LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nata e dytë e Eurovizion/ Shqipëria kualifikohet e para për natën finale

20 Maj 2021, 21:06, Lifestyle CNA
Nata e dytë e Eurovizion/ Shqipëria kualifikohet e para për

Sonte u mbajt nata e dytë e Eurovisionit, që këtë vit po mbahet në Roterdam të Holandës dhe me kushte të rrepta anti-covid. Midis 17 këngëve, Anxhela Peristeri që përfaqëson Shqipërinë, këndoi sonte e 11-ta.

Ajo interpretoi live këngën e saj ?Karma?, në gjuhën shqipe.Vokali dhe pamja e Anxhelës, kanë marrë komente pozitive në mbarë evropën. Ajo u cilësua si e veshura më e mirë në tapetin e kuq të Eurovision-it.

Në fund të mbrëmjes u shpallën kualifikimet për natën finale. Shqipëria ishte e para që u kualifikua për të qenë në finale. Mes shumë emocionesh këngëtarja dhuroi një performancë vërtet për të dëshiruar. Me një zë të ngrohtë dhe interpretim korrekt, Anxhela i bëri mjaft krenarë shqiptarët me paraqitjen e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga