LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli drejtues i RTSH del me vendim/ Gëllçi të dorëzojë detyrën

20 Maj 2021, 16:47, Aktualitet CNA
Këshilli drejtues i RTSH del me vendim/ Gëllçi të

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi vijon të qëndrojë në detyrë, ndonëse atij i ka mbaruar mandati.

RTSH është një institucion publik që paguhet nga taksat e shqiptarëve, por drejtori i zgjedhur në krye të këtij institucioni e ka kthyer atë në një pronë private.

CNA.al prej disa ditësh ka në vëmendjen e qytetarëve kohën kur i ka mbaruar mandati Thoma Gëllçit dhe arsyet pse ai nuk i dorëzon çelësat.

Redaksia kontaktoi edhe me vetë drejtorin e RTSH i cili ka tentuar të justifikohet se nuk ka kujt ia lë mandatit, pasi edhe nëndrejtorit i ka mbaruar.

Ndërkohë që ditën e sotme, këshilli drejtues i RTSH ka dalë me një vendim të prerë. Sipas tyre, Gëllçi po qëndron në detyrë në shkelje të ligjit, duke i kërkuar këtij të fundit që të dorëzojë çelësat, pasi mandati i ka mbaruar që në datën 6 maj.

“Drejtori i Përgjithshëm i RTSH  Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra  dhe t?ia dorëzojë detyrën zv.drejtorit të përgjithshëm të RTSH z.Martin Leka të zbatim të nenit105 pika 2 të ligjit 97/2013 ?Për mediat audiovizive në RTSH?, thuhet në vendim./CNA.al

Thoma Gëllçi përdor RTSH për qoka/ Me mandat të skaduar, por nuk del nga zyra

Si mashtroi Thoma Gëllçi/ Statuti i RTSH-së ?rrëzon? pretendimet e tij

Thoma Gëllçit i mbaron mandati/ Merr peng RTSH

Lajmet e fundit nga