LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KAS “rrëzoi” PD/ Reagon përfaqësuesi ligjor: 200 shkelje vetëm me 4 prova

20 Maj 2021, 07:33, Politikë CNA
KAS “rrëzoi” PD/ Reagon përfaqësuesi ligjor: 200

Përfaqësuesi ligjor  i PD-së në KAS, Marash Logu, ka reaguar sërish sot, pas rrëzimit të ankesës së PD-së ng Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Në rrjete sociale, Logu është shprehur se në zgjedhjet e 25 Prillit janë konstatuar raste flagrante të votimit dy herë nga i njëjti person.

Sipas tij, nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) për qarkun Vlorë, e cila u mor nga KAS me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultoi se shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili.

?Në foton e parë me nr.rendor 7 rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e dy zgjedhësve në dy qarqe të ndryshme: njëri në bashkinë Vlorë dhe tjetri në bashkinë Ura Vajgurore, Berat?, shkruan Logu.

Ndërsa në foton e dytë me nr.rendor 19, sipas tij,  rezulton se i njëjti person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Konispol, dhe herën tjetër në bashkinë Sarandë.

?Po në këtë foto me nr.rendor 21, rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e 12 zgjedhësve, pra potencialisht i njëjti person ka votuar 12 herë? shprehet ai.

Sipas Marash Logut, vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t’i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit.

“Ndërsa, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS kanë refuzuar jo një herë, por 57 herë, të bëjnë transparencë të plotë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Këto prova janë dëshmi e pakundërshtueshme se vullneti i 1.78 milionë votuesve u diktua nga krimi dhe paligjshmëria. Megjithatë, ne do ta vazhdojmë betejën. Sepse këtë betejë nuk po e bëjmë as për vete, as për anëtarët e KAS, por për qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta e 25 prillit”, shkruan më tej ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga