Connect with Us

Fiks Fare/ Aksidentohet i mituri, mjeku “harron” të plotësojë kartelën

Denoncim

Fiks Fare/ Aksidentohet i mituri, mjeku “harron” të plotësojë kartelën

Publikuar

-

Fiks Fare/ Aksidentohet i mituri, mjeku “harron” të plotësojë kartelën

I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku harron të shkruaj diagnozën në regjistër dhe mjeku ligjor e nxjerrë me dëmtime të lehta.

Duke ulur kështu kujdesin në shtëpi nga 40 në 9 ditë. Nëna ka hapur një proces gjyqësor ku kërkon dëmshpërblim për atë që i ka ndodhur djalit, por ka parë shumë parregullsi gjatë këtij procesi, ndaj u ankua në Fiks Fare.

Fiksi intervistoi nënën tek vendi ku ka ndodhur ngjarja. Shumë pranë stacionit të autobusit në rrugën që të çon në Kamëz nëna tregon se djali ishte vetëm një hap në rrugë, pranë me trotuarin kur është përplasur nga një motor. Ajo ankohet se nuk janë pasqyruar të gjitha dëmtimet që ka marrë i biri nga aksidenti edhe e gjithë kjo situatë i është dukur shumë e dyshimtë.

Në dhjetor të vitit të kaluar djali 10 vjeç përplaset nga një motor. Ai ishte duke qëndruar në buze të trotuarit dhe rrugës por u godit nga motori pasi ky i fundit u mundua të shmang goditjen e një tjetër fëmije qe u fut në rrugë.
Me kamera të fshehtë nëna u paraqit pranë Spitalit Ushtarak pranë zyrës së kartotekës. Specialisti i thotë se as në regjistër dhe as në kartelën ditore nuk është pasqyruar raporti 4 javë që i është dhënë djalit dhe nuk ka asnjë shënim tjetër në kartelë përveç ekos abdominale. Thyerja e klavikulës nuk është pasqyruar fare.

Nëna gjithashtu ka në dorë edhe ekspertizën mjeko -ligjore, mjeku i së cilës citon se djali ka dëmtim të indeve të buta, dhe në të tilla dëmtime jepen vetëm 9 ditë raport. Ndryshe nga raporti i lëshuar nga mjeku roje ku citohet, frakturë e klavikulës dhe 4 javë raport.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/Humb jetën shqiptari

Nisur nga këto pasaktësi, Fiks Fare i bëri një kërkesë zyrtarë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Kjo e fundit në përgjigjen e saj thekson se “Për rastin e shtetasit Dionel Haspepa ju sqarojmë se akti i ekspertimit është kryer konform rregullave, pasi mjeku ligjor është bazuar në regjistrin e Traumës (regjistër i cili plotësohet nga mjeku përgjegjës i rojes së Spitalit të Traumes) ku nuk ka të dhëna të jetë shënuar për ndonjë frakturë. Gjithsesi personi i dëmtuar duhet t’i drejtohet prokurorisë për të zbardhur se pse nuk është shënuar diagnoza frakturë në regjistër dhe duhet të kërkojë riekspertim në organet kompetente për këtë rast. Lidhur me mosplotësimin e regjistrit dhe kartelës me një shkresë zyrtare Fiksi ju drejtua edhe Spitalit Ushtarak. Ky institucion pretendon se “Tekniku i radiografive ka vërejtur një frakturë pa zhvendosje të klavikulës dhe ka informuar mjekun ortoped, i cili nga rekomanduar trajtimin konservativ me fashaturë të thjeshtë për 4 javë”.

Sipas tyre mos pasqyrimi i saktë i të dhënave ka ardhur si pasojë e ngarkesës që mjekët dhe stafi kanë patur si pasojë e pandemisë. “Në kushtet e pazakonta të punës dhe ngarkesës që ka përballuar dhe vazhdon të përballojë Spitali i Traumës dhe personeli, prej më shumë se një viti , duke përballuar jo vetëm traumat e politraumat në nivel kombëtar, por edhe urgjencat e tjera kirurgjikale jotraumatike të të gjithë vendit, të cilat normalisht më parë trajtoheshin në Spitalin Nënë Tereza (për shkak të masave të përballimit të pandemisë Covid 19). Lodhja dhe ezaurimi fizik e mental i personelit është i pritshëm dhe i kuptueshëm nëse merret në konsideratë që dhjetori ka qene kulmi i pandemisë ” shkruhet në përgjigjen e Spitalit Ushtarak./TCH

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Publikuar

-

Nga

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti zbulon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një socialisti nga Fieri, i cili thotë se në degën e PS në këtë qytet ka plasur sherri.

Denoncuesi, ndërsa i referohet disa qëndrimeve publike të deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, i cili ka thënë se krimi po merr tendera dhe kundërpërgjigja nga ish-kreu i Hipotekës, tregon edhe detajin që sipas tij është bërë shkak për përplasjet.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar 200 mijë euro ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi, por ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Po ashtu, ai shkruan se edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, e sulmon ngaqë nuk i jep perqindje tek tenderat.

Jam një socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier.

Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha “skam pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek Kadastra”. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.

Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/Humb jetën shqiptari

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësorin/ 28-vjeçari me urgjencë drejt spitalit

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Ben Blushi lë fshatin pa ujë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Ben Blushi ka lënë pa ujë banorët e fshatit, për pishinën dhe hotelin e tij.

Gjithashtu Berisha i drejton një thirrje banorëve të Dardhës, të ngrihen në protestë për ujin e tyre.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë në ujësjellësin e fshatit Dardhe vetëm e vetëm për hesap te Ben Blushit. Për të çuar ujin Ben Blushit për të mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë.

Bashkia Korce ne menyren me korruptive dhe abuzive te mundshme ka nderhyre ne ujesjellesin e fshatit Dardhe vetem e vetem per hesap te Ben Blushit, per ti shpene ujin Ben Blushit per te mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe per hotelin e Ben Blushit ne Dardhe.

Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse, ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve, Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejnë planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Blushit.

Pervecse demtohen banoret e fshatit,demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi. Shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubin e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force dhe punimet jane bere pa asnje leje.

Po grabiten dhe pronaret .Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij. SPAK nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive”-shkruan denoncuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE