LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Loja u hap për të gjithë”/ Artan Hoxha: Pse Rama po hesht, apo ndjen zhurmën e daulleve nga larg

20 Maj 2021, 17:05, Aktualitet CNA
“Loja u hap për të gjithë”/ Artan Hoxha: Pse Rama po

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata ish kryeministrin dhe ish presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij kanë sjellë një sërë reagimesh nga skena politike, si pro këtij vendimi ashtu edhe kundër.

Por ajo që është vënë re dje dhe sot është heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Artan Hoxha, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka ironizuar qëndrimin e tyre.

Sipas tij, Meta është i zënë se po fsheh sfurqet dhe hanxharët që mprehu para 25 prillit, ndërsa për Ramën gazetari thekson se ka nisur të ndjejë zhurmën e daulles që bie nga larg.

Hoxha shton se loja nga amerikanët u hap për të gjithë.

Ore, se ky Berisha eklipsoi cdo gje tjeter dje dhe sot…

Mire shkelqesia e tij, Presidenti, eshte zhdukur se po fsheh sfurqet dhe hanxharet qe mprehu para 25 prillit, po udheheqesi Rama, ku ka humbur si spata pa bisht?!

Na thuaj nje fjale he burre, sido qe te jete, pse ta ka ngrene macja gjuhen?!

Apo ke filluar te degjosh zhurmen e daulles, qe po bie diku larg?!

Me duket se tashme loja u hap per te gjithe, thjeshte keni ne dore te mos tregoni shoket“, shkruan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga