LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e ndëshkoi dhe tradhëtoi Sali Berishën?!

20 Maj 2021, 08:52, Politikë CNA

Një vendim i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken i publikuar dje në rrjetet sociale dhe më pas edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, dha një shok për opinionin publik shqiptar.

Për herë të parë një ish-president, një ish-kryeministër i vendit merrte një ndëshkim publik nga SHBA-të. Pra, atij dhe familjes së tij i ndalohej hyrja në SHBA.

Në fakt vendimi nuk ishte i papritur, megjithëse opinioni publik pati reagime. Dikush ishte konfuz, një tjetër entuziast, një tjetër i shokuar, sepse ishte artikuluar gati dy vite më parë, në një dalje parlamentare të kryeministrit Edi Rama, por edhe në një qëndrim publik të gazetarit Artan Hoxha. Këta dy të fundit kishin artikuluar se SHBA kishin ndaluar hyrjen apo i kishin refuzuar vizën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fakt këto dy qëndrime, apo dhe ndonjë zë tjetër, u mbajtën si qëndrime politike apo debate personale. Por, koha tregoi diçka tjetër.

Kush e dënoi Sali Berishën

SHBA-të janë ata që dhanë vendimin. Sekretari Amerikan i Shtetit dha një vendim të ashpër e mjaft të fortë për ish-kryeministrin 77-vjeçar të Shqipërisë. Një njeri që ka pasur përpara gati 25 vitesh debate të forta me SHBA-të. Por, më pas kaloi në një nga partnerët kryesorë të tyre dhe i dha Shqipërisë jo pak rezultate.

Nga ana tjetër, ka edhe faktorë të tjerë.

Lëvizjet e fundit të opozitës duket të jenë shkaku kryesor. Pasi pas tetë vitesh në opozitë, qëndrimet e dhëna nga Sekretari i Shtetit dhe SHBA-të, duket se kanë të bëjnë kryesisht me sjelljen politike dhe publike të ish-kryeministrit Berisha, ndoshta gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë dhe sjelljes politike të këtyre tetë viteve.

Qëndrimi dukej i qartë dhe po të analizosh detaj pas detaji dhe të kthehesh pas në kohë, e kupton lehtësisht se çfarë ka ndodhur. Aleanca me Ilir Metën dhe 21 janari janë pjesa e pasazhit tek ndërhyrja në drejtësi apo pasurimi i aleatëve. Është një detaj i qeverisë Berisha-Meta, ku gjykata mbylli me proçedurë vendimin për presidentin e sotëm në detyrë, aleatin e Sali Berishës.

Katër të vrarë në Bulevard, dhjetëra të plagosur dhe Ilir Meta dilte i pafajshëm. Protesta ishte për bllokun e Ilir Metës. Gjykata dha një vendim 4 me 1. Një nga gjyqtarët që kishte firmosur në këtë vendim kundër, ishte Ardian Dvorani.

Jo rastësisht Ardian Dvorani mori edhe çertifikatë mirënjohje dhe ka pasur edhe mbështetje të gjerë publike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht për faktin se mendohet se ka qënë mbështetës i Reformës në Drejtësi, por edhe një nga njerëzit aqë ka kundërshtuar ashpër vendimin për mosdënimin e Ilir Metës. Për bllokun e tij të famshëm, të publikuar në emisionin ?Fiks Fare? në Top Channel.

Ngjarjet e 21 janarit që pasuan ishin mjaft domethënese.

Më tej, mund të kujtojmë edhe Gërdecin dhe vdekjen e gati 30 personave e plagosjen e  qindra të tjerëve. Edhe për Gërdecin nuk pati drejtësi.

Pra, tek pjesa e aleatëve emrat janë të qartë. Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.

Le të shkojmë më tej. Paaftësia e Lulzim Bashës dhe ekspozimi që ky i fundit i ka bërë ish-kryeministrit Berisha, janë ndoshta pasojat kryesore për këtë vendim të dhënë nga DASH.

Pse e themi këtë?

Së pari janë zgjedhjet e fundit ndaj të cilave Lulzim Basha po thotë se u vodhën, se u bë masakra elektorale e të tjera justifikime, pasi nuk pranon humbjen, sepse do të duhet të lërë karrigen e kryetarit të PD-së dhe ka vendosur që të qëndrojë në detyrë.

Megjithëse për 48 orë shpalli fitoren, hapi shampanjë, preu tortën, festoi, kur u hapën kutitë doli se kishte humbur. Strukturat e tij, kandidatët e tij, organizimi i tij dhe kështilltarët e tij kishin dështuar.

Kjo është politika. Kur dështon duhet të njohësh humbjen. Por, Basha nuk e pranon. Dhe në përballje me ndërkombëtarët, të cilët e kishin të qartë qëndrimin e tyre. Pra, njohjen e zgjedhjeve dhe hyrjen në parlament, Lulzim Basha ka theksuar se e pengon Sali Berisha.

Shkojmë më tej tek djegia e mandateve, protestat dhe mosfutja në parlament dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në 2019.

Në atë kohë, mbahet mend se Lulzim Basha në takimet e shpeshta me diplomatët, sa herë që ata i kërkonin të mos digjte mandatet, të mos merrte rrugët, të hynte në zgjedhje, të respektonte demokracinë, të mos dilte nga sistemi, të mos destabilizonte vendin, trazirat në Shqipëri mund të shkaktonin trazira edhe në Ballkan. Lulzim Basha nuk i dëgjonte, por justifikohej me faktin ?Nuk kam ç?i bëj doktorit?.

Dhe shpesh herë kur kishte akuza dhe sulme ndaj Sali Berishës, dilte në ballkon gjoja për të pirë një cigare apo për t?iu thënë diçka konfidente. Për t?iu thënë se zyra e tij përgjohet. Fjalia ishte ?Nuk më lë Sali Berisha. Nuk kam se çfarë t’i bëj Sali Berishës?.

E kështu me radhë, duke shkuar në 2017-ën, duke shkuar tek çadra, tek marrëveshja Rama-Basha.

Sërish ishte Lulzim Basha që gjatë gjithë kohës, tek ndërkombëtarët ekspozonte Sali Berishën.

Pra, po ta shohësh politikisht e kupton se Sali Berisha është njeriu që u ndëshkua nga amerikanët për Lulzim Bashën. Për paaftësinë e Lulzim Bashës, për tradhëtitë e Lulzim Bashës dhe për ekspozimin e fortë që ky i bëri ndaj SHBA-ve, për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri. Të cilat ishin akte dhe veprime, që i kryente Lulzim Basha. Por, sapo ndërkombëtarët ndërhynin duke theksuar se ishin veprime të tepruara dhe të pakjustifikuara politikisht për shkak se humbja e zgjedhjeve të 2017-ës ishte fakt politik, një dështim, 2021 ishte fakt dështim, djegia e mandateve ishte tupëruese dhe gabim. Mosfutja në zgjedhjet lokale ishte sërish një gabim dhe një zgjedhje e tepruar.

Të gjitha këto në fakt dhe veprimet politike i ka bërë Lulzim Basha. Por, kur kundërshtarët e tregonin me gisht dhe ndërkombëtarët shkonin e i kërkonin që të reflektonte dhe të kishte një sjellje tjetër ndaj politikës, të kishte një qasje tjetër, ai tregonte me gisht Sali Berishën.

Dhe sot jemi përballë faktit, SHBA-të ndëshkojnë Sali Berishën për paaftësinë epike të Lulzim Bashës. Berisha e mbrojti deri në fund dhe Luli pa asnjë diskutim gjeti momentin e tradhëtoi dhe pasoja është ai vendim i publikuar dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken./ CNA.al

Ish-Presidentit Berisha dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Lajmet e fundit nga