas një telefonate në numrin 112, nga banorët e zonës që kërkonin ndihmë, pasi në fshatin Prell, një banor i zonës po qëllonte me armë zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në mënyrë profesionale kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Prell, Mat.

LEXO EDHE:  Video/ I moshuari shtëtit me armë në krahë koridoreve të bashkisë

Ky shtetas po qëllonte në ajër me armë zjarri pushkë në oborrin e banesës së tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE